Incident në det: Koreano-veriorët hapin zjarr ndaj marinës ruse

Rojet bregdetare ruse bëjnë me dije se kanë ndaluar 2 varka koreano-veriore në ujërat territoriale në Detin e Japonisë pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj patrullës ruse.

Sipas shërbimeve të sigurisë ruse, dy anijet e peshkimit me flamur të Koresë së Veriut dhe 11 motobarka po peshkonin ilegalisht në brigjet lindore.

Kur rojet bregdetare ndërhynë dhe ndaluan të parën, e dyta hapi zjarr mbi ta. Si pasojë e të shtënave 3 roje kufitare ruse mbetën të plagosur.

Për këtë arsye u ndaluan të dyja varkat, brenda të cilave ndodheshin 80 persona.

Pas këtij incidenti Ministria e Jashtme ruse ftoi për sqarime të mëtejshme diplomatin më të lartë koreano-verior që ndodhet në Moskë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *