Garues nga 20 vende të botës vrapim në shtigjet e Voskopojës, mes tyre edhe një 83 vjeçar

15 Shtator 2019, 22:05Turizëm TEMA

Trajl Raning Albania ka sjellë edicionin e tij të dytë në fshatin turistik të Voskopojës, pjesë e të cilit janë bërë vrapues nga 20 vende të botës.

I ndarë në 3 gara, 5, 10 dhe 21 km për femra dhe meshkuj ky aktivitet ka bërë që vrapuesit të kalojnë nëpër shtigjet malore të Voskopojës, duke ofruar për garuesit një eksperiencë ndryshe ku ndërthuret tradita, kultura, kulinaria dhe pasioni për sportin mes një natyre shumë të veçantë.

Fituesit e garave kanë ndarë emocionet e vrapit në shtigjet malore të Voskopojës ku pavarësisht vështirësive të terrenit, panorama dhe natyra e kanë bërë më të lehtë vrapimin.

Pjesë e garërave janë bërë jo vetëm sportistë por edhe të apasionuar pas vrapit dhe aktivitetit fizik. Herman dhe Judith Visser nga Hollanda së bashku me dy fëmijët e tyre vrapuan për 5 km duke shijuar per herë të parë Voskopojën ndërsa mes garuesve në gjaësinë 10 km ndodhej edhe Nexhat Xhalçe 83 vjeçari i cili sfidon çdo grupmoshë.

Voskopoja rënditet ndër fshatrat më të bukur malorë të Shqipërisë me natyrën e paeksploruar dhe peisazhet e mrekullueshme të cilat të ndërthurura me turizmin kulturor dhe kulinarinë e bëjnë atë një potencial të padiskutueshëm turistik.

2 komente në “Garues nga 20 vende të botës vrapim në shtigjet e Voskopojës, mes tyre edhe një 83 vjeçar”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    EXO oi tourkalvanoi apo ti Voskopoli!
    2 here u dogj Voskopoli nje here prej turqve dhe se dyti prej muslimsave shqipfoles………

  2. shmil gurra says:

    Isha në nismë të gushtit në Voskopojë dhe pashë me sytë e mi pasojat e një gjesti të shëmtuar….
    Kush ka nisur të shkarkojë mbeturinat e prishjes së një muri në ujin e burimit, kush e shëmton xhevahirin – Voskopojë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje