FOTOT/ Gjimnastja e njohur shuan kuriozitetin: Jam krenare për trupin tim ndaj pozova nudo

Katelyn Ohashi, gjimnastja amerikane e notës 10, videoja e së cilës u bë virale në fillim të këtij viti, është një nga 21 “yjet” e sportit që kanë pozuar nudo për “ESPN Body Issue”. Ajo ka rrëfyer për “TMZ Sports” se asaj “i duhej shumë guxim” për t’u zhveshur që të shihej nga miliona njerëz.

Katelyn Ohashi zbuloi se arsyeja kryesore që e inkurajoi atë të zhvishej para kamerave ishte dëshira për t’i treguar botës se ndihesh mirë edhe kur je e cënueshme.

“Mundohem të vë në dukje defektet, mundimet dhe vështirësitë e mia. Jam krenare për trupin tim dhe për të gjitha papërsosmëritë e tij, kjo është gjithçka që duhet të them”, – tha gjimnastja 22-vjeçare, gjatë vetëm 1.47 m.

Ajo më tej tregoi se dikur kishte turp për trupin e saj dhe vuante çrregullime në të ngrënë.

“Jam mësuar të zgjohem me shijen e gjakut ose hekurit në gojën time, sikur më vinin të vjellat nga të qenit kaq e uritur”, shkruante Katelyn Ohashi në ditarin e saj kur ishte vetëm 13 vjeçe.

Jeta e Katelyn ndryshoi në janar të vitin 2019, kur në një garë në kampionatin e universiteteve amerikane gjyqtarët e vlerësuan të gjithë më notën 10. Videoja e saj ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë më shumë se 60 milionë shikime.

3 komente në “FOTOT/ Gjimnastja e njohur shuan kuriozitetin: Jam krenare për trupin tim ndaj pozova nudo”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ji krenare Katelynë
    se na bën dhe ne krenarë
    që duam Ameriqinë
    dhe pse jemi shqipëtarë.
    .
    Xhishi rrobat, gollomesh
    të shohën kush ka nevojë
    je e re, nxirri në shesh
    se rinia do t’kalojë.
    .
    Mos ki turp moj Katelynë
    rrotullohu, bëja fora
    sens orar, ose dhe kundër
    që të shohëm sa ësht’ ora.
    .
    .
    .
    P.S.
    Desha të shkroja dhe ca
    diku gjetkë e kam hallin
    në fb ka bërë komente
    e do shkruaj për kokmadhin.
    .

  2. Njutoni says:

    Kushedi sesi i osht hap rrota pidhit andej nga perpara.
    Si goj kuçedre.
    Dhe pritet qe t dali bajlozi zi prej deti..

  3. kam marr pjes e disa seanca Yoge ,Nudo Natyrishte ,
    por kjo spargat pom’impresionon .
    Do desha te jem e Grupin e Yoges se ksaj Yogiste te taletuar
    e cila eshte super frymezuese me kto hapje -ushtrime te mrekullushme .
    Brava veramtente …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *