Koreja e Veriut: Bisedimet me SHBA-të fillojnë kur “të hiqen kërcënimet”

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka zbuluar se dialogu i nivelit të punës me SHBA-të ka të ngjarë “brenda disa javësh”, por ai insistoi se mund të diskutojnë për denuklearizimin e Veriut vetëm nëse përmbushen kushtet, transmeton Anadolu Agency.

“Diskutimi për denuklearizimin mund të jetë i mundur kur kërcënimet dhe pengesat që rrezikojnë sigurinë e sistemit tonë dhe pengojnë zhvillimin tonë të hiqen qartë përtej çdo dyshimi”, u citua zyrtari nga Ministria e Jashtme e Phenianit nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Nga deklarata nuk ishte e qartë se çfarë kërcënimesh specifike po përmendeshin, por zyrtari këmbënguli se varet nga SHBA nëse negociatat do të jenë “një dritare për mundësinë ose një rast për të përshpejtuar krizën”.

Veriu ka dërguar sinjale të përziera që kur kryetari Kim Jong-un u pajtua me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në qershor që të dy palët të zhvillojnë një dialog të nivelit të punës.

Stërvitjet e përbashkëta mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut dhe një seri provash raketore të Koresë së Veriut kanë ngritur tensionet, por të dyja palët gjithashtu kanë sinjalizuar një gatishmëri për të biseduar.

Gazeta JoongAng Ilbo e Jugut gjithashtu raportoi të hënën se në një letër personale të dërguar muajin e kaluar, Trump ishte ftuar të vizitojë Phenianin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *