“E njoh Pavarësinë e Kosovës, por nuk them Bac u kry”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një bashkëbisedim në KDI ”me temën “Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi” është pyetur se a do ta njohë Pavarësinë Kosovës nëse merr postin e kryeministrit.

Ndërkaq, Kurti është përgjigjur se e njeh Pavarësinë e Kosovës por nuk e klasifikon veten ndër ata që thonë “Bac u kry”.

“Së pari unë dua të them qartë e pranoj dhe e njoh Pavarësinë e Kosovës, por të gjithë politikat e dine se të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin nuk është e njëjta gjë. Sepse unë nuk jam në mesi e atyre që thonë “Bac u kry” sepse tendenca është tek ajo që të bëhet përfundimi i historisë”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV, gjithashtu është pyetur nëse do t`i pranojë simbolet e Kosovës në rast se i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne nuk ishim dakord që ngjyrat e flamurit të jenë këto që janë sot, nuk ishim dakord që himni të mos ketë tekst. Por ju nuk mund ta gjeni asnjë aktivistë apo deputet të VV-së që ka hequr flamurin e Kosovës nga institucionet e Kosovës. Po ashtu edhe unë”, ka thënë Kurti.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““E njoh Pavarësinë e Kosovës, por nuk them Bac u kry””

  1. mendoj says:

    Kujdes nga ky njeri, Albin Kurti, ishte ndryshe ne filim dhe sot po tregon fytyren e tij fashiste. Ngritja e vetvendosjes ne Shqiperi, bisedat me Ilir Meten e Sali Berishen, grupi strukturuar qe do sulmonte parlamentin, jane produkte te ketij dhe Saliut e Iliriit. Kujdes mos u genjeni se do ta pesoni si e pesuan shqiptaret ne 1992 qe mbeshtetn pardesyte e bardha. E theme sot, mos te qahi neser dhe mos te ngeli ne tranzicion tere jeten e keta te shijne ne kurriz te popullit.

  2. Baliu says:

    Per kriminela qe e kan realizuar Endrren Zanzibariane prej ngelaqi ne prostident, kryekurvendar e kryeministrec ajo thenja e tyre “Bac u kry” eshte plotesisht e qelluar. A ka pase edhe Baci endrra te tilla, ket qeshtje me mire po e lejme jasht diskutimit. Albin Kurti eshte shpresa kryesore qe Kosova te behet shtet normal dhe funkcional per te gjith qytetaret, ku demokracia duhet te mbrohet qdo dite.

  3. Bekim Peja says:

    Ky është një patriot nga jashtë e serbofil në zemër.

Lini një Përgjigje te mendoj Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *