Fatos Lubonja revoltohet me Ramën: Si vete e i çon Merkelit piktura të vetat, pak piktorë kemi ne! BE s’duhet të na çelë negociatat

Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama i duhet hapja e negociatave për qëllime të tij politike, ndërsa PD-në e sheh në kontradiktë kur e konsideron qeverinë aktuale narkoshtet dhe në të njëjtën kohë kërkon të hapen negociatat.

I ftuar në “News 24”, Lubonja flet edhe për aksionin e opozita dhe takimin e Ramës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Fatos Lubonja: Edhe njerëzit e Edi Ramës e shikojnë se është trashur aq shumë sa nuk rrinë dot pa folur ndonjë gjë për të justifikuar vetveten. Kjo tregon se çfarë skandali PPP-sh janë rruga Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat. Do të ishte një sinjal që tregon se edhe aty brenda PS-së, nëse u ka ngelur ndonjë fije yndyre duhet të reagojnë se nuk mund të bëhen bashkëpunëtor të vjedhjeve në këtë mënyrë. Për sa i përket vlerësimit për Rudina Hajdarit dhe opozitarët atje, minimalisht mund të mos hynin sepse ata legjitimuan një sistem që vjedh kështu.

Në momentin kur partia jote merr vendimin dramatik, ti nuk mund të bëhesh gardh thyes dhe largohesh. Futja aty është një gjë kompromentuese për mua. Kjo ka hyrë si vajza e Azem Hajdarit aty dhe kjo është një problem për PD. Ku i ka meritat ajo, çfarë kontributi ka. Pse me trashëgimi i kemi postet? Kjo flet edhe për PD-në. Ajo që i bëri Rudina Hajdari PD-së duhet të ishte mësim, por ata nuk mësojnë, nxjerrin një fëmijë tjetër, ose vëllain e Rudina Hajdarit.

Vetëm nëse ju intereson për fasadë. Ne kemi denoncuar këtu skandalin e Unazës, 20 milionëshin, askush nuk e hetoi. Ishte një djalë që kishte vënë firmën. Thonë se ai është i lirë. Dihen të fuqishmit që janë mbrapa dhe iu mbyllin gojën Prokurorive, pastaj edhe të pushtetin me të cilin është bërë ky Pazar. Prokuroria është e pafuqishme në rastin më të mirë ndaj tyre, në rastin më të keq është bashkëpunëtore me ta.

Ka një situatë anormale, që kërkon një lloj zgjidhje. Por, sa kjo zgjidhje është për të kthyer “status quon”, stabilitetin që ishte dhe sa kjo zgjidhje mund të sjellë ndryshimin atë për të cilën PD ka dalë nga Parlamenti, ndarjen e politikës nga krimit, ndërtimin e institucioneve të pavarura demokratike, duket shumë larg. E shoh si një luftë propagandistike, për fat të keq gjithmonë një luftë ku më shumë se popullit shqiptare u drejtohet ndërkombëtarëve dhe pastaj bëjnë ato të famshmet marrëveshje, që janë pazare që s’ndryshojnë asgjë. Nuk e di si do të bëhen këto zgjedhje. Për Edi Ramën, nëse pranon zgjedhe të parakohshme, është një lloj dështimi, goditje. Ai thotë unë jam normal, i kam të gjitha në rregull, kështu mund të vazhdojë deri në 2021. Mund të duket si fitore e opozitës, e cila mendon se duke pasur rezultatin e zgjedhjeve lokale mund ta fitojë me zgjedhje, ndërkohë që LSI thotë mund ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje, PD thotë se me Edi Ramën dhe bandën e tij nuk mund të dilet në zgjedhje. Por ne nuk dimë sa forcë ka opozita, ku është, si është, sa është më e dobët, sa më e fortë.

Ka një ndryshim kursi, në kuptimin që mund të hyhet në zgjedhje edhe me Ramën dhe sikur hiqet dorë nga qeveria teknike që pastron lidhjet me krimin dhe siguron zgjedhje të ndershme. Nuk flitet shumë dhe për dënimin e njerëzve, se këtu është problemi, me çfarë kushtesh mund të hyjë opozita që të garantojë. Këto kushte nuk janë specifikuar, një minimum kushtesh duhen që ti të jesh i garantuar se zgjedhjet janë reale dhe të vërteta.

Po të ishte e shqetësuar politika për integrimin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që të bëjmë një Shqipëri me standarde evropiane sa më shpejt, atëherë po të isha në vendin e tyre do thoja të rregulloj shtëpinë, t’i bëj gjërat gati sa më afër standardeve, në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit. Nëse ti vë kriminelët kryetar bashkie. Sot doli një tjetër nga Vau i Dejës.

Por nëse ti vë kriminelët kryetarë bashkie, si mund të jesh i shqetësuar. Pyetja është, po opozita a është vërtet e shqetësuar? Për mendimin tim kjo situatë është rezultat i një inkubatori që ka prodhuar krim në mënyrë të vazhdueshme.

Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre. Tani mbetet lufta, propaganda, Ramës i duhet njohja e negociatave, se përmes tyre bën propagandë. Pashë dhe një deklaratë të Presidentit për antagonizmin politik ka vonuar integrimin. Politika mund të ketë antagonizëm, por duhet të ketë antagonizëm për të mirën e vendit. Ky është antagonizëm banal për të marrë pushtetin dhe kush vjedh më shumë dhe kjo na ka lënë pas. Për tu bërë të mirë hajde të bëjmë një marrëveshje dhe pasi pajtohen i fusin thikat njëri-tjetrit mbrapa.

Edhe PD këtej i thotë narkoshtet, këtej i bën thirrje të fusë Shqipërinë në BE, se duket sikur janë të kompleksuar se jemi jashtë Evropës. Jashtë Evropës na ka lënë gjendja ku e kanë katandisur vendin këta.

I kënaqur do jetë, se i kishte dhënë Merkelit një libër me pikturat e veta. Kur shkon si kryeministër, që je përfaqësues i shtetit shqiptar, ço ndonjë pikturë të ndonjë piktori shqiptar, por jo librin tënd, se kërcet kjo. Nuk mund të bësh reklamë mbi këtë. Ai politikën kështu e ka parë, si të manipulojë ndërkombëtarët, si të paraqitet si piktor atje dhe brenda bashkëpunon me kriminelët. Nga pikëpamja e vlerësimit të Shqipërisë nuk besoj të jetë kthyer i kënaqur, ka një mijë pikëpyetje pas. Edhe nëse pranohet, pranohet për të mos u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të thuhet kurrsesi se ka bërë hapa para, ne jemi në drejtim të gabuar.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Fatos Lubonja revoltohet me Ramën: Si vete e i çon Merkelit piktura të vetat, pak piktorë kemi ne! BE s’duhet të na çelë negociatat”

  1. Billy says:

    O ty ta kofte Kina momen. Po pse o bir k..ve, per Ramen duhet Bashkimi Europian?
    Apo se edhe ti vet ke hyre ne Europe qe ne vitin 1970.
    Jo, or jo. BE e do populli. Te shkoje te punoje ku te doje, pa asnje problem dhe Europa te investoje ne Shqiperi.

  2. SHKELZENI says:

    KY ESHTE DÉBILE .
    NUK MUND TE THÈME QE ESHTE ANTISHQIPTARE POR NJE I SEMURE PSIQIKE

    1. vang says:

      Po si nuk te mori doren ty se cfare do tu conte atyre peshqesh.Po pse more njeri i cuditshem,kaq i humbur eshte Rama sa nuk eshte ne gjendje te zgjedhe se cfar tu coje?.

  3. Alban Dega says:

    PIKTORE KA BE- JA E BOTA ME MILIONA…. POR

    Por kryeministra piktore e piktore Kryeministrin mund te jene dy e tre ne 7.6 miliarde njerez o Fatos Hupani i shkerdhyer nga truri inatcor dhe nga shkallimi mendor !
    Ke shkuar per lesh p…jeshke o tru p…jeshke pa lesh!
    Jo sot por qe kur u fute ne Cadren e Lulezim P…. jeshke mashkullit!

  4. tropoja10 says:

    po normal edvini nuk ka tjeter çfare te paraqese merkelit çfare ka me paraqit atje? numrin e azilantave shqiptar ne gjermani 500,000 plus sa kane ik e punojn ne te zezen ,apo me i paraqit merkelit kandidatet e burgosun per trafik krime etj valdrin pjetrin kajmakun frrokun prengen apo me e pyet merkelin si e zbulun gjermant laboratorin e droges ne elbasan? te pinjollit te enver dulles? ça ka me paraqit rama zoti lubonja? vetem rrena ato shkarravina vjedhje ne tendera dhe pppppppt e famshme,pikturat e piktoreve te njohun nuk ja tregon merkelit se ai i ka inat i urren artistat e vertet se vet piktor i deshtum nuk ka shit asnji pikture palla ,prandaj s ka çfare i tregon merkelit veç shkarravinat e veta kur i bon ne surrel ne kullen me paret e shqiptarve ky pleh duhet ma ja hap kryet pisit me zhduk sa ma shpejt se na turperoj na flliqi kudo

    1. mondi says:

      Taman koment prej tropojani shpellash analfabet dhe i semure psiqik.Rames ti dhe shpellari i vicidolit i hani ate qe nuk na e lejon edukata ta themi ,ashtu sic ia keni ngrene deri tani.Deri ne zgjedhjet e ardhshme e ka zhdukur dhe shpellarin e fundit nga politika qe ju befte dita njemije .Sa te jete Edi Rama ne politike asnje qenef shpelle nuk ulet ne karrigen e parlamentit.

  5. GJINI says:

    KY DUKET SI I ARRATISUR NGA PSIKIATRIA ,KA NEVOJE URGJENTE
    PER TRAJTIM PSIQIK ! OSE I KA TE SKADUARA ILAÇET !
    TURP TE BOTOSH KET RRUMPALLE !

  6. Farehmudin Faik Fufuja says:

    Kafshofsh gjuhen o gojeshthurur e mendje prishur!

  7. samiu says:

    Mero te kerkoj falje qe te kam share pse i jep hapsire kesaj qenie te neveritshme,por tash po e kuptoj qe kemi nevoje dhe per pak reklaks,te qeshim ,te tallemi e bejme etalon te idiotesise e ligesise shpirterore kete don kishot te politikes shqiptare.

  8. betixho says:

    Perfundimisht ky mund të quhet thjesht një llafazan që nuk kupton asgjë nga qëndrimi kritik,një muhabetxhi arkaik dhe tip fallxhori.Të vjen për të qeshur kur plazmohet me ato sforcimet dhe ofshamat sikur do të thotë diçka të madhe,dhe në fund nuk qullos asgjë të mënçur dhe intelektuale,përveçse një shfryrje hakmarrëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *