“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

16 Shtator 2019, 17:16Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet.

Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”, “Kur u ndanë kaq të ranë”, e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë, po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve të tjerë.

Kjo copëz bisede, që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes por edhe paratë e shpenzuara për to?

A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standarti i socialistëve, kur ishin në opozitë (psh a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për rrugën e Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale, me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogjesh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat pro qeveritare, i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inagurimin e një shkolle të re: “Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin” (lexo këtu).

Po pse i duhet Ramës kjo vetë- ironi? Pse duhet t’u kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro- aziatik? Pse nuk ka droje të lërë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instiktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e tij. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar.

Loja e tij është e qartë: Mos e lër zemërimin dhe përbuzjen të ngjizen në forma serioze, por normalizoi ato duke i banalizuar.

Prandaj Edi rend i pari që tallet me Ramën që na është bërë si njeri i familjes përmes TV-ve, prandaj ai bën rrugaçin dhe fillon e shan kur e pyesin për çmimet e koncensioneve të rilindjes.

Pas gjashtë viteve degraduese në pushtet, kur nuk ka më asnjë justifikim të besueshëm dhe kur gjërat kanë degjeneruar deri në pikën ku propaganda nuk bën më fajde, Edi Ramës i ka mbetur vetëm kjo armë: ta shesi vesin si normal, duke na yshtur të qeshim me të.

7 komente në ““Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit”

  1. Ar2r says:

    ik mer kelysh i Hysni Kapes se na cave bythen me idiotizmat e tua

    1. ben says:

      Ne fakt ka 1 lidhje midis TV rames dhe frigoriferit
      Sa me shume rama ne TV aq me bosh eshte frigoriferi
      Rama e di kete gje dhe mundohet qe boshllekun e barkut ti a zvendesoje me suratin e tij rilindasve
      Sepse keta jane kjo lloj kafshe qe ngopen nga TV.
      PS: zyrtarisht shqiperia eshte vendi me I varfer ne europe, na I ka kaluar edhe maqedonia edhe mali I zi edhe kosova. Eshte pune TV dhe frigoriferi.

  2. Shegerti i vogel says:

    Si ky, po na shtohen perdite. Duam ti shesim, por nuk na i ble askush. Mjere kush e drejton „karrocen e shkaterruar shqipetare“!

  3. TIRONA says:

    Hap deren e alese dhe shiko andi bushatin !
    Ke ndonje gje konkrete o parazit !

  4. pak aresye says:

    Ngele idiot u lumemadh tere jeten edhe tani qe ike nga kasollja e Ylli Rakipi. Do ngeli ne histori si copa bajga qe i merr shurra bran.

  5. Rakipi says:

    Na cau menderen ky kelyshi i Hysniut me keto shkrime.

  6. Kreshniku says:

    O lepurushi i gjyshit, fillove prapa nga avazi i vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje