Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!

Nga Denis Dyrnjaja

Turpi i madh që pas 30 vitesh duhet ndërmjetës ndërkombëtar për të zgjidhur “skuthllëqet” e shtetpolitikës sonë. Ne rrimë e presim çfarë tha Merkel, Brukseli apo Washingtoni.

Kjo jo se këta njerëz që merren sot e 30 vjet me politikë në Shqipëri, nuk dinë të merrem vesh dhe kanë nevojë për ndërmjetës, (madje merren vesh brenda orës kur duan), por s”kanë si merren vesh kur janë të pasinqertë me atë që promovojnë dhe se çfarë në realitet synojnë.

Këta nuk merren vesh se nuk duan shtet të vërtetë me ligje dhe nënshtrim ndaj tyre. Këta të gjithë duan pseudoshtet për të përfituar dhe pasuruar padrejtësisht. Ky është qëllimi dhe misioni të bëjmë sikur po bëjmë duke bërë diçka sa për të justifikuar rrëmbimin e shumëçkaje.

Si rrjedhim ngaqë e dinë dhe e njohin njëri tjetrin se ç”janë në brendinë e tyre, si janë dhe çfarë synimesh kanë niveli i mosbesimit dhe shantazheve ndërsjellas është në maksimum.

Kur njëra palë akuzon tjetrën, nuk merr përgjigje për akuzën por merr një kundërakuzë të ngjashme ose një kod shantazhi të tipit (i kujtoj X ose Y se….). Dhe ironia është se të gjithë bëjnë sikur po iu “digjet” shpirti e zemra për kushtetutën e demokracinë.

Hipokrizi e mashtrim i stolisur me demagogji. Dhe në këtë mënyrë ne përveç se sorollatemi kot për të kuptuar dhe pritur zgjidhjen e “pseudokrizës” u diskredituam si popull që nuk bëjmë dot shtet sepse ca lakenj dhe uzurpatorë kanë zaptuar përfaqësimin politik nëpërmjet skemave që kanë hartuar dhe menaxhojnë prej 30 vjetësh.

Ata janë ndarë në grupe dhe herë bashkëpunojnë dhe herë luftojnë kundër njëri tjetrit në emër të parimeve, por në fakt e bëjnë thjeshtë për përfitime. Kaq është e gjitha: janë marrë vesh që të mos merren vesh!

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!”

  1. B says:

    👍👍👍👍👍👍👏👏👏👏👏

  2. Skuthet rrine e shajne soc se u krijua dhe u mbeshtet nga ruset e kinezet ,edhe sot i luten deri edhe bangladeshit per te formuar shtet.
    Kot nuk kane thene qe turkoshaket nuk qeverisen vet o dyrnja denisi

  3. Visconti says:

    Normalisht duhen kandidate te pavarur ne zgjedhjet e ardhshme se po u angazhuan keta qe jane sa majtas djathtas do perfundojne si ky parlamenti i karnavaleve

  4. mik says:

    Titulli i shkrimit i thote te gjitha : Ata jane marre vesh qe te mos merren vesh. E na’ qorrat ala nuk e shohim !!
    Te gjithe politikanet e Shqiperise ( edhe ata qe ” quhen ” deputetet e Parlamentit ) nuk kan qellim per mireqenjen e Atdheut, por vetem per mireqenjen e tyre .

  5. Orli says:

    Fiks fare,nuk e luan as topi! Bejne sikur zihen por pazaret i kane bashke.

  6. MATO ALBANI says:

    Nje analize Reale dhe Apeluese, politikanet tane te Kusi Tepsi Timonit, e urrjne CVendin e Grabisin, po Mileti Yne u shkon pas me verbertine e tyre. Nderkometaret na japin Modelin se si kane Ngrityu shtetet e Tyre, a mos do na ngren edhe Poturret Nderkombtaret. Si ka mundur Ta botoj Baze Mero Lamcja kete Opinion sepse ai i Bie ne nje Vrime me Borien e Ram Krimit. Ku ka dhe nje Artur Ajkazi i cili cdo dite Ia hedh Fajin OPOZITES, Ky eshte Fyelli i tij. Po shqiptaret kane Votuar apo ka vjedhur Votat Rilindja dhe ne cdo vend mban Pergjegjesi Pozita. Po PER Meron Dhe Ajkazin e Ka fajin OPOZIT KY eshte Vertet Kazan dhe Legen. Vlere Per autorin!

  7. arberbrooklyn says:

    Shpejt e kuptove zoti Dyrnjaja , me kujtove barsaleten me gomarin , dhelpra tha dicka per te qeshur , te gjitha kafshet degjuan dhe qeshen , pas gjysem ore gomari po qeshte me te madhe , te gjitha kafshet e pane me kureshtje , e pyeti miu perse qeshte , dhe gomari u pergjigj , sa te forte e la dhelpra me pare , dhe puna jote zoti Dyrnjaja , shpejt e kuptove qe cdo gje eshte poshtersi inskenim dhe thike pas shpine 30 vjet ketij populli

  8. "BOHOTINA" says:

    Ne pak fjale ke thene shume gjera…

  9. Duli says:

    Ore une ste marr vesh! Se ti je cope idioti spiker lajmesh qe une nuk e di kush ta ka mbushur mendjen qe je i zgjuar

  10. duli mos e shaj denis dyrnjane se eshte gazetar flori ! ta ka thene troc disa here por si gomar qe je dhe militant nuk ha pyke

  11. Elba says:

    U harruan xhevahiret e Komunizmit.Kemi filluar me Rubairat e Demokracise.A erdhi Meta?Ku shkoi dhe ke takoi?Po Saliu ke takoi?A shkoi vete Rama ne Gjermani?Au takua me Merkelin?Kete jave vjen………………….Vertet,keto jane marre vesh,qete mos merren vesh.Nje gje kane te perbashket.Qe te duken te moderuar,apo Qytetare te Civilizuar,veshet I mbyllin dhe syte I qerrojne.Ky eshte demi me I madh,qe I kane shkaktuar Popullit Shqiptare.Jeto o Popull si ta marre mendja.Dje,a more Qumesht?Sot a vodhe ndonje send ?A mujte me ja fut ndokuj?Eca lart e poshte,nuk mujta me ja fut askujt.Dikur,nje zyrtare Komunist shkoi ne Turqi per ndihme Ekonomike.Papagalli filloi te flase.Gruri eshte bere det.Ishallah,ishallah,i thote Turku.Po misri? Dy-tre metra I gjate.Allaallah,Allaallah.Na duhen Dollare per te blere arme.Do te luftojme Imperializmin me nje sy ne balle,do te luftojme Revizionizmin,mundesisht te dyja bashke.Mazallah Mazallah.

  12. eli-Tiv says:

    “Shqiptaret jane marre vesh per tu mos u marre vesh” Fan Noli
    Denis..titulli i artikullit tend nuk eshte mjell nga thesi yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *