Napoli mposht kampionët e Championsit, Barça ndalet nga Dortmund

17 Shtator 2019, 23:15Sport TEMA

Ashtu si sezonin e shkuar në grupet e Champions League, Napoli ka arritur të mundë Liverpool, por këtë herë më rezultatin 2-0 në një ndeshje që ka dhuruar emocione dhe sidomos raste për gol.

Skuadra e Ancelottit e nisi mirë, por më pas ra fizikisht, edhe pse kampionët e Europës shpërdoruan me Salah dhe Mane.

Adrien bëri fenomenin në dy momente, teksa ishte një penallti në pjesën e dytë ajo që prishi ekuilibrin, kur Callejon u pengua në zonë.

Mertens realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas ishte Llorente ai që shënoi golin e parë me Napolin, pas një kundërsulmi, duke u hakmarrë disi kundër kampionëve të Europës, duke qenë se në finale ishte me Tottenham. Ishte Van Dijk ai që i dhuroi pasimin për gol.

Tri pikët e para për ekipin e Ancelottit, zero për Liverpool, por grupi sapo ka nisur!

Pas Inter-Slavia Pragë, edhe sfida tjetër e grupit F, mes Borussias së Dortmundit dhe Barcelonës përfundoi në barazim, por me ndryshimin se në “Signal Iduna Park” asnjë prej skuadrave nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Lionel Messi luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes, duke zëvendësuar talentin 16-vjeçar Fati, ppr rastin më të mirë për shënim e patën verdhezinjtë me kapitenin Marco Reus, që gaboi nga pika e penalltisë.

Një gol i sulmuesit Rodrigo vendosi sfidën mes Chelseat dhe Valencias në “Stamford Bridge”, ku londinezët shpërdoruan edhe një penallti me mesfushorin Barkley, duke u dhënë mundësi spanjollëve të largohen me 3 pikë nga kjo transfertë.

Sfida tjetër e këtij grupi, mes Ajaxit dhe Lille, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të holandezëve, ndërsa gjermanët e Leipzig triumfuan 1-2 në Portugali ndaj Benficës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje