Jari shpjegon pse Ilir Meta nuk kapte peshk me kallam

13 Shtator 2019, 20:32Antena TEMA

Pas postimit të fundit të Ilir Metës duke peshkuar buzë detit me Bes Kollakun, ka pasur shumë reagime nga demokratët, të cilët nuk e kuptojnë domethënien e gjestit të tij.

Jari vendosi t’i sqarojë ata:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Për shumë njerëz gjestet e Ilir Metës duken si budallallëqe që i bën një njeri i rrjedhur.

E vërteta është krejt ndryshe.

Pamvarësisht se Meta përpiqet t’u japë ngjyrë komike postimeve të tij, e vërteta është se ato mbartin mesazhe të mëdha.

Postimi i sotëm mbart një mesazh të madh, pasi në të shfaqet Ilir Meta e Bes Kollaku, të dy duke peshkuar dhe duke mos kapur asgjë.

Biles Ilir Meta e ka thelluar dhe më tej përmbajtjen e fotos, duke theksuar “po gjuajmë për peshk e po kapim dallgë.”

Çfarë do të thotë kjo?

Mesazhi drejtohet kundër ambasadores së re të SHBA në Tiranë.

Paraardhësi i saj, zoti Lu, ka pat premtuar se në Tiranë do kap peshqit e mëdhenj.

Mesazhi i Ilir Metës është i qartë.

Jo vetëm peshq të mëdhenj që s’po kapin, por kanë për t’u përballur me dallgë të mëdha zemërimi.

Mesazhi është shumë i qartë dhe domethënës, dhe i adresohet pikërisht amerikanëve që mburren me reformën në drejtësi dhe kërcënojnë presidentin.

Ndaj mos e merrni si lajthitje të presidentit, por si fokusim i qartë i tij tek problemi.

Sa për këto fotot e Edi Ramës me Merkelin mos u shqetësoni, se Merkeli vjen nga Europa Lindore dhe e ka pas në gjak komunizmin.

Kjo është arsyeja dhe që Luli nuk e pret kurrë Merkelin në takim.

Nuk kemi çfarë i bëjmë, po shyqyr do iki e pas kësaj, Rama s’ku ku mbështetet më.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje