Meta sqaron “betejën” për demokracinë, thirrje për revoltë: Qytetarët të marrin në dorë sovranitetin e tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar nisjen e betejës së paralajmëruar prej tij për atë që e ka cilësuar si “betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime”.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta ka deklaruar se “kjo është një betejë që bëhet në emër të demokracisë dhe objektivi është shumë i qartë: duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe sovranitetin mbi të ardhmen e tyre, por edhe mbi institucionet, që duhet të japin llogari përpara qytetarëve”.

Gazetarja: Zoti president në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ju publikuat një status në rrjetet sociale. Në këtë status ju flini për një betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime. Çfarë nënkupton me këtë betejë Presidenti i Republikës?

Presidenti Meta: Kjo është një betejë që bëhet në emër të demokracisë. Objektivi i saj është shumë i qartë: duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe sovranitetin mbi të ardhmen e tyre, por edhe mbi institucionet, që duhet të japin llogari përpara qytetarëve.

Jemi në kushtet kur praktikisht sistemi i llogaridhënies në vend është pothuajse i nivelit zero. Jemi në kushtet e një antagonizmi politik të paprinciptë e artificial, që nuk reflekton raportet e përditshme tolerante të qytetarëve tanë, pavarësisht nga bindjet apo përkatësitë e ndryshme politike.

Sigurisht unë e vlerësoj që kjo është e qëllimtë pikërisht për të realizuar ato vendime, të cilat cenojnë interesat e qytetarëve tanë dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, pavarësisht bindjeve apo përkatësive partiake.

Gazetarja: Zoti president, duket që kështjella e fundit e kushtetueshmërisë është Presidenca. Ju këtë betejë me çfarë mjetesh dhe njerëzish do ta realizoni?

Presidenti Meta: Institucioni i Presidentit është një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe në radhë të parë e vetë Kushtetutës dhe e parimeve të saj. Është për të ardhur keq që vendi përjeton një kaos institucional dhe një shtet paralel, që unë e kam quajtur shteti i propagandës dhe i PPP-ve kundër shtetit të së drejtës.

Unë jam tepër i vendosur të sillem gjithmonë si President i shtetit të të drejtës, që të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e saj themelore dhe të drejtat kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që mendojnë se janë cenuar dhe cenohen në mënyrë të vazhdueshme, që nga e drejta e zgjedhjes e deri tek e drejta e informimit dhe e drejta e pronës.

Po përjetojmë një situatë dezinformimi në tërësi në mediat tona dhe kjo është e papranueshme. Është dhunim i një të drejte kushtetuese. Siç po përjetojmë edhe dhunimin e pronës në mënyrë arbitrare dhe pamundësinë për t’u mbrojtur në një sistem të besueshëm dhe efikas të gjykatave.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Meta sqaron “betejën” për demokracinë, thirrje për revoltë: Qytetarët të marrin në dorë sovranitetin e tyre”

  1. Veriu says:

    Sikur populli vertet te kishte fatin e vet ne dore, ti bashke me shume te tjere do perfundonit si cari i fundit i Rusise apo si mbreti i fundit i Frances.

  2. SHKELZENI says:

    NESE DO KISHTE VERTETE DEMOCRACI ATY TI DO ISHE NE BURGE

  3. Petrit Vasili says:

    Na prij o kumandanti yne.

  4. Pasmaciu grup says:

    RTV ORA, nje dite programin e ploteson Mona dhe diten tjeter eshte rradha e Likes. Me padurim kane prit qe te dy sa te fillojne keto emisionet politike qe te flasin sa me shume bla bla, duke kujtuar se do i shpetojne burgut

  5. aleko says:

    Ky eshte cmendur me kohe!…per kete sna vjen keq me..

  6. Juristi says:

    Çfare presidenti katunar kemi.

  7. kujtimi says:

    Zoti president, demokracia mbrohet nga ligji dhe kushtetuta, te cilat i ke shkelur me te dyja kembet, ti dhe jot shoqe, prandaj leri dokrrat e sqaro ndyresite qe ke bere, e shko atje ku duhet te japesh llogari. Keshtu mbrohet demokracia zoti president.

  8. Doktori says:

    Sikur ky popull mos te te njihte,do mund te genjeje ndonje,po fatmirsisht,juve ju njohin me dhembe e dhemballe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *