Profesori në Elbasan i kërkon favore seksuale studentes: Kur të ikin “miqtë” do vish e përgatitur?

17 Shtator 2019, 21:19Sociale TEMA

Një studente ka denoncuar ne emisionin Stop pedagogun Denis Himci, se i ka kercenuar favore seksuale per te marre provimet. Ai i kërkon puthje, duke i bërë të qartë zinxhirin e marrjes së provimeve.

Madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes. Profesori-Doktor i Shkencave kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…

Profesori-(Flet me sekretaren) Përshëndetje! Hë mo! Si të kam? Si kalove? Të lutem! Do vish këtu pak?

Studentja-Nuk e di, ta shpjegoj tani, duhet të kuptohesh!

Profesori-Mirë! Çfarë do ndryshojë? Unë një javë, pastaj një javë pushim unë, kur të vij unë, o jemi takuar 100 herë, se kam kaluar dhe ditë këtu unë. Do më puthësh, edhe ndaje! Po a jo?

Studentja-Shiko çikë! Tani, unë sot s’erdha e papërgatitur.

Profesori-Po një puthje po të kërkoj, se s’të dua asnjë gjë tjetër! Kur të vish e përgatitur pastaj vetë, më thuaj vetë, se s’të them më gjë. Po ma jep një puthje tamam, ta dish, që më ka puth më ka xhan, se kjo tregon, që më ke xhan, kur më puth tamam. Kur më puth ashtu, i bie, që ta jap kështu, për gjynah, për sevap. Mua mos m’i bëj gjerat për sevap! O i bën, se i ndien, o mos i bëj! E thashë! Fola gabim?

Studentja-Jo, jo!

Profesori-Se kështu, unë kështu jam i drejtpërdrejtë, prandaj nëse, ndoshta kam bërë edhe gabim.

Studentja-Jo, jo, po thjesht…

Profesori-Nuk do!

Studentja-Jo, jo, jo, jo! Dëgjo! Dëgjo tani, të ta mbaroj fjalinë! Nuk hëë.., thjesht jam e papërgatitur.

Profesori-Dhe një puthje më, pse ça ka për t’u përgatit. Për një puthje, se një mend më fute trefazorin! Thuaj nuk dua dhe kaq lemë! Ehuu më nxori thinjat, më bëre me djersë të ftohta.

Profesori-Hajde!

Por si funksionon mekanizmi i marrjes së të gjitha provimeve? Si bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pedagogët? Profesor Denisi e shpjegon fare mirë më poshtë…

Profesori-Tani do pyesësh, janë e do, që janë pa sezon, ke dy firma.

Profesori-Do pyesësh Anën! Te ato të vitit të parë duhet të ikësh të pyesësh, të interesohesh për ato të vitit të parë! Atëherë ti fillon i gjashti, data e parë 11, po duhet të kesh dy provime para datës 11. 11,16, 18, 22, 25, 28, 3, 4, 9 10, gjitha këto t’i japim tani. 2 janë të miat, 2 Shehu, Pikën kam pikëpyetje, 3 Shehu, këtu jam vetë unë në komision. Etem Minga paska 3 copë, do i blejmë ndonjë parfum, ndonjë gjë kësaj ne, hë se ia blej unë, paska 3 provime…, q..a nonën! Shih sa ka 1,2,3.., një jam vetë unë, 3!

Profesori-3, 4 provime, q…a ropt! 4 provime! Se ka një këtu, një këtu, kjo patjetër!

Profesori-Duhet ta bëjmë Nilën, se s’bën! Më mirë mbarojmë Nilën. Ardianin e kemi në 4, këtë e ke të mbaruar. Kam një çikë, po edhe kjo do ma dëgjojë llafin, se e kam mikeshë. Atëherë Ardianës, duhet Gramatika Italiane, Ardian Lame, Denisa prapë pika, paska, dy pika, Fatos Gjata, ose bëjmë Tosin, Tatos Gjata, Fatos Gjata. T’i them Tosit unë, mbase e mori kjo, Nila 3, Ardian Lame…, pra neve punë kemi me Nilën mbi të gjitha, qenka 1,2,3,4. Ka dy kjo Anglishtja, që lëmë për punë (nuk kuptohet), Ardianin dhe Ardianin… Këto janë të gjitha të mbyllur për mu, vetëm Nila, do s’do, do i bëjmë ndonjë peshqesh, ndonjë gjë, ndonjë parfum, ndonjë gjë. Unë kam dy, ka katër…

Studentja-Ah, e kuptoj!

Profesori-Janë shumë!

Pas kësaj, profesori dhe studentja hipin sërish në makinë… profesori i kërkon studentes që takimin tjetër të vijë e përgatitur, duke nënkuptuar se nuk do të mjaftohet vetëm me puthje.

Profesori- Jemi në rregull! U qetësove?

Studentja-Po, po! U qetësova!

Profesori-U qetësove ndonjë çikë, apo prapë, si e.., gjithsesi të lutem! Nga ky moment, po s’u përkushtove te gjërat e tua, jo se s’dua unë, po të përkushtohesh, të vish ditë për ditë, ditë për ditë, datat e provimeve s’duhet të mungosh te asnjëra, që ato të paktën të fiksojnë! Hajde të paktën tek këto ditët, që kanë ngel deri në datë 6!

Studentja-Po!

Profesori-Se dy javë, tre javë janë, dreqi ta hajë!

Studentja-Po!

Profesori-Hajde të shohin, pastaj komunikojmë me ndonjë!

Studentja- Ok!

Profesori- Mos më hajde më pa përgatit, se do të vë 4, hajde e përgatitur herës tjetër!

Studentja- Të vij e përgatitur?

Profesori- Hë pra!

Studentja-Të marr vesh…

Profesori-As ti s’vuan për gjë, as un s’vuaj për gjë! Dakord?

Studentja-Po!

Profesori-Po pate një fije feeling, ok! Po s’pate fije feeling…, të kam shumë xhan thuaj, po e lemë këtë muhabet!

Studentja-Ok! Në rregull!

Profesori-Edhe unë s’mbahem pastaj, se unë, dhe unë.., kështu rompi coglione (Italisht ) pastaj, se të çan bythën 100 herë.

Studentja-E kuptoj!

Profesori-Më mirë sa më pak ushqim për të tjerët, për thashetheme!

Studentja-Po!

Profesori-Si bën ti…, bën edhe si interesante…

Studentja-Profesor! Do preki reputacionin tënd!

Profesori-Më plasi trapi!

Studentja-Si të plasi trapi?!

Profesori-Reputacioni nuk është kështu, me ashtu fitohet…

Studentja-Hapet dera, po hë!

Profesori-Nuk hapet!

Studentja-U hap!

Profesori-Nuk u hap, pra!

Studentja-Të zbres unë, se nuk dua të kalojnë dhe gocat!

Profesori-Ok!

Studentja-Ciao!

Profesori-Ciao!

Takimin e fundit, studentja u desh që ta gënjente profesorin se ishte sëmurë, pasi insistimi i tij kishte arritur kulmin.

Profesori-Mirëdita!

Studentja-Mirëdita profesor!

Profesori-Kam emër unë! Të lutem!

Studentja-Më pëlqen, të thërras profesor! Ca ke me mua?!

Profesori-Jo, ça ke ti me veten tate?!

Studentja-Pse, ça kam unë?!

Profesori-Qysh nuk erdhe një ditë, më the mirë, më premtove, çke ti, do vij në shkollë, s’ke ardhur asnjëherë. Hë prapë e kam fajin unë? Hë prapë?

Studentja-Po tani, s’më vihet.

Profesori-Po gjë tjetër, bahet?

Studentja-Ncuq, jo!

Profesori-S’je përgatit as sot, do ta ngelësh kështu, qysh e ke nisur…

Studentja- Jo, jo! Pse do ngel?

Profesori-Do ngelësh, se vjen e papërgatitur, se the sot jam e papërgatitur. Kur të shkoj në Tiranë!

Studentja-Po e prek me duar, nejse (fytyrën).

Profesori-Nuk të prek, jo!

Studentja-Jo, jo! E prek me duar dhe më bëhet kështu!

Profesori-E ke pas vija-vija.

Studentja-Po e di, po dëgjo! Jam e papërgatitur për arsye, se isha e papërgatitur, kur më erdhën disa miq.

Profesori-Po mirë! Kur do vish e përgatitur? Ta di të paktën! Mirë, kur të duash ti!

Studentja- Çfarë të bëj unë?

Profesori-Po kështu, ti nesër.., mund të vijnë ca miq!

Studentja-S’e dija!

Profesori-Të erdhën miqtë!

Studentja-Eh..!

Profesori-Kur ikin miqtë, dakord, iku dhe e enjte sot, se e di unë, je mjeshtër ti.

Studentja-Po miqtë mund të ikin për nja një, për nja 4 -5 ditë.

Profesori-4-5 ditë, javës tjetër, domethënë…

Studentja-Kanë ik!

Profesori-Javës tjetër do vish e përgatitur?

Studentja-Po, po!

Profesori-Llaf burrash?!

Studentja-Po pra, unë s’dua të ngel!

Profesori-Në rregull! Mirë, që e ditke! Tani hape çikë letrën!

Studentja-S’e kam unë me vete!

Profesori-Mirë më, qysh ta shpjegoj unë ime? Ia q..fsha nënën! Të kam dhanë letrën në dorë, ti prapë s’e ke. Po fotografinë, s’e ke të paktën?

Studentja-Jo!

Profesori-Ça do flasim ne?

Studentja-Për ça supozohet ta kisha me vete? Ore thjesht, fole apo s’fole, për… me peda… me…?

Profesori-Me të gjithë, o burrë kam fol, nga i pari tek i fundit! Po unë duhet të shikoj datat, se më thanë, kur i ke datat?

Studentja-A tha Ardiani tani, që duhet të japë provimet e vitit të parë?

Profesori-Po ato do japësh dhe unë ta shpjegova, ça të kam thanë unë.

Studentja-Atë pra, ça…

Profesori-Të njëjtën gjë!

Studentja-I shikoj vetë datat unë.

Profesori-Po mirë pra, jo po më duhen dhe mu datat, se do iki t’i takoj unë prapë!

Studentja-Mirë, se i dërgoj unë me foto, kur të vete tani në Tiranë, ta dërgoj me foto atë!

Profesori-Nuk do ikim bashkë deri te TEG-u?

Studentja-Jo, jo, se po pret ajo shoqja ty!

Profesori-Je bërë kokrra e legenes, je bërë!

Studentja-Pse more legene unë? Ç’ke me mua, more profesor?! Ti je njeri i kulturuar.

Profesori-Dëgjo, dëgjo!

Studentja-Si mund të flasësh kështu?!

Profesori-Po lërë më, se nëna më bëri çun, pastaj u kulturova vetë unë!

Studentja-Të bëri çun nëna, po ç’lidhje ka, të bëri çun?!…

Profesori-E pra, që po më tregon kulturë.

Studentja- Duhet të jesh i kulturuar!

Profesori-Uuaaauu, po të lutem, ke të drejtë!

Studentja-A je profesor ti?

Profesori-Ç’lidhje ka?! Profesor jam, mbaroi ora e mësimit!

Profesori-Tani…

Studentja-Shih me këto pedagoget e vitit të parë, është çdo gjë në rregull? Është mbyll muhabeti? Hë re,se po flas seriozisht!

Profesori-Dhe unë seriozisht po flas!

Studentja-Po ti s’po më kthen përgjigje, vetëm shikon ashtu…

Profesori-Më vjen inatë, sepse ta kam thënë unë këtë, që ik pa merak e ti bën po muhabeti..

Studentja-Avash-avash, se gropa…

Profesori-Unë nuk jam as legen, gjithsesi koha do ta vërtetojë, un s’jam legen, se më vjen shumë inat me këtë…

Studentja-S’thashë more që je legen.

Profesori-Po jo pra, se mo më kështu, unë kur e them një gjë, unë jam, o dhite, mirë? Unë jam o nxirre e mbaj, o dhite e haj..!

Studentja-Epo si je ti tani?

Profesori-Unë jam tek e para, kur e them një llafe qielli me tokën, e kthej përmbys e s’e bëj!

Studentja-Hë ça ke?

Profesori-Asgjë, të kanë ardhur edhe nga goja ty?

Studentja-Po jo, nga goja jo, po…

Profesori-Ej, këtë faqen, jepja ndonjë tjetri ti..!

Studentja-Pse more? Tani çdo nxënës nuk përgatitet tamam për provimin, lë ndonjë gjë mangut.

Profesori-Unë të thashë! Ti mirë, që mangët ke lanë, por ti s’po lufton as për pesën!

Studentja-S’po luftoj as për pesën?

Profesori-Hëë..!

Studentja-Oh, shumë vapë. O lëvizim, se po na bie dielli, hë…

Profesori-Nga anët tona i thonë: nuk më do bytha, pa marrë një puthje, nuk e di si e ke ti nga Berati andej, ça anësh, si i thoni..?

Studentja-Shumë vapë këtu, nuk rrihet!

Profesori-Po pra, do më puthësh një çikë?

Studentja-Të puth unë ty? Pse? Apo do të marr për burrë?

Profesori-Po e the dhe njëherë, lëre fare!

Studentja-Hë, se bëj shaka, bëj shaka!

Profesori-Ti, kë puth ashtu, ti më?

Studentja-Ahh, tashi boll!

Profesori-Oouu…

Studentja-Hë tashi! Hajde, hajde, se për Zotin është shumë vapë këtu, nuk po rri dot!

Profesori-Më puth tamam, që të iki! Ti e ke në dorë! O ikën shpejt, o ikën vonë, ti do vonohesh, s’po vonohem unë.

Studentja-Eh, Zot i madh!

Profesori-Është shumë vapë me vërtetë, bjere të puth shpejt e të ikim!

Studentja-E kam seriozisht! Më prishe buzëkuqin! Më prishe buzëkuqin!

Profesori- Ej! Pse nuk më puth tamam?

Studentja-Ooh.., mos më picko!

Profesori-Pse të shikon ndonjë?

Studentja-Profesor! Të lutem shumë! Tregohu profesor!

Profesori-Qysh ia ke kaluar këto ditë?

Studentja-Mirë, mirë!

Studentja-Ore profesor, të thashë edhe njëherë!

Profesori-Po më the edhe njëherë profesor, sinqerisht ne të dy, nuk do kemi më punë bashkë!

Studentja-Po a je profesor ti?! Kam qejf unë, kur të thërras me grada. Ça ke? Është gjë e bukur, mua më pëlqen.

Profesori-Të lutem shumë!

Studentja-Profesor Denisi, ok! Po ta them dhe emrin dhe po na bëhet qejfi të dyve.

Profesori-Jo!

Studentja-Po a do emër ti?

Profesori-Thuaj doktor!

Studentja-Pse doktor?

Profesori-Se jam doktor!

Studentja-Po s’je doktor, ti je profesor!

Profesori-Doktor Shkencash!

Studentja-Unë për profesor të njoh!

Profesori-Jo, unë jam doktor!

Studentja-Eh po mirë profesor-doktor shkencash, Denisi!

Profesori-Unë jam doktor shkencash!

Profesori-Ma trego një çikë tani!

Studentja-Pse duhet të tregoj, thjesht nuk flas dot, gjithsesi do takohemi!

Profesori-Qysh ta kuptoj unë që më ke xhan, apo s’më ke xhan?

Studentja-Takohemi të enjten edhe merremi vesh! Ok prof?

Profesori-Takohemi, me kaq të shtyme, sa do dalim..

Studentja-Ciao!/

24 komente në “Profesori në Elbasan i kërkon favore seksuale studentes: Kur të ikin “miqtë” do vish e përgatitur?”

  1. asd says:

    I ngjan nje bisede gallate, e cila eshte perdorur per te futur ne “kurth” profesorin.

  2. Mamaja says:

    Kush i ben pedagog keta injorant? Ai nuk di te flase shqip ne radhe te pare. Kaq keq paskan katandisur universitetet shqiptare sa perfundojne ne duarsh pedagogesh qe nuk dine te formijne fjali korrekte sipas drejteshkrimit?
    Epo kur do te bej dashuri dhe ky qe qenka nje shemtire, o Perendi e madhe.
    Moj vajza poa keni sy ne balle apo dhe ju jeni si ky???
    Mjere Shqiperia ne cfare duarsh po bie.!!!!!!

  3. A says:

    Vazhdoni e mbroini keto kurvat se si shoqeri jemi shume ne rregull…mbi 20% divorset.
    Kush i tha kuves te hipte ne makine? E shume e shume pyetje e pikepyetje te tjera.
    Keshtu do vazhdoje tere jeten kjo kruva…sic u mesua me shkerdhatacion, tere jeten e saj shkerdhatacion to mendoje e do prodhoje ….dhe kulmi eshte qe shoqeria jone “e mencur ” i mbeshtet.
    E kam thene dhe me perpara….cdo gje e keqe qe i vjen shqiperise ndodh sepse “nenat shqiptare” jane me banalet ne bote…po te ishin te sakta,kurresesi nuk do ishim kjo shoqeri qe jemi
    Pa na degjuar njeri…ne dreke degjova nje ” nene” qe i thoshte te birit se: nusen e kemi marre per ta shitur dhe qenke budalla qe se shet…Nena te Birit!?
    Mboini se ua keni e kemi pare hajrin

    1. Aksi says:

      Ah mortja qe te ka harruar e s’te ka ngrene keto mend te bukura qe paske… Po cdo studente e deshtuar ne mesime mund ta provoje ta provokoje nje profesor, o debil! Ca dmth kjo, qe profesori te bjere ne kurth e t’i shkoje nga mbrapa? Pse ca eshte ai, kalama 5 vjec qe shkon pas cokollatave? Jo mo jo, i do bytha dhe e bejne, sepse s’kane pike intelekti dhe integriteti dhe as nuk e dine peshen e fjales Mesues e Profesor. Nenave shqiptare ti ne pergjithesi mund t’ua hash mutin. Madje dhe jot eme qe ta ka rritur me kete mentalitet prej neandertali nuk ka faj e gjora se eshte viktime e nje shoqerie te dhjere, ku gruaja eshte bishti i kavallit. Ik n’kafe tashi hap syte pas grave te huaja dhe pastaj ankohu pse jane rritur divorcet. Cope mishi!

  4. Krio says:

    te ken kujdes ata profesor qe futen me kalu vajzat.
    genjeshtrat si e kam komshie, i njoh baben nuk shkojn.
    profesor pervez. bjeri me dore o bq dhe mos shkatro jeten e tjetres.
    edhe vajzat duhet ta din se duhet ti marrin provimet me djerse. jo duke provoku profesoret e semur

  5. Vlora says:

    Mendoj qe e kane provokuar dhe futur ne kurth. Gjithsesi eshte faji teresisht i tij!

    1. mondi says:

      Hajde Vlora hajde.Po atij i ra goja cope duke i thene kur do me puthesh ore i zi.Pale mos kishte rregjistrim fare do kishe thene qe profesori nuk ia hodhi syte.I ndershmi nuk ti hedh syte o njeri jo me te te marre ne makine .

      1. Vlora says:

        Mondi di te lexosh?! Une them eshte terresisht faji i tij. Nqs ti nuk shikon qe edhe e kane futur ne kurth atehere s’kam ca te te them, ruaj opinionin tend.
        Dite te mbare,
        Vlora

  6. Bllokmeni says:

    Kjo ishte reforma ne arsim e sales, shqyej dyert, kanatet, shalet, te gjitha. Krijuam studentin qe te mbetej ne te gjitha provimet si dhe pedagoget te paafte qe u punon mendja vetem per sex.Dhe kush eshte produkti, te rinj e te reja alfabet funksional.

  7. Fatos says:

    Ok dakord se ky është rrotë kari, po kjo është rrotë kurve ama, se paska dashur të kalojë provimet pa mësuar. Rracë kurvash.

    1. mondi says:

      Rrotat e kurvave mbine pasi univrsitetet u zaptuan nga rrote karat e sali kurves.Perndryshe nuk do e conin neper mend universitetin .

  8. I kruhet edhe kesaj zonjushes. Dashka te marre shkollen pa mesuar fare…

  9. Drejtesi says:

    Ka tene sistemi i vlerave, nje komb qe mbetemj ne fund te gremines…

  10. ela says:

    jam studente ke artet e njejta histori me ka ndodhu me GAZMEND GJOKEN dhe KASTRIOT ÇAUSHIN

    1. Peshkaguri says:

      Replik per Ela! Merr guximin se bashku me shoqet tuaja dhe i denonconi keto plehra ne te kunderten keto monstra do te vazhdojn te qet te shkaterrojn jeten studenteve te tjera.Ky perversi me emrin Denis te shkoj vet ne prokurori ndryshe policija te shkoj dhe ta arrestoj brenda ne unversitet.Si te besoj nje prind kur femijen e dergon ne unversitetet shqiptare?Te forcohen ligjet dhe te krijohen shoqeri studentash per te kontrolluar bastardet e epokes berishiane.

  11. PRIND says:

    TE TRIDHET, APO TE KASTROHET SI I THONE NDRYSHE.
    KEMI MARRE FRIKE TE COJME FEMIJET NE SHKOLLE NE SHQIPERI NGA KETA MONSTRA.
    YTTT RRAC E POSHTER.

  12. Arbeni says:

    Une nuk jam i befasuar nga sjellja e ketyre monstrave qe ndodhen me qindra ne Shqiperi. Fatkeqesi eshte se asnje force politike nuk e ka ne program te rreformoje universitet por vene partizanet e tyre; dhe Rilindja akoma me keqe nuk guzon ti shkarkoje disa monstra berishiane se ka frike nga “gjyetia e shtrigave” kesaj i thone te mos kesh Koqe !
    Po Kur Rektori i Elbasanit eshte nje pervers qe nuk ka la femer pas shkerdhy e ngacmu. Skender Topi profesori i bajgave dhe mashtruesi me i madh qe mund te ekzistoje ne Shqiperi. Ai ne kohen kur Tritan Shehu ishte minister shendetsie eshte implikuar per trafik organesh te femijve zhitane nga Tirana, Elbasani ne Bari t’Italis.
    Qe zoti Edi Rama pret Spakun per te sqaru krimet e Berishes dhe Bashes apo Metes une e kuptoj dhe mund t’ja fal akoma edhe 5-6 muaj, Por qe Edi Rama nuk arrin te pastroj Universitetet nga keto monstra si Skender Topi, kete nuk ia fal. Ket nuk ka vend per Spak. Mjafton qe Ministria e Arsimit te verifikoje curriculm e çdo Rektori, Dekani apo dhe Pedagogu, dhe gjithçka do dali. Profesori i mutit Skender Topi, edhe ne Mjeksi ka ngelur nje vit dhe mesataren e ka jo me shume se 5, pa permendur sjelljen e tij qe disa here eshte bo problem ne fakultetin e mjeksise per perjashtim ne vitet 88-90. Si mundet nje medioker mashtrus e injorant te jete ne krye te dijes !!!!!
    Si mund qe shqiperia te pranoje nje drejtus te tille ne instituicionin e Universitetit ! TURP e mjere ne.!

  13. Nick says:

    Po kur shkojne ne universitet me 6 mesataren çdo presesh?!? Me nder studentë pa pike integriteti e pedagoge cipë plasur, bordello hesapi,ndyresi nga te gjitha palet!

  14. Timi says:

    Hajde rrote kari hajde! Hiwini titullin e pamerituar profedor doktor dhe perjashtojeni nga puna…
    Shteti e shoqeria e semure shqiptare duhet urgjentisht td legalizoje e lejoje prostitucionin. Eshte ilaci me i mire qe tipa idiote si ky karprofesor te shfyhen dhe te shkokme e te punojnw me dinjotet e jo te ngacmojne studentet.

  15. Profesori says:

    Mos u habisni! Kjo ndodh rendom ne zyrat shteterore, ka ministre dhe ministra qe kane bere karrier nepermjet marredhenieve seksuale dhe homoseksuale me ‘shefin’. Ky profesori eshte nje perves i vogel, nuk eshte asgje ne oqeanin e paligjshmerise, provincionalizmit shqiptar, te pakten kete te ziun po e provokonin. Vete autori i emisionit Stop eshte nga njerzit me pervers dhe te korruptuar. Pyesni mire se sa pervers eshte me vajzat e reja studente qe shkojne per te kerkuar pune. Mos u habisni shqiptar, te gjithe jeni perverse, mazokist, sadist, te korruptuar. Pse habiteni kur shihni dicka qe te gjithe e dime dhe jemi. Ky komb eshte pa heronje per vlerat e larta demokratike, per nje shtet te brabarte per te gjithe. Pa heronje per rekrutime te drejta ne administrate. Mos u leshoni mbi nje profesor te vogel, provincial te korruptuar. Leshohuni mbi vete, te tille jeni.

  16. dyshuesi says:

    Njeriun mud ta ndajme mes e lart dhe mes e poshte. Per mes e poshte jemi si te gjithe gjitaret . Per kete ka menduar natyra . Mes e lart eshte produkt shoqeror pra mendimi shkollimi kultura zakonet morali jane ato qe na dallojne nga kafshet. Pra siç kuptohet jemi te paisur me dy koka njera lart tjetra poshte (mashkujt e kam fjalen) . Por ka nje problem nuk mund te punojne te dyja njekohesisht. Kur punon njera stakohet ,del nga puna, tjetra. Ky profesori nuk mund te gjykohet si profesor duke u nisur nga mesi e poshte. Ndoshta mund te jete i zoti si profesor. Maedhenia nga biseda duket normale . Po ndihmon dashnoren qe te marri provimet te cilat nuk i mer dot duke mesuar.

  17. wickedgame says:

    Ky mostra ka qene kryetari i keshillit te qarkut te Elbasanit ne kohet e pd se vicidolit ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje