Garë mes fuqive të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi

17 Shtator 2019, 11:14Bota TEMA

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha. Pas Shteteve të Bashkuara nuk përjashtohet mundësia që edhe Gjermania të emërojë një emisar të posaçëm për dialogun.

Serbia nuk e ka problem ta zgjerojë tryezën e negociatave me këdo që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës, shkruan Koha Ditore.

Dialogu me Serbinë është tema kryesore me të cilën duhet të merret Qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pas raportimeve se shteti gjerman planifikon ta emërojë një emisar për dialogun, në Ambasadën e këtij shteti në Prishtinë të hënën nuk kanë komentuar rreth kësaj çështjeje.

Gjermania është kundërshtar i fuqishëm i ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe këtë qëndrim e ka shprehur disa herë kancelarja Angela Merkel.

Për analistin Krenar Shala, përfshirja eventuale e Gjermanisë do të sillte një garë mes të fortëve. Sipas tyre, “rivaliteti” ka të bëjë me atë se kush do të ketë ndikimin më të madh dhe projektin më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

1 komente në “Garë mes fuqive të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi”

  1. american16al says:

    Shqipetaret duhet ta shohin me gjakftotesi zgjidhjen e problemit te tyre pa komplekse dhe tifozllik, qe zgjidhja te jete sa me e qendrueshme ne te ardhmen dhe te mos shohin interesat e ndonje shteti qe i “dhimset “ Kosova, duhet elasticitet dhe largpamesi qe te dy palet te pranojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje