Kosova fiton garën me Shqipërinë, rrëmben mesfushorin e talentuar

Kosova ka bërë një tjetër goditje mjaft interesante duke bindur t’u bashkohet “Dardanëve”, Meritan Shabani. Mesfushori i Wolves U-23 është rritur tek Akademia e Bayern Munchen duke qenë një nga futbollistët me të ardhme të këtij klubi. Mungesa e hapësirave në ekipin e parë bëri që 20-vjeçari të kalonte në Angli për të pasur më shumë minuta.

Shabani ka pranuar më në fund ftesën e Kosovës, pas një gare të gjatë me kombëtaren shqiptare. Ai ishte shumë afër kuqezinjëve, madje trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi deklaroi nga një konferencë për shtyp se futbollisti do të bashkohej me Shqipërinë, por në fund ndryshoi mendja.

Zgjedhja e Përfaqësueses së Kosovës nuk vjen kot në një moment të tillë, pasi do t’i shërbejë Shabanit për karrierën e tij. Ai po luan me ekipin e Wolves U-23 ku ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje, ndërsa me ekipin e parë nuk po grumbullohet. Afrimi me Përfaqësuesen i rrit dhe vlerat në treg të riut. Lajmi për pranimin e ftesës së Kosovës nga Meritan Shabani bëhet i ditur nga Indeksonline.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kosova fiton garën me Shqipërinë, rrëmben mesfushorin e talentuar”

  1. Tifozi kuq e zi says:

    Po shqipnia çfar mutin do qe ndjek kosovaret nga pas , ata kan komtaren e vet , jan komb me vete o njerez a musheni me men apo jo , shikoni shqiptaret e shqipnis dhe te maqedonis kta te fundit na perkasin ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *