“Po ndiqem nga mafia ruse”: Vajza nga Burreli denoncon largimin e të vëllait

I riu i zhdukur

Po ndiqem nga mafia ruse… Ky është mesazhi i dërguar policisë nga një i ri nga Burreli me banim në kryeqytet. As më pak dhe as më shumë ky pretendim është dorëzuar në polici nga e motra e të riut, i cili ka humbur kontaktet me familjen për disa orë dhe nuk dihet asgjë për të. Në orën 12 të natës e motra e 32-vjeçarit, i cili është i angazhuar edhe në jetën politike, u paraqit në polici. Duke qarë ajo ka kërkuar takim me oficerët më të mirë sepse kishte diçka për të denoncuar.

E. Koleci 30 vjeç është motra e të riut nga Burreli. Vajza i thotë policisë se në orën 19:40 ka humbur kontaktin me të vëllanë dhe se ajo nuk mund të duronte dot më gjatë dhe as të priste pasi ishte shumë e shqetësuar. “Im vëlla, shton vajza, mund të jetë në rrezik jete”, ka këmbëngulur më tej motra, e cila kërkon adresën dhe t’i gjendet i vëllai, raporton gazeta Si.

Gjithë alarmimi i saj i buron nga një mesazh që i ka nisur, në të cilin e vendoste në dijeni se “po ndiqej nga mafia ruse”. Ndërkohë, më tej denoncuesja shton se Algert Koleci ka njoftuar edhe Policinë e Shtetit për këtë shqetësim. Që prej denoncimit të dorëzuar tri ditë më parë, policia nuk jep asnjë informacion nëse është gjetur apo jo i riu, pasi siç ndodh rëndom, përgjigjja e dhënë ndaj Gazetës Si ishte “po punohet dhe çdo gjë është sekret”.

Po kush është Algert Koleci

Në faqen e tij në “Facebook”, ai rezulton i angazhuar edhe me Partinë Socialiste. Është njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja si edhe komunikon në turqisht. Ndërsa nuk të krijohet aspak përshtypja se ai ndërkohë ka udhëtuar në Rusi apo se flet rusisht. Nëse është një shaka me familjen apo vërtet ai ka humbur, do të mësohet së shpejti, sapo policia ta referojë çështjen në prokurori. Sidoqoftë për momentin, policia lokale tregon se “po mundohet të kontaktojë me 32-vjeçarin”.

Largimet nga shtëpia dhe rastet e çuditshme

Zakonisht për largimet e befta nga shtëpia janë prindërit ata që paraqiten në polici. Adoleshentë që largohen pa lënë asnjë adresë dhe që pasi vendosin të kthehen, natyrisht që seancat e marrjes në pyetje nuk zhvillohen vetëm nga familja, por edhe nga policia.

“Ne kemi një taktikë për të komunikuar me adoleshentët”, tregon për gazetën Si një burim i policisë, kryesisht për t’i “gërmuar” mbi shkaqet se përse zgjedhin të “arratisen”, çfarë kanë bërë gjatë orëve të largimit dhe ku dhe me kë kanë qëndruar. “Hetimi” i të rinjve zhvillohet përherë në prani të psikologut.

Ndërsa përgjigjet e tyre janë tipike “isha me shokët”, qëndrova në hotel apo ika me të dashurën/in. Por, një psikologe që ndjek raste të largimeve të fëmijëve tregon që zakonisht ikjet nga shtëpia nuk ndodhin vetëm për shkak të grindjeve dhe rebelimit të moshës. “Tipike e adoleshentëve në kryeqytet është arratisja me partnerët që njohin, dëshira për aventurë dhe ndikimi i fortë nga rrjetet sociale”, thotë ajo.

Psikologia që kërkohet shpesh nga policia për raste të tilla tregon në anonimitet për gazetën Si se “po i akuzojmë pa të drejtë adoleshentët për fikjen e telefonit dhe ikjen nga shtëpia”. Diçka e tillë po ndodh edhe me të rriturit, sikundër ka qenë së fundmi arratisja e një 48-vjeçareje të pamartuar nga banesa në kryeqytet. Ajo jetonte me të ëmën dhe denoncimi për të u dorëzua nga e motra.

Pas kontrolleve në sistemin Tims, policia zbuloi se gruaja kishte dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe siç ajo u përgjigj katër ditë më vonë; “Jam për qejfin tim”. Epo ndoshta duhet të bëhemi më të duruar dhe të ulemi e të flasim shtruar me familjarët tanë.

Një burim tjetër tregon se rasti më flagrant i largimit është ai i L. Muratit së bashku me fëmijën e mitur. Ajo jetonte me të motrën në Durrës dhe pas një konflikti të çastit ka marrë fëmijën e saj dhe ka ikur pa treguar se ku. Pak ditë më vonë, ajo u gjet në rrugë duke lypur. Policia e pyeti gruan në prani të punonjëses për mbrojtjen e fëmijëve dhe ajo tregoi se ishte nisur për në Maqedoni.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Po ndiqem nga mafia ruse”: Vajza nga Burreli denoncon largimin e të vëllait”

  1. tropoja 12555 says:

    eshte me partin socialiste po normal nese eshte kontigjent krimi patjeter aty e ka shpin e vet haha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *