Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan, Olti Curri: Ndjehem 24 vjeç!

17 Shtator 2019, 12:00Shëndeti TEMA

Sapo përmend emrin e blogerit Olti Curri mendja të shkon tek buzëqeshja me të cilat lëshon fjalët thumbuese, ndoshta edhe tek thurja e ndonjë lavde që nuk e jep nëse nuk e meriton. Këtë herë është barku i tij në qendër të vëmendjes.

Rënia e dukshme në peshë e ka një shkak: rreziku nga sëmundjet. Për këtë arsye Olti vendosi të gjejë një zgjidhje të shpejtë: Spitalin Amerikan. Ekperiencën e tij para dhe pas ndërhyrjes për zvogëlimin e stomakut (sleeve gastrectomy) Olti Curri e tregon gjatë një interviste për ABC News.

Olti, trupi yt ka marrë vëmendjen jo vetëm të miqve e ndjekësve, por edhe të njerëzve mbi peshë në veçanti. Thonë: Ia doli dhe Olti Curri të dobësohet! Sa kg nuk të peshojnë më dhe si arrite t’i heqësh?

Olti Curri: Arrita në 146 kilogramë dhe isha në rregull deri në momentin kur filluan problemet me gjunjët dhe analizat e gjakut dhanë sinjalet e para. Kolesteroli dhe diabeti u shfaqën dhe në fillim nuk e besoja dhe nuk i jepja rëndësi. Por kur fillova mjekimet u ndjeja keq. Asgjë nuk ishte si më parë. Unë isha i sëmurë.

Kur u binde se ishte momenti i duhur për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje dhe pse u drejtove në Spitalin Amerikan?

Olti Curri: Ishte Mirjeta Guni, mjekja e diabetit, që para një viti ma sugjeroi këtë ndërhyrje. Asaj i thashë jo, por ndërkohë fillova të interesohem. Dhe kuptova që ashtu si në botë me të njëjtat standarte, vetëm Spitali Amerikan mund ta realizojë këtë ndërhyrje të stomakut (sleeve gastrectomy).

Unë dhe familja ime jemi pacientë të rregullt të Spitalit Amerikan, nipi im ka lindur atje, mami dhe babi janë mjekuar. Isha i qetë sepse nga informacionet që mblodha, të tre mjeket që e kryejnë këtë lloj ndërhyrje tek Spitali Amerikan janë më të mirët ndaj nga ana psikologjike isha i qetë. Kjo ka shumë rëndësi për një pacient. Unë ndërhyrjen e bëra në Spitalin Amerikan 3 dhe pas vetëm dy javësh diabeti u zhduk dhe ilaçet i hoqa.

Sleeve Gastrectomy ose zvogëlimi i stomakut siç njihet rëndom sa e vështirë është si ndërhyrje?

Olti Curri: Vështirësia më e madhe është frika nga operacioni. Unë personalisht atë sfidova. Kirurgu dhe ekipi mbështetës bëjnë diferencën. Ekipi që realizoi ndërhyrjen time ishte shumë protokollar, kreu të gjitha analizat dhe kontrollet e nevojshme para ndërhyrjes dhe kjo i jep atij edhe pacientit sigurinë për suksesin. Vështirësia e vetme për mua personalisht ishte që ndenja 5 ditë pa ujë, ndonëse lëngjet i merrja me serum. Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm. Dhimbje kisha vetem dy ditët e para, por ishin dhimbje që qetësoheshin me ilaçet e ofruara, paracetamol ose analginë.

Pas sa kohësh nga ndërhyrja hipe ne peshore?

Olti Curri: Që ditën e pestë hipa në peshore dhe kisha rënë rreth 8 kg.

Si po reagon trupi dhe truri pas zvogëlimit të stomakut? Ndjehesh i uritur?

Olti Curri: Në fillim duhet pak regjim, për dy javë vetëm lëngje, më pas lëngje më të trasha , pastaj dy javë me gatime të grira si qull dhe më pas fillohet të hahet normal. Sekreti është të lësh alkoolin dhe sheqernat. Uri kam normalisht, por sapo filloj të ha dicka ngopem shpejt.

Nëse bën një krahasim, sa ka ndryshuar sasia e një vakti dje me sot?

Olti Curri: Sot vakti im është një garuzhde si masë dhe e konsumoj në 15-20 minuta. Ka shumë rëndësi që mos ta lëndosh stomakun e ri dhe të hash ngadalë. Dhe sa më shumë lëngje.

Ndryshime duhet të ketë pësuar edhe menuja. Kujt ushqimi i ke dhënë lamtumirën e kujt i urove mirëseardhjen?

Olti Curri: Kam larguar mishin, makaronat, proshutën dhe kam shtuar salmon, peshk dhe supëra.

Garderobën e vjetër e ruan apo je i bindur se nuk do ta shohësh më Oltin me 20 kg më shumë?

Olti Curri: Garderobën e ruaj se fatkeqësisht shoh miq që po shëndoshen si unë dhe do jua fal atyre.

Fotot e tua tregojnë se je berë frekuentues i palestrave. Janë pjesë e kujdesit pas ndërhyrjes apo ndjehesh i lehtë për të bërë edhe ushtrimet më të vështira?

Olti Curri: Palestrën nuk e kam filluar akoma. Por kam filluar ecjen dhe lëvizjen sepse kam hequr 26 kg, kam hequr një thes me çimento që e mbaja mbi supe.

Une jam një nga ato që e mbajnë mend si ka qenë Olti Curri vite më parë. Me heqjen e kilogramëve të tepërt duket se ke ndryshuar edhe moshën. Meqë ra fjala sa vjeç je ? ? Përgëzime për pamjen e re!

Olti Curri: Me pamjen e re jam aq sa më ke njohur ti, 24 vjeç!

2 komente në “Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan, Olti Curri: Ndjehem 24 vjeç!”

  1. FLUTURA says:

    Bravo, inspiruese!

  2. Om says:

    Bravo ke spitali udheheqjes dhe Gulenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje