Nikollë Lesi: Kur egërsohet Rama bëhet keq, i ka dhënë dru Gramoz Ruçit, kurse Erjon Veliaj shpëtoi mirë nga rrahja

17 Shtator 2019, 09:43Politika TEMA

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim ku thotë se kryeministri Edi Rama ka rrahur kryeparlamentarin Gramoz Ruçi por veç ai ka guximin ta thotë.

Ndërkohë, ai pretendon se ka mundur të zbulojë se shefi i qeverisë kishte plan të rrihte edhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj por i shpëtoi.

Sipas Lesit këta të dy po “flirtojnë” me LSI-në dhe kjo s’po i pëlqen Ramës.

“Për të parë shkallën e demokracisë së brendshme në PS mjafton të shikojmë një ndodhi e cila dje filloi në Pezë dhe mbaroi në studion e news24 me emisionin e Sokol Ballës.

Dje ishte festa e 77-vjetorit të konferencës së Pezës. Në Pezë shkoi Presidenti Meta dhe zv/kryeministri Braçe, e ku natyrisht mikpritësi ishte Erion Veliaj. Sipas protokollit shtetëror, kryebashkiaku e priti presidentin, bile gjatë fjalës së tij Erion Veliaj iu referua disa herë Presidentit, ndërkohë që kamera e televizionit kapte herë pas herë që kur kryebashkiaku përmendte emrin e Ilir Metës si president, fytyra e zv/kryeministrit Braçe thartohej.

Deri këtu gjithçka shkoi mirë dhe miqësisht. Në thelb Ilir Meta është më i majtë se të majtët e PS-së, Erjon Braçe dhe Erion Veliaj, porse protokolli e detyronte të mbante përbrenda ndjenjën e së majtës. E megjithatë Erion Veliaj zhvilloi një super aktivitet në Pezë, bile e kishte filluar që një ditë më parë. Për të qenë realist Erion Veliaj është kryebashkiaku i duhur për Tiranën, ndonëse fitoi me një palë votime partiake me 30 qershor, por prapë mendimin e kam të palëkundur se edhe përballë një kandidati të PD-së, përsëri Veliaj do të mund të fitonte.

Deri paradite gjithçka kaloi festive në Pezë. Në kryeqytet, me sa duket, nuk i kishte pëlqyer kryeministrit Rama fakti që kryebashkiaku Veliaj iu referua presidentit gjatë përshendetjes së tij në Pezë. Natyrisht që edhe zv/kryeministri ndonjë sms do t’ja ketë nisur kryeministrit për Erion Veliajn.

E dihet se kur egërsohet Edi Rama apo kur fantazon ndonjë “skenar” Meta-Veliaj ai bëhet keq, pasi edhe për dreq të dy banojnë te Kodra e Diellit e kësisoj hamëndësimet shkojnë deri në ujdi mes tyre kundër kryeministrit.

Ndaj mund të shpjegohet se si Erion Veliaj ndryshoi 180 gradë në darkë te emisioni i Sokol Ballës, pa harruar se gjithçka në facebook-un e Erion Veliajt nga festa e Pezës, ku ishte me Presidentin Meta, u fshi në kohë rekord. Mjafton të shikoni momentalisht facebook-un e kryebashkiakut, ku çfarë nuk është futur, përveçse aktivitetit të përvjetorit të konferencës së Pezës me Presidentin.

Ndaj kur shikojmë se çfarë i ndodhi Erion Veliajt që quhet nga pjesa socialiste si numri dy, de facto, në PS atëherë imagjinoni se çfarë iu bën kryeministri dhe kryetari i PS-së gjithë të tjerëve, përfshi edhe ish-shtyllës kurrizore të PS-së, Gramoz Ruçi. Edhe Ruçi mori “shpullë” të fortë se pse shkoi te festa e përvjetorit të 15-të të LSI e ku doli “gabimisht” përkrah Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës.

Vetëm Gramoz Ruçi dhe këshilltari i tij Kosta Bajraba e dijnë se ç’dru ka ngrënë kryeparlamemtari Ruçi, pas gotës së shampanjës te LSI!

Kjo është Rilindje! Të bën të gëlltisësh çka thua në mëngjez dhe ta ndërrosh pllakën me 180 gradë me një vështrim inatçor apo sms të kryeministrit.

Në fakt Edi Rama mbetet një kopje e Enver Hoxhës apo e Sali Berishës së vitëve 1992-1997. Tregojnë se me një vështrim apo “këshillë” (se atëhere nuk kishte sms diktatori, pasi do bënte namin) të Enver Hoxhës përfundoje në burg ose pak më mirë, i internuar. Mbetet proverbiale një takim i kërkuar nga Enver Hoxha me profesorin e nderuar Hamit Beqja. Profesori kishte botuar një artikull në gazetën “Mësuesi”, por që nuk i kishte pëlqyer Enver Hoxhës. Dhe e lajmërojnë Hamit Beqjen te shkonte se e kërkonte vetë Enveri. Ai me vrap nxiton e ngjit shkallët e Komitetit Qendror të PP. Dhe pret pothuaj një orë në paradhomë. Ndërkohë sekretari i diktatorit bënte sikur nuk e shikonte. Dikur e thërret diktatori. Hyn profesor Beqja dhe ulet përballë diktatorit. Por ai vazhdonte leximin e diçkaje që kishte në tavolinë. Pas kaluan disa minuta Hamiti thotë me gjysëm zëri:

-Kam ardhur shoku Enver!

-Hamdi!- i drejtohet Enveri.

-Hamit e kam shoku Enver!

-Hamdi të thashë!-ngre zërin Enver Hoxha.

-Jam Hamiti- përsëriti Hamit Beqja.

-Hamdi! Partia jo vetëm të ndërron emrin, por të dërgon edhe për riedukim!- ngre zërin dikatori.

-Si urdhëron shoku Enver!

Kjo ndodhi e treguar nga një ish-gazetar, tashmë në pension, mbetet proverbiale për kohën e dikurshme, por edhe për sot.

Ndaj Erion Veliaj shpëtoi mirë dje nga Edi Rama, pasi ai edhe mund t’i ndërronte emrin pas pritjes së përzemërt të Ilir Metës në Pezë!

30 komente në “Nikollë Lesi: Kur egërsohet Rama bëhet keq, i ka dhënë dru Gramoz Ruçit, kurse Erjon Veliaj shpëtoi mirë nga rrahja”

  1. Klea says:

    Zoti gjasme Nikolla Lesi. Boll se nuk e di se per cfare flet. Nuk e mund dot Frangajn nga heqja e.Edi Rames. E ke krejt kot mor.zotni. merri ato lek qe ti jep meta
    dhe rriji mutit siper. Kaq mund te besh ti se.do biesh dhe me poshte dhe ste ka me ne erefene njeri. Ok.

    1. Baba Sirriu says:

      Ndersa ty parate e grabitesit te Shtetit Ilir Metanta nderruan emrin nga Nikolle ta bene Kërtolle .

    2. Komentuesi says:

      Me kete shkrim,me keto shpifje,Nikoll Leshi tregoi se eshte nje kalama nga trute e kokes dhe nje budalla qe tallet qyteti.Ti NIkoll Leshi t’i rruash bythen Rames, se ai do te jete per dekada kryeminister dhe ti te pullcasesh bashke me Salin qe te dogji gazeten dhe me ata shpifaraket e tjere te pd-ke dhe Lsi.

    3. Kozi says:

      Si mund të merret seriozisht Lesi – bufoni me i peshtirë qe ka nxjerre Lezha. Niveli I shkrimeve të tij dhe “imagjinata” e tij perverse e infantile janë të neveritshme.
      Se kuptoj sesi I jepet hapesire tek Tema ketij idioti – vecse për ta diskretituar për paçavuet e shpifura qe katranos në fletushken qe ja fali Frangaj.

  2. ??⚖️⚖️ says:

    Ky e njef mirë hurin ?!!!

  3. BLLOKMENI says:

    I rren menja se eshte edhe shakaxhi, por mbetet njeri i lig , sahanlepires, gjithe veset e nje njeriu negativ te cilat amplifikohen kur mbarten nga njeri i shtypit.

  4. Lapanjozet says:

    Kane pas inisiative dhe guxim disa gazetare nga zonat e Nikolles ose rreth e qark atyre zonave, qe me ardhjen e demokracise. Por, per te vetmin qe sinqerisht e respektoj ka qene dhe eshte Frrok Çupi.
    Te tjeret si puna e Nikolles ….. thjesht nxjerrin dufin dhe kenaqen duke share Ramen . Padyshim qe kjo eshte dhe
    personale, karakteristike alla shqiptare. Nuk eshte se keta po e bejne per bythlepirje karshi Metes, apo per ca lek qe po i paguan ai , te gjithe problemin e kane personale me Ramen…

  5. Adi says:

    O zot ,kur flet ky si kur flet nje llosh rrugesh…mè njeri antipatik nuk e ben me nèna dhe te drejte te kete apo nje te vertet te tregoj ,po doli nga goja e ketij ta shpif

  6. Durimi says:

    O Nokolle ! Nje je nje mut njeri ti dhe ca shoke te tu, kete e dine ata qe te njohin, pervec atyre qe u ben qejfin si idiot. Keni filluar tani dhe beni babalen (babale tani do ngelet sinonim i cpifjes) , megjithese ju keshtu keni qene. Ti je dhe pordhac , por koha e pruri te te degjohet emri, por nuk je Nikoll por nje kolle e keqe. Na mbushe me fantazine tende te cmendur

  7. xhulio says:

    Ky eshte niveli i nje gazeleshi, ky vetem histori me rrahje tregon pasi i eshte kthyer ne fobi rrahja qe sa here te donte berisha. Nji njeri pler e mbajtur mend ne memorjen e gjate te mases popullore si njeriu tipik servil dhe i pa bese.

  8. Koha jote says:

    Na thuaj pak, po ty a te kane rrahur dhe të kane vene flaken dhe kush?

    1. trimi pas ferre says:

      O koha jote ja ke fut kot plako.Niolla Lehesi dhjet gjak kur ja kujton emrin Sales e jo me ta akuzoje

  9. liliomfi says:

    Kur e rren ajo kokrra e grurit qe mund te beje dhe ky shantazh apo percaje m..t u befte gjithandej.Je nje fshatar fillestar ,nje antipatik e bythlepires i peshtire or Nikolla se dhe fytyren e ke prej gruaje qe nuk arrin dot gje ne jete vetem duke pritur se mos i bien koqet dashit

    1. Luli i vocerr says:

      O Nikoll qe leh si qen zagar por lepuj nuk kap dot.Perse nuk na the qe me 30 qershor nuk filloi lufta civile sic ishe shprehur. O bir kurve mirditor qe nuk doje as babane tende ta befte i gjithe populli dhqiptar me liber shtepie.

  10. Shpiragu says:

    Karagjos mbete nga mengjesi ne darke, mor qyqar .

  11. Dymi says:

    Ejjjj, prape foli ky funderina qe shet vetem tituj me ate gazeten e tij?!?! Eshte thjesht nje thashethemexhi qe shitet sikur ben gazetari.

  12. D.Ulqinaku says:

    Nikolle, nuk te ben pershtypje qe sa here shkruan ndonje gje, te gjith komentuesit te turren me nje urrejtje patologjike ndaj teje? Je ti, Fahri Balliu e Qim Peka qe mbani rekord per nivel shume te ulet te shkrimeve, e qe keni urrejtjen e pakufishme te lexuesve.
    E megjithate shkruani…Zoti ju ndihmofte se robi ju a ka haqur vizen me kohe.
    Sa i perket asaj qe trilloni per Prof. Dr. Hamit Beqen, Enver Hoxha ka patur nje respekt shume te madh per te dhe nuk eshte e hijeshme e njerezore te sajosh gjera te pandodhura aq me shume per te vdekurit.
    Ja kjo eshte vlera yte.

  13. Taraboshi says:

    Kritikat e debatet jane te domosdoshme or Nikoll por ti ben mire qe te ruhesh se ke kaluar shume vuajtje por Rama do te te qij ne bythe ty or langaraq.Me gjithe se nuk e dij mire se cfare race jeni ju te Spitnit Do te jeni ndonje rrace e perzier lloj hibridi.

  14. Komentuesi says:

    Me kete shkrim,me keto shpifje,Nikoll Leshi tregoi se eshte nje kalama nga trute e kokes dhe nje budalla qe tallet qyteti.Ti NIkoll Leshi t’i rruash bythen Rames, se ai do te jete per dekada kryeminister dhe ti te pullcasesh bashke me Salin qe te dogji gazeten dhe me ata shpifaraket e tjere te pd-ke dhe Lsi.

  15. SHKELZENI says:

    O LESHI LERE SE NA I MBUSHE MEBDJEN.
    TI NUK E KUPTON SA I TRASHE JE . TE KA NGELUR ORA NE VITIN 1991 KUR GAZETARI GENJENTE E LEXUESI BESONTE

  16. Jimi says:

    Ore Koli! Cfare bere me ate revolucionin qe i sugjerove Lulit dhe Metes? E rezuan Ramen ata? e terhoqen zvarre sipas direktives tende, apo e shtyte per nje here tjeter?

  17. faro says:

    Sjellja e këtij njeriu, që na u shfaq si Zë I Ri, në ditët e para të Revoltës për Demokraci, dhe pozicioni që ka zënë sot, sqaron PLOTËSISHT, se këta që na u shfaqen si idealiste të Zërit për Liri, paskan qenë krejtësisht të shtyrë dhe të mbrojtur nga ish pushteti.
    Çudia më e madhe eshtë se ca tipa si ky, nuk tregojnë as kujdesin MINIMAL , për të ruajtur në kujtesën e njerëzve portretin e bukur fillestar që krijuan publikisht,si guximtar të demokracise

  18. SHKODRANI says:

    Nkoll …….Nkoll…..Nkolll
    Me ja shkerdhy tan ropt nuk e fut nji I midis N dhe K
    personi ma i ndyre qe ka nxjerr nana prej pidhit

  19. VERI says:

    .. Po ti nuk e njeh vehten more katran ..!

  20. timo says:

    O Nikollë leshi, ti edhe kurvën e luan keq.

  21. TIRONA says:

    lesh-shpellar-lesi ,nuk ka me budalla servil ne bote !

  22. ana says:

    Gje e shpifur je o Nikoll Lesi. Aq e shpifur sa ti je nje mut me i madh se sali berisha.

  23. LORA says:

    ,,,,diversion naresh.
    Ja ,ne te tilla mender-diversione
    mbahet shpresa e te vetdjegurve.
    S’paskan shprese sherimi,,,bukur,,
    lajm i mire.

  24. qazim says:

    Gazetari me i pafytyre ky Lesi.Shkruan e thote brockulla qe dhe ata me intelekt me mizerabel nuk mund ti besojne.Tamam si grate e mehalles(ato shtepiaket injorante),qe kur mblidhen derdellisin kodra mbas bregut.

  25. Labi says:

    Nikolla i thote keto duke u nisur nga vetja, pelivani Lezhes mendon se te gjithe kane moralin e Nikolles, prsh, a nuk ja prishi gazeten Saliu, dhe prape Nikolla si muti mbas kepuce i shkon Saliut, bile Lezhjanet thone se Saliu i vuri dhe bomben te shpia dhe ky prape Saliu thote, duke u nisur nga keto dhe plot te tjera Nikolla na del nje gjysmagjel e jo burr, te tilla shkrime ne gazeta i bejne tipa si puna ketij trimit te Lezhes qe jo shtylle kurrizore qe nuk ka, po as nder shpie jo qe jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje