Jari vlerëson vizionin e Tit Vasilit për rreziqet që na kërcënojnë

17 Shtator 2019, 20:29Antena TEMA

Jari ka vendosur të përcjellë shqetësimin njerëzor të Tit Vasilit për rrezikun e madh që i kanoset Shqipërisë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E di që shumë prej jush jeni të foksuar tek politika dhe e ardhmja e opozitës, por nuk duhet të harrojmë që ka njerëz vizionarë të opozitës, që po gjejnë kohë të na paralajmërojnë për rreziqe dhe më të mëdha.

Fjala vjen, unë sot bëra një postim në Tuitter, ku paraqita një foto me plehra nga një treg i Tiranës, dhe i bëra thirrje Perëndimit të na ndihmojë, se po na mbysin plehrat.

Kam pas 3 lajke të huaja, gjë që tregon se është pritur me interes.

Por pak më vonë pata zili kolegun tim Tit Vasili, që ka ngritur botën në këmbë për një rrezik dhe më të madh që i kanoset Shqipërisë.

Është fjala për stadiumin e ri që po ndërtohet në Tiranë.

Njëra nga tribunat është eleminuar dhe nuk ka shkallë.

Mbulesa sipër nuk është e majftueshme.

Ka shumë rrezik që uji të bjerë në pistë dhe të gërryejë themelet e stadiumit.

Nga ana tjetër, është shumë e rrezikshme, pasi edhe në tribunën qëndrore, përveç llozhave, nëse ka shi me fortune, ai mund të lagë dy rreshtat e para.

Aty mund të ftohen tifozët.

Nëse lagen tifozët, ata me siguri do të sëmuren.

Nëse sëmuren në këtë kohë, ata mund të kalojnë gjendje viroze.

Pas kësaj, Shqipëria mund të rrezikohet nga ndonjë epidemi masive prej virozës, pasi spitalet tona nuk janë në gjendje t’i përballojnë.

Pastaj kjo do të bëjë që njerëzit të dëshpërohen dhe të ikin të gjithë në Gjermani.

Me të drejtë presidenti Meta ngriti alarmin për fshatin “Andon Poçi”, që kanë ikur të gjithë në Greqi dhe kanë turpëruar emrin e dëshmorit.

Ndaj them se krahas politikës, duhet t’i marrim seriozisht këto shqetësime të kolegut tim Tit Vasili, i cili herë pas here gjen tema shumë pikante për të sensibilizuar për rreziqet që i kanosen Shqipërisë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje