FOTOT: Kulmi i brutalizmit sovjetik që “infektoi” edhe Shqipërinë

Pas Luftës së Dytë Botërore shtresa e mesme po ringrihej në Bashkimin Sovjetik, pavarësisht masave konstante shtypëse të regjimit komunist. Kjo detyroi autoritetet që sipas politikës së kontrollit të rreptë të lëvizjes së popullsisë të zgjeronin qytetet e tyre për të përballuar fluksin e personave që zhvendoseshin nga zonat rurale në ato urbane.

Këtu nuk bënte përjashtim as Moska. Parimi mbi të cilën ndërtoheshin godinat shumëkatëshe ishte “masivitet me sa më pak kosto”. Këtij parimi i përshtatej më së miri rryma e brutalizmit në arkitekturë. Kulmi i brutalizmit sovjetik konsiderohet godina e njohur si “Bubik” nga banorët vendas, që është në formë rrethi.

Bëhet fjalë për një kompleks të ndërtuar në vitin 1972 me 913 apartamente në total me arkitekt Eugene Stamo dhe inxhinier Aleksandr Markelov. Ndërtesa ishte pjesë e një projekti për të ngritur pesë komplekse banimi në formë rrathësh para vitit 1980, kur Moska priti lojërat olimpike.

Por, për shkak se kostoja e mirëmbajtjes, ngrohjes, furnizimit me energji dhe ujë e këtyre ndërtesave ishte e lartë dhe binte ndesh me parimin sovjetik të prakticitetit dhe thjeshtësisë, rrethi i dytë nuk përfundoi asnjëherë i plotë dhe projekti u ndërpre.

Sot, rrethi qëndron në këmbë në perëndim të Moskës edhe si dëshmia më domethënëse e brutalizmit që u përhap në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në mbarë vendet e tjera komuniste të Europës Lindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Pjesa më e madhe e qyteteve të reja të ndërtuara gjatë periudhës komuniste në vendin tonë janë ngritur me godina të projektuara sipas kësaj rryme dhe me sa më pak kosto. Rrymës nuk i shpëtoi as kryeqytetit dhe qytetet e tjera të mëdha të vendit, ku ndërtesave ekzistuese iu shtuan godina dhe vepra të reja.

3 komente në “FOTOT: Kulmi i brutalizmit sovjetik që “infektoi” edhe Shqipërinë”

  1. mali says:

    idiot gazetar.
    ndertesa me forme dhe funksion te tille ke kudo ne perndim – france, gjermani, usa, kanada …

  2. Ju jeni ftoh te gjithe.
    Sikur Shqiperia anadollake,kishte tradita ne nderim(pervec kasolleve me kashte dhe qerpic),kishte arkitekt e specialistat e vet dhe na qenka infektu nga sovjetiket…
    Ne kishim virusin e turkut qe turcelinjt halldup vetem dinin te ngrinin sumen perpjete….
    500 vjet turku nuk ndertoi te pakten nje xhami,por la analfabetizem,malarje si vend feudal i prapambetut..
    Dhe kaq sa kemi arritur vetem nga ndihmat e huaja qe nga sovjetiket,kinezet e sot i lutemi edhe bangladeshit qe te vij..

  3. turi says:

    c’po ja fusni pordhes tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *