Astronomi amator ukrainas zbulon një çudi në sistemin diellor

17 Shtator 2019, 18:30Lifestyle TEMA

Edhe pse Gennady Borisov nuk merr asnjë rrogë nga institute shtetërore dhe në fakt nuk ka mbaruar as një shkollë të specializuar, inxhinieri ukrainas i ka shërbyer kohët e fundit astronomisë më shumë se disa prej kolegëve të tij “zyrtarë”.

Pasioni i tij, që filloi me ndërtimin e teleskopëve amatoriale dhe më pas të trupave qiellore, ka bërë të mundur zbulimin e të paktën shtatë kometave dhe një numër të rëndësishëm asteroidesh, dhe ditët e fundit vrojtimet e tij kanë zbuluar një objekt vërtet të çuditshëm, që mund të jetë edhe unikal.

Ishte pikërisht Borisov që sinjalizoi një objekt misterioz që gjendej në skajet e sistemit diellor, por që nuk i përkiste asnjë vrojtimi të mëparshëm.

Institute të ndryshme filluan të kërkonin, me mjete shumë herë më të sofistikuara se ato të Borisov, dhe në fund ishte Observatori i Mauna Kea në Hawaii ai që kapi një pamje të objektit “fantazmë”.

Me sa duket, kemi të bëjmë me shembullin e parë të një komete ndëryjore, që ka mbërritur pra nga një sistem të ndryshëm diellor. Trupi për momentin quhet C/2019 Q4 (Borisov).

Emri është më se i merituar për nder të ukrainasit dhe në vetvete kometa është një lajm shumë i rëndësishëm, nga momenti që kemi të bëjmë me objektin e dytë që kalon në sistemin tonë diellor nga një tjetër, pas asteroidit të quajtur Oumuamua.

C/2019 Q4 (Borisov) do mbetet në sistemin tonë rreth një vit, dhe jo disa ditë sa Oumuamua, gjë që do të ndihmojë në studimin  e mistereve të universit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje