INTERVISTA/ Arben Imami flet për të gjitha: Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

17 Shtator 2019, 20:36Politika TEMA

Në intervistën e dhënë për CNA.al Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD analizon situatën brenda PD, aleatët e opozitës, Lulzim Bashën dhe djegien e mandateve.

Çfarë i mungon Bashës dhe PD tani?

Bashës i mungon e ardhmja. PD-së i mungon mungesa e ktij.

A e ka bërë ciklin forca politike e Dhjetorit 90? A mendoini se mund të ringrihet?

Ideja e ciklit të mbyllur të PD-së është ushqyer nga “koalicioni i qelbësirave”. Po si nuk u mbyll cikli për PKSH megjithëse ra regjimi (u mbyll cikli i komunizmit) por po mbyllet për PD-në që hapi ciklin e demokracisë? Por, kjo ide shkon edhe nëpër kokat e shumë njerëzve nga brenda, të cilët të pafuqishëm për ta përballur gjendjen ku ndodhet PD-ja mendojnë se po i nënshtrohen thjesht fatit, “domosdoshmërisë historike” do të thoshte babai i atij koalicionit, Marx-i.

Prandaj shëndoshja duhet të fillojë nga brenda në PD. Dhe për këtë qëllim kemi filluar një sërë takimesh krejt informale për t’u vetësqaruar se nëse e dëshirojmë fundin tonë, fundi do të vijë, por nëse kemi vullnetit dhe parimet e PD-së jo vetëm që nuk ka fund por duhet të iniciojmë një cikël të demokracisë partiake, asaj parlamentare, të kontrollit dhe llogaridhënies së politikës përfshi qeverisjen.

Vendi ka nevojë për një revolucion, por ky është ndryshimi i kulturës politike. Dhe këtë mund ta iniciojë vetëm PD-ja. Unë e di që realizimi i kësaj nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, kjo nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social. Gjithësesi politika nuk është e parëndësishme, ajo nuk mund të rrijë në bisht.

Aleanca me LSI dhe parti që kanë qenë në tepsinë e Ramës a e forcojnë opozitën?

Aleancat janë të domosdoshme. Aleatët tanë të përhershëm kanë qenë substancialë në ’92, 2005, 2013. Zgjerimi i aleancave nuk ka asgjë të keqe në vetvete, përkundrazi. Ajo që nuk duhet bërë është likujdimi i aleatëve siç ndodhi në 17 maj. Ajo që duhet bërë është fuqizimi së pari i partisë tënde.

Elita e PD dhe organizimi në bazë pse duket qartazi që nuk ka energji dhe besim në lidershipin aktual?

Energjia, frymëzimi, mobilizimi, militantizmi në një parti nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Këto ndikohen dhe formësohen nga veprimi politik, qëllimet, puna, njerëzit. Edhe me pije energjitike anëtarët dhe votuesit e PD nuk mund ta kapërdinin kompromisin për bashkëqeverisjen, ndërprerjen e luftës kundër kanabizimit, koncesionarizimit etj të vendit nga qeveria rilindase, listën Basha, unitetin Rilindje-Republikë e Re.

Për hir të së vërtetës, në çastin kur njerëzit menduan se Basha do të mund ta çonte partinë përpara, ata e mbështetën partinë e tyre, i mbushën sheshet e protestës, treguan vullnet dhe sakrificë, militantizëm që tregon se kjo është një parti e madhe. PD nuk e ka mbyllur ciklin. Nëse PD do të dështojë në veprimin politik që ndërmori këtë vit, kjo nuk do të jetë për shkak të tyre.

Po djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve si e komentoni?

Unë, publikisht, nuk kam qenë kundër djegjes së mandateve me arsyetimin se vetëm kjo mund ta nxirrte Bashën nga kthetrat e Ramës dhe se kjo mund të ishte rruga e ngritjes së opozitës. Por po ashtu publikisht kam cilësuar tre momente: së pari, përgjegjësia është e kryetarit që po merr vendimin mbi bazën e një informacioni dhe parapërgatitjeje të caktuar; së dyti, komuniteti ndërkombëtar do të jetë kundër dhe kjo kërkon zgjidhje, që do të thotë se djegja e mandateve duhet të shërbente për zgjedhje të parakohshme dhe kjo nuk mund të arrihej pa përfhirjen e tyre; së treti, nëse ndërmarrja dështon partia rrezikon të shuhet (Berisha e përshkroi këtë situatë si “të rrosh apo të mos rrosh!”).

Nuk jam shprehur publikisht për mospjesëmarrjen në zgjedhje, sepse nëse kishte edhe një fije shprese së paku për një shtyrje fjala ime nuk do të ndihmonte. Basha ishte në pozicionin loose-loose, i humbur gjithësesi, nëse merrte pjesë nulifikonte djegien e mandateve dhe premtimin se nuk ka zgjedhje me Ramën, nëse nuk merrte pjesë e nxirrte partinë përfundimisht jashtë institucioneve. Z. Berisha e ritheksoi shprehjen hamletiane kur tha se sot partia ndodhet midis suksesit dhe greminës, gjë për të cilën jam plotësisht dakord (ndofta me rezervën se e ka kaluar mesin).

Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje janë dy akte që së bashku nuk e përmirësojnë situatën e PD për sukses. Nëse kjo çon në “mbylljen e ciklit”, shumë e dëshiruar kjo sepse PD është e vetmja parti e madhe opozitare antikomuniste që mbijeton, çfarë duhet të bëjmë? Të konstatojmë dhe të presim “mbylljen e ciklit”? Këtë përgjigje mund ta japin vetëm anëtarësia e PD. Askush nuk ka liçencë për ta shuar partinë, as kryetari i saj.

A besoni se do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha?

Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.

Si mendoni se do të shkojë situata politike dhe zhvillimet në vend?

Po të vini re krahasimet e bëra janë shekspiriane, po të kujtoheni mirë ato janë tragjike. Po vijoj mbi bazën e tyre. Kur u përmend Romeo dhe Xhuljeta, bëra pyetjen: kush është prifti që bëri martesën e fshehtë të pinjollëve të dy familjeve në luftë? Prifti nuk u shpall (megjithëse ne e dimë). Tani është rradha e farmacistit që u jep helmin (që gjithashtu e dimë se kush do të jetë). Sërish për kujtesë, të dy e pinë helmin, e para Xhuljeta dhe fill mbrapa edhe Romeo.

6 komente në “INTERVISTA/ Arben Imami flet për të gjitha: Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve”

  1. Koli says:

    Plehrat e reja po sulmohen nga plehrat e vjetra.
    E njejta gje si ne ps.

  2. Komentuesi says:

    Arben Imami, duhet te jap llogari per shkaterrimin dhe shitjen per skrap dhe vendeve te tjera te botes te armatimit shqipetar, te vendosur nga sistemi socialist.Imami eshte bere miljarder nga demontimi dhe shkaterrimi i ketij arsenali te madh ushtarak.Ai perfitoi se ishte minister i mbrojtjes.Ky meriton burgim te perjeshteshem.

  3. degjoni kengen time says:

    O Arben Imami! Me qelbesire se ti nuk ka perveç Saliut qe te theu dhembet dhe u fute perseri ne breket e tij. Po e ke per sua nga nena se dhe ajo nuk la hu pa thyer jo vetem ne Shqiperi por dhe jashte. Ju jeni pjelle e se keqes dhe ju bete “fat” atij vendi q e sakatuat. E gjeç nga mos e pandeç, thote populli yt .

  4. bregu says:

    Gjithashtu Imami paguhet edhe nga greket qe ne 1997 ten per kontributin qe dha ne shkatrrimin e Shqiperise sepse atje mòri titullin gjeneral dhe Berisha po me porosi te grekeve e beri minister mbrojtje .

  5. zagolli says:

    O zoti Imam, fillove t’i lepiesh perseri Saliut, se mbrapa Bashes eshte gjithnje Sali Zioshi, dhe ti bashke me te.
    Por cfare demokracie solli PD-ja jote,more “demokrat” i oreve te para, vetem vjedhje, shkaterrime, vrasje dhe cdo gje te keqe i sollet ketij vendi dhe ketij populli.

  6. BRSS says:

    KY BIRI I KURVES QE FLET TANI TE JAPI LLOGARI NJEHER PER BEMAT QE KA BER KUR ISHTE M BROJTJE NE KOHEN E SALES PALE KUR NA U BE GJENERAL ME UNIFORM GREKE NE 97 PLERA KOKRRA E BYTHQIRIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje