Barcelona rrezikon mbylljen e "Camp Nou, shkak Griezmann

17 Shtator 2019, 15:00Sport TEMA

Sipas asaj që ka publikuar e përditshmja “El Mundo”, gjyqtari i emëruar nga Komiteti i Kompeticionit për të zgjidhur çështjen lidhur me denoncimin e Atleticos për Barcelonën për Griezmann, ka propozuar një gjobë prej 300 eurosh ose një ndeshje në “Camp Nou” me dyer të mbyllura.

Landaberea është shprehur që shuma monetare është fare e papërfillshme dhe prandaj propozon alternativën e mbylljes së stadiumit.

Gjyqtari ka vendosur të respektojë nenin 86 dhe 126 të Kodit të Disiplinës të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Denoncimi i Atletico i referohet faktit se Barcelona ka negociuar me Griezmann gjatë kohës që francezi ishte nën kontratë me madrilenët dhe klauzola e tij ishte 200 milion euro.

Vet Miguel Angel Gil Marin u shpreh se ekzistonin provat që katalanasit kishin realizuar këtë negociatë me lojtarin në atë moment.

1 komente në “Barcelona rrezikon mbylljen e “Camp Nou, shkak Griezmann”

  1. Pse ja anuluan ? a mos e ka marre padrejtesisht ? ne se eshte keshtu duhet te dorehiqet ai qe e ka nenshkruar. Kjo tregon se kemi nje ministri rrumpalle qe per dhenien e kesaj licence ka marre pare, euro ose dollar. O KM jepi drejtim kesaj pune se bie ere korrupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje