Revolucioni që po u ha kohën, bijve të vet

Nga Mero Baze

Pesë aleatët formalë të PD, janë mbledhur në kantinën e Agron Dukës dhe i kanë kërkuar Lulzim Bashës të ulen me Edi Ramën, sipas një plani të hartuar së bashku, ku përfshihen ndryshime kushtetuese, ndryshime të Kodit Elektoral, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit etj.

Monika Kryemadhi, që ka shmangur darkën me verë mes burrash, ja ka thënë sot, thuajse të njëjtën gjë, duke u përpjekur t’i heqë turpin për takimin me Ramën.

Të dërguarit ndërkombëtarë që vijnë e ikin në Shqipëri pa vrarë shumë mendjen për krizën, po ashtu po i kërkojnë opozitës të ulet në tryezë për reforma ligjore. Kushti i vetëm i të gjithëve është që Lulzim Basha të mos ulet vetëm me Edi Ramën, por bashkë me të tjerët.

Situata është tragji-komike për faktin se Lulzim Bashën po e trajtojnë të gjithë si një delikuent të papërgjegjshëm, që duhet të shkojë i shoqëruar në takim me të rriturit, ndërsa vetë Lulzim Basha nuk ka asgjë për të reformuar në tryezë me Edi Ramën.

Ai nuk ka gjë për të shtuar në ndryshimet kushtetuese, nuk ka ndonjë ide se si mund të shpëtojë po ndryshoi përsëri ligjin e dekriminalizimit, dhe mbi të gjitha, ai  është dakord me Edi Ramën, lidhur me sistemin elektoral, pasi është i vetmi sistem që i jep atij autoritet në parti.

Ajo që u premtoi Lulzim Basha aleatëve para se të niste revolucioni, ishte gjunjëzimi i Edi Ramës me revolucion, me djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, dhe jo mundja e Edi Ramës përmes një marrëveshje të re me të, qoftë dhe me pesë aleatët e tij dëshmitarë.

Përpjekja e të gjithëve për t’i nxjerrë turpin Lulzim Bashës dhe për ta ulur me Edi Ramën, është qesharake, pasi ai nuk ka problem dialogun me Edi Ramën, por mundjen e Edi Ramës.

Nëse ai pranon të ulet sot në tryezë me Edi Ramën, duhet të pranojë që i ka dështuar revolucioni dhe revolucioni i dështuar ka kosto, pasi siç ka thënë dhe Berisha, lideri duhet të ketë bilanc.

Nga ana tjetër, nëse Lulzim Basha duhet të ndryshojë kursin dhe të pranojë humbjen e revolucionit, ai duhet të ndryshojë dhe aleatët e tij.

Këta që po i kërkojnë të ulet me Edi Ramën janë ata që i kërkuan të nisë revolucioni dhe i qëndruan në krah në gjithë atë marrëzi që desh futi në luftë civile Shqipërinë.

Ata që e kundërshtuan dhe nuk i shkuan pas Lulzim Bashës, janë në Parlament, ose jashtë tij, në parti të tjera. Lulzim Basha nëse ndryshon kurs, do t’i duhet së pari të ulet me ta, të pranojë që gaboi dhe të mbështesë idenë e tyre.

Ulja në tryezë me Edi Ramën nënkupton rikthim në sistem dhe rikthimi në sistem bëhet duke ripranuar opozitën parlamentare, duke ja lënë asaj përfaqësimin e PD në Parlament dhe duke u përpjekur të rintegrohet përmes tyre.

Pa ata, PD në zgjedhjet e ardhshme është një parti jo parlamentare, pa asnjë deputet dhe kryetar bashkie, pa asnjë fond nga shteti dhe pa asnjë të drejtë më shumë se Bindja Demokratike e Patozit, apo ndonjë parti tjetër që mund të formojë opozita parlamentare.

Ndaj historia e opozitës tanimë nuk zgjidhet nga ata që përkrahën rrugën e revolucionit. Ata kanë dështuar dhe të humburit në luftë janë thjeshtë të vdekur.

Rikthimi i PD në tryezë bisedimesh është lajm i mirë për PD, por jo për Lulzim Bashën. Atij do t’i duhet t’i hapë rrugë dikujt që nuk kishte përgjegjësi për këtë greminë ku e hodhi PD dhe duhet t’u kërkojë ndjesë gjithë atyre që i mallkoi si armiq të PD, vetëm pse nuk pranuan rrugën që sot të gjithë e quajnë dështim, por Lulzim Bashën nuk guxojnë ta quajnë dështak.

Në parim çdo revolucion u ha kokën bijve të vet, kurse ky revolucioni i dështuar i PD, thjesht po u ha kohën, duke u marrë me Lulzim Bashën. Dhe kanë për t’i gjetur zgjedhjet e vitit 2021, duke ju lutur të mos ketë frikë nga Edi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Revolucioni që po u ha kohën, bijve të vet”

  1. Sali Trimi says:

    Per mendimin tim PD dhe LSI kerkojne qiqera ne hell. Vet Sali Berisha si burri me i zgjuar i PD deklaroi se ose revolucioni fiton ose opozita shkrihet.
    Ne kushtet kur revolucioni deshtoi, PD dhe LSI duhet te shkrihen, ashtu sic parashikonte Sali Berisha para se te fillonte revolucionin. Eshte paradoksale qe aleatet e PD dhe LSI kerkojne bisedime me PS per te diskutuar probleme madhore, sic jane reforma zgjedhore apo vene parakushte per qeveri teknike. Kesaj i thone edhe I dhjere edhe koken lart. Ata nuk kane te drejte te kerkojne, por vetem duhet te nenshkruajne kapitullimin, ashtu sic ndodh ne bote kur mundesh nga armiku. PD dhe LSI shpallen armik te Shqiperise Ramen dhe vendosen ta linconin dhe terhiqnin zvarre. Vendosen qe me revolucin do shkaterronin PS dhe do fusnin ne burg gjithe antaret e PS. Me cte drejte ata kerkojne bisedime pa neshkruar shkrirjen e PD dhe LSI? Po Sali Berisha pse nuk flet me?
    Arsyeja tjeter paradoksale qe PS nuk duhet te shkoje ne bisedime me PD dhe LSI eshte egzistenca e opozites funksionale qe eshte ne Parlament.
    Cfaredo qe PS te bisedoje me PD dhe LSI, ato duhet te kalojne ne parlament. Ne keto kushte Rama nuk ka pse te harxhoje kohe me diskutime pa fund me PD dhe LSI, per problem fundamentale. Ai duhet ta beje kete me opozoten parlamentare, sepse kjo lehteson proceduren per miratim.
    PD dhe LSI duhet te akordohen me shoket e tyre qe jane ne parlament si fillim dhe pastaj Rama mund te bisedoje me opoziten parlamentare.
    Ne kushtet egzistuese, PD dhe LSI si forca politike duhet te degjohen, por ne asnje menyre te arrihet marreveshja me ta. Marreveshja arrihet ne Parlament.
    Imagjinoni se cdo ndodhte ne Gjermani apo Amerike sikur Merkel apo Trampi te merrjej vesh per ndryshime me partite jashteparlamentare dhe te injoronte perfaqesuesit qe jane ne Parlament. PD duhet te heq dore nga rrumpalla njehere e mire dhe te kuptoje qe dhuna dhe shantazhi jane armike te demokracise. Rama mos te luaj demagogji por tua spjegoje atyre qe jane te mirepritur per te biseduar por jo per te vendosur. Propozimet e mundeshme te tyre, PS duhet ti gjykoje me qetesi dhe te vendose se cilat jane per parlament dhe cilat jo. Kjo do mesoje ne te arthmen politikanet amatore shqiptare qe te mos ta kruajne by… me gjethe fiku….

  2. Komentuesi says:

    Shume bukur.Basha duhet te hap krahun,ndryshe pd-ke perfondon ne humner.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    C’fare ofendimi me kete “krietar”.. Partia qe ka mbledhur me shume se 500 mije votues nen votimet e atehershme, eshte kthyer ne nje kufome ku 5 ose 6-sht parti qe nuk mbledhin dot as 6 mije vota ti mbledhesh te gjitha se bashku, bejne direktiven e Partise Demokratike.. Hajde mendje hajde.. Partia Demokratike nuk ka ku te shkoje me keq.. Vendos aty nje veshgjat dhe do japi te njejtat rezultate si ky qesharaku qe eshte tani.. Kam nje pitje: C’fare beni akoma degjoni nje person qe nuk di te negocjoj ?!?! Imagjino te kishte populli kete kryeminister dhe ky do te fuste ne BE.. Hapu dhe !! Ky kujton akoma si ne kohen e Ligjit te Kanunit nga Doktor Kerma qe politika eshte ose gjithshka ose asgje.. Nuk funksjonon politika ashtu.. Politika eshte negocijim.. Humbet per momentin dhe fiton me vone kur je I pjekur dhe populli do dicka tjeter.. Jo ti improvizon duke shitur pakicen si shumice dhe thua: S’ka votime pa kryeministrin.. Je ne metro apo s’je ne metro ti vlla ?!?! C’fare vule mban ti te gjithshkaje ?!?! Ai ka qeverrine, ju doni dhe kushte.. C’fare kushtesh ?!?! Jo kushte por negocijime.. Nuk ka kushte ne demokraci sikur je ne lufte.. Ka mirekuptim (common sense, common ground).. C’dokush do nje jete me te mire, por kushtet nuk jane per politike. Kushtet jane per ushtrine, qeverrine, popullin, etj etj gjera rreale dhe jo per politiken.. Kusht eshte kur ti me imponon mua dicka qe po te kishim negocijuar (pa kusht), mbase do dilnim ne te njejtin konkluzjon.. Hiqeni mer, hiqeni kete karagjoz dhe merrni Eduart Selamin apo Bregun te ulet luani me luanin dhe te flasin.. Saliii, si u gdhive o germadhe ?!?!

  4. ABC KORCA says:

    O Meroooo
    Cfare thua?!
    A e mban-i mend perse u hoq ai sistem elektoral????
    A ishte ai sistem qe cdo partiçkë kerkonte te fuste njezit e tij ne administrate perdryshe nuk te jepte voten qe te vazhdonte qeverisia???
    A ishte ai sistem qe kishim,ai i cili futi gruan e Milos,gruan e Shehit,moter e Fatmirit, e ku di une sesa qintra apo mijera alabak te tjere ne administrate???
    A ngeli njeri i pashkolle qe kishte dy vota dhe mbeshte nje particke qe as zyre nuk kishte…te mos kishte nje vend ne administrate???
    Meroooo,foli mendjes.
    Propozim:
    Meqenese keto partickat e vogla duan sistem elektoral si perpara…le ta pranoje rama-basha,dhe te shtojne vetem bonusin elektoral.Qe do te thote se kush parti fiton zgjedhjet merr bonus 10 deputet.
    Te shohim do pranojne keta qe na “shkhen per demokraci”?!
    Kaq e thjeshte apo jo z.Mero?

  5. Xhaa Suloja says:

    O Mero, një ndërhyrje. E ke gabim . Revolucionin tek ne nuk e bënë këta që ju na thoni se :”revolucioni po ha bijt e vet”. Këta nuk janë bijtë e revolucionit, por pushtuesit, grabitësit e revolucionut”, bashkë me ata që na mbron sot gazeta “Koha Jonë”. Je i lutur të mos u japësh ofiqe revolucionare bijve të antirevolucionit. Kështu të desha, të kam rixha.
    Xha Suloja

  6. Gjergj says:

    Merruni me ustallaret e baballaret e krim korrupsionit ne kete tranzicion te zi dhe Jo me revolucionin e njerezve te zakonshem ne emer te jetes, bukes e lirise.

  7. free of speech e para eshte fjala says:

    Legalizimi dhe garantimi kushtetues e institutional I te dtejtes se popullit per tu bere pishman e per te rrezuar ne CDO kohe qeverite dhe regjimet e keqija Sfida msdhore shqiptare.Nese nuk ja garantoni me ligj largojuni pa sherr ,dhune e gjak ju o kokempire, kokebosh e hajdute te tranzicionit.Keni perdhuniar ligj.e moral kudhtetute e bibel e kuran,bese e fe, liri e atdhe.

    1. lesh e li says:

      PD dhe LSI Jane parti te vdekura. Atyre nuk u interesojne zgjedhjet, se e dine qe zgjedhjet nuk I fitojne dot. Ato kane hallin e kokes. Ceshtje ditesh, po vjen SPAK dhe i pret burgu. Nderkohe, brenda PD ka nisur levizja “ik Basha”. Ju mire beni qe dergoni ftesa, por efektive jane partite parlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *