VIDEO: Çmendi botën me nëntë gola në një ndeshje, vikingu 19-vjeçar vendos rekord edhe në Champions!

17 Shtator 2019, 22:20Sport TEMA

Erling Haaland! Ky djalosh nuk ka të ndalur. Vetëm 19 vjeç, por me një forcë fizike të frikshme! Një kolos, ose viking, sepse norvegjezi u shqua dikur për nëntë gola në Botërorin U-20 kur i vetëm shpartalloi Hondurasin.

Por, tani po tregon veten edhe në Champions League, sepse me golin e shënuar ndaj Genk bëhet kështu futbollisti i tretë që shënon në dy minutat e para të një ndeshje Champions që në debutimin e tij, pasi dikur e kanë bërë Andreas Moller në vitin 1995 dhe Eliaquim Mangala në 2009.

Por, Haalnd nuk u ndal me kaq, por në minutën e 34′ realizoi edhe golin e dytë dhe më pas të tretin! FANTASTIK!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje