Vetëm 4.4% e të punësuarve në Shqipëri marrin paga mujore mbi 120 mijë lekë, gati gjysma jeton në “mjerim”

16 Shtator 2019, 09:26Ekonomia TEMA

Nga mbi 1,1 milionë të punësuar që u raportuan si të punësuar nga INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2019, vetëm 4.4% prej tyre paguajnë sigurime me paga më të larta se 120 mijë lekë.

Duke marrë në konsideratë totalin e të punësuarve në mbi 1,145 mijë persona, rreth 50 mijë individë raportojnë se paguhen më shumë se 120 mijë lekë. Një pjesë e madhe e tyre mësohet se janë në administratën publike, entet dhe ndërmarrjet shtetërore, dhe institucionet e pavarura buxhetore që ofrojnë relativisht paga të larta.

Kjo kategori të punësuarish pësoi një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke zënë 4.4% në totalin e atyre që paguajnë sigurime në raport me 4% që ishin në tremujorin e parë.

Por për pjesën dërrmuese të të punësuarve që paguajnë sigurime raportohet një gjendje e mjerë në sektorin e pagave. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, 460 mijë e 173 persona në të gjithë vendin paguajnë sigurime deri në pagën 30 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zë 40.2% të totalit të punonjësve që paguajnë sigurime.

Të dhënat e detajuara tregojnë se mbi 320 mijë persona ose 28% e të punësuarve paguajnë sigurime për pagën minimale 26 mijë lekë dhe 139 mijë persona të tjerë ose 12.2% të totalit të punësuarve paguan sigurime në pagën 30 mijë lekë.

Paga mesatare në ekonomi u rrit në tremujorin e dytë me 4.4%. Sektorët i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorin bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2018.

Në sektorin financiar dhe atë të sigurimit, pagat shënuan ulje me 0.7% dhe në sektorin e ndërtimit me 2.6%.

Nga ana tjetër, rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorin e hotelerisë dhe turizmit me rritje vjetore 13%.

Më tej, ritmet më të larta të rritjes i pati sektori i komunikimit me 11% dhe më tej bujqësia, tregtia, shërbimet dhe transporti raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.

Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë.

Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia.

2 komente në “Vetëm 4.4% e të punësuarve në Shqipëri marrin paga mujore mbi 120 mijë lekë, gati gjysma jeton në “mjerim””

  1. Olimpia says:

    Ne Shqiperi ka nje evazion te jashtzakoneshem te mospagimit te sigurimeve shoqerore .Nje pjese e madhe punedhenesish te marrin ne pune mbi bazen e nje kompromisi…te paguaj me shume ..per shembull…100 000..,leke por ne librin e pagave te shenoj 50000 leke.Rezultati, sigurimet shoqerore paguhen 2 here me pak .Arka e shtetit humbet ,,50 perqind te sigurimeve,i pune!arresi humbet ,50 perqind te pensionit,punedhenesi paguan 50 perqind me pak sigurime,pra fiton ne kurriz te shoqerise dhe individit.Mjafton nje hetim i fshehte nga policia finanziare che cdo gje zbulohet.Eshte kjo nje nga aresyet themelore qe borgjezia shqiptare pranon cdo lloj marrezie te politikes shqiptare che nuk investon per nje te djathte moderne.Eshte nje marreveshje e ndyre e heshtur midis kapitalit che politikes ne kurriz te shoqerise.Te gjitha te tjerat Jane fjale boshe ,lufte per pushtet.Vetem PS mund ta rrezoje kete barrikade kriminale ,duke dale me nje program te ri qartesisht te majte ,ku sindikata te verteta ,intelektuale che te rinj te behen protagoniste te zgjimit shoqeror.Natyrisht eshte kjo aresyeja qe Rama duhet ti lere vendin nje personaliteti te ri ,qe njeh mire idete moderne socialiste te misheruara nga teoricieni francez Piketty, nga lideret e se majtes anglosaksone Sanders,Korbyn etj.Rama misionin e tij liberal e perfundoi,hitlerucin Berisha e fshiu nga politika .Le ta gjykoje historia.

  2. Titi says:

    Po si ka mundesi qe pallate ndertohen dhe apartamentet shiten? E pra ketu ka tradhti burra:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje