Gjoka padit drejtoreshën e ARrSH: Dyshime mbi këmbënguljen për firmën që e donte fituese

Drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga shoqëria “Gjoka Konstruksion” mbi dyshimet e se ka shpërdoruar detyrën, shkelur barazinë në tendera dhe ka kryer korrupsion. Kallëzuesit kërkojnë hetime përsa i takon skualifikimit të shoqërisë për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në kallëzimin penal, përmes të cilit kërkohet gjithashtu edhe shpërblimi i dëmit moral dhe ekonomik nga zonja Qato, pretendohet se jo vetëm është shkelur ligji, por është cënuar gjithashtu edhe siguria e shoqerisë nëpërmjet inspektimeve të njëanshme të ARRSH që konkluduan se kishte falsifikim dokumentash  gjatë tenderimit.

Burime konfidenciale nga ARrSH konfirmojnë se ekuivalenca e licencës profesionale i lëshuar nga vendi i origjinës, realizuar për shoqërinë Ircop s.p.a. pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë fiks në datën 27.05.2019, që është edhe data e përcaktuar në Dokumentet Standade të Tenderit për zhvillimin e kësaj procedure në momentin e parë. Kjo përplasje datë/orë ka sjellë edhe shtyrjen e procedurës së prokurimit për në datën 07.06.2019, pa asnjë arsye zyrtare.

Arsyeja vetëkuptohet pasi operatori i paracaktuar (Ircop s.pa.a.) nuk ishte pajisur me licencë. Procedura është shtyrë përsëri për në datën 17.06.2019, duke modifikuar pikërisht kërkesat që nuk plotësoheshin nga ky Operator Ekonomik, siç është objekti i veprimtarisë dhe kategoria e licencave. Pra, kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar nga Autoriteti Kontraktor që afirmohet si i tillë me artifica dokumentare dhe ndihmë fatesh dhe proceduriale që provojnë shkeljen me të dyja këmbët të ligjit.

Ndërkohë ka plot problem të implikimit të ARRSH, në qëndrim tendecioz ndaj kompanisë. I nëjti person që është sekretarja personale e Drejtoreshës eshte zyrtarisht sekretare e njesise se zbatimit te projektit te Bankes Boterore per Mirembajtjen e Rrugeve dhe merr pagesa per urdher sherbime .Gjithashtu akoma me i rende eshte fakti qe Projekti me i rendesishem i Arrsh qe eshte “Mirembajtja” eshte i stopuar per shkak se kompanite nuk paguhen qe prej muajit prill! Kjo fature deri me tani eshte rreth 3 mil euro.

Paregullsi të rënda janëvrejtur në poltika personale dhe brenda ARRSH. Vetem ne institucionin qendror te Arrsh jane shkarkuar 60% e punonjesve. Jane shkarkuar njerez me pervoje te gjate dhe jane punesuar ne pozicionet me kyce njerez pa asnje pervoje te ngjashme!

Rruga Kardhiq-Delvinë ka një histori të gjatë dhe ende nuk po mbaron. Në tenderin për lotin  7 të rrugës Kardhiq-Delvinë garuan 6 kompani. Autoriteti Rrugor Shqiptar skualifikoi 5 ofertat më të ulëta duke shpallur fituese ofertën me çmimin më të lartë, atë të një bashkimi të katër shoqërive mes të cilave italianja “Ircop” dhe shqiptarja “Sulova”. Por vendimi i ARRSH u ankimua nga kompania Gjoka, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët në tender, saktësisht 4.3 milionë euro më pak se oferta që ARRSH shpalli fituese. 

Komisioni e gjeti të paligjshëm vendimin e ARRSH duke e urdhëruar atë të ndryshojë fituesin. Por Sonila Qato refuzoi ta zbatonte vendimin duke akuzuar kompaninë Gjoka se kishte falsifikuar dokumentat në tendera. Më pas Ministria e Infrastrukturës e cila duket se u vu në pozita të vështira nga veprimet e ARRSH, vendosi që ta mbyllë çështjen duke urdhëruar ARRSH që të anulojë gjithë procedurën sepse fondi do të përdoret në një tjetër projekt më prioritar.Dhe e gjitha kjo duket një truk ligjor për të justfikuar ligjërisht anulimin e tenderit dhe jo ndonjë prioritet të ri.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjoka padit drejtoreshën e ARrSH: Dyshime mbi këmbënguljen për firmën që e donte fituese”

  1. Bimi says:

    Une nuk di historine e tenderit ate le ta zigjidhe prokuroria por per heqjen e atyre hajduteve nga drejtoria ka bere sh sh mire se ishin kthyer ne nje bande hajdutesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *