FOTOT e rralla: Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës

Nga Kreshnik Kuçaj

Shqipëria ka një histori relativisht të hershme të transportit civil e ushtarak ajror.  Fluturimet e para janë realizuar në Shqipëri për qëllime ushtarake, e më pas në vitet ’20 ka nisur të zhvillohet aviacioni për transport civil.

Fillimisht, ishin italianët që pushtuan Vlorën në fundin e vitit 1914, që ngritën edhe një kamp aviacioni për qëlllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.

Në nëntor të vitit 1924, (kur nga vendi ishin larguar ushtritë e huaja) qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje koncesioni 10 vjeçar me kompaninë gjermane “Lufthansa”. Në bazë të kësaj marrëveshje u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”.

Nisja e zbatimit të kësaj marrëveshje u shoqërua nga ndërtimi pak muaj më vonë i të fushës së parë në kryeqytet që do të përdorej për uljet dhe ngritjen e avionëve. Kjo fushë u ndërtua në zonën e Shallvareve, me sipërfaqe 400 me 200 metra dhe destinacionet e brendshme ishin Vlora e Shkodra.

3 vite pas nisjes së funksionimit, shoqëria “Adria Aero Lloyd” u ble prej zyrës së Aviacionit Civil të Trafikut të Ministrisë së Ajrit të Italisë. Kjo solli edhe zgjerimin e fluturimeve drejt qyteteve të tjera si Elbasani, Gjirokastra, Korça apo Peshkopia. (foto mëposhtë: biletaria e zyrës së aviacionit në Tiranë)

Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit.

Sa i përket Vlorës, në vitet ’40, nga ‘aeroporti’ i këtij qyteti zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër ku bileta kushtonte 11 franga ari për persona, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari.(SCAN)

6 komente në “FOTOT e rralla: Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës”

  1. Kozi says:

    Franga ari- me paret e sotme do të ishte perafersisht …….??????
    Tipike- Kuçaj duket se se ka idene sesa do të ishte perafersisht çmimi i frangave. Pasi nuk Ben aspak sens te thuash cmimin e viteve 30 pa e aktualizuar disi për lexuesin sesa do të kushtonte një udhetim me lekun/euro etc…
    Besoj se dikush me njohuri bankar mund të shpjegoj.
    Por shoh qe një monedhe franc ari blihet si collection për rreth 300-400 euro. Padyshim qe vlera e vertete duhet te jete shume me e ndryshme, dhe për nivelin e jeteses në Shqiperine e viteve 30 ku vetem nje pakice kishin pune/biznes apo akses te monedhave

  2. Doda says:

    Jo vetem aeroporte ngriti zogu me dumbabistet e vet , ne fakt i ngriten pushtuset italian se zogu e shiti vendin tek italianet , megjithate zogu ka ber shum gjera , zhvillimin me te madh vendi ne kohen e zogut e ka bo , ai boni hidrocentralin e vaut te dejes , hidrocentralin e komantit , ngriti universitetin e par ne SHQIPNI , ngriti hekurudhat uzinat fabrikat kombinatet mjeksin , inaguroj kinostudion dhe ngriti artin ne nivelet me te larta , vepren e vet madhore zogu kishte kombinatin metalurgjik ne elbasan , ngriti floten detare dhe ushtrin ,shkollen e mesme me detyrim , ngriti shkolla profesionale , per ner brrravo “zogut”o artikullshkrusi Kreshnik Kuçka.

  3. Doda says:

    Jo vetem aeroporte ngriti zogu me dumbabistet e vet , jo si thon komunistat gjoia i ngriten pushtuset italian se zogu e shiti vendin tek italianet , megjithate zogu ka ber shum gjera , zhvillimin me te madh vendi ne kohen e zogut e ka bo , ai boni hidrocentralin e vaut te dejes , hidrocentralin e komantit , ngriti universitetin e par ne SHQIPNI , ngriti hekurudhat uzinat fabrikat kombinatet mjeksin , inaguroj kinostudion dhe ngriti artin ne nivelet me te larta , vepren e vet madhore zogu kishte kombinatin metalurgjik ne elbasan , ngriti floten detare dhe ushtrin ,shkollen e mesme me detyrim , ngriti shkolla profesionale , per ner brrravo “zogut”o artikullshkrusi Kreshnik Kuçka.

  4. realisti says:

    Me kujtohet qe tek komedia “Prefkti” i Besim Levonjes Shiti djali i prefektit i kerkonte babait pese franga se donte te shkonte ne kinema. Mbase ky ishte çmimi per nje bilete kinemaje

    1. Arben says:

      Llogaria eshte edhe me dollare. Brindisi kushton 31.5 $ we e konvertuar me sot eshte perafersisht $350. Te tjerat mund t’i llogarisni vete. Dollari qe atehere eshte zhvleresuar rreth 11 here.

  5. Facizmi ja ndryshoi faqen shqypnis, komunizma e ktheu popullin ne skllever qe hanin pershesh me uje dhe sheqer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *