Shqipëria fiton hapjen e negociatave me BE, opozita kushtet!

18 Shtator 2019, 21:40Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Kancelarja Angela Merkel i parapriu vendimit që do të dali nga votimi i 26 shtatorit në Bundestag, duke bërë publike qëndrimin zyrtar gjerman, që do të jetë pro hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë. Nëse i referohemi medias publike gjermane “Deutsche Welle”, ky vendim do të shoqërohet edhe me disa kushte, që duhen plotësuar pas 18 tetorit kur edhe vendet e tjera anëtare të Unionit, të deklarojnë votën e tyre e cila pritet të jetë gjithashtu “PRO”.

Detyrat e reja të shtëpisë që duhet të realizojmë pas kësaj, janë në thelb, të gjitha ato që kanë qenë edhe shkaku real që e detyruan opozitën të djegi mandatet parlamentare, të dali nga Parlamenti, nga sistemi politik dhe demokratik i vendit dhe të mos futet në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 Qershorit. Ato kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, të cilën opozita e rrugës, kërkoi me çdo kusht e çmim që ta pengojë, nëpërmjet kauzës së “revolucionit” të saj “popullor” nën moton: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”

Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese; ndjekja penale e gjykatësve dhe prokurorëve që nuk e kaluan Vettingun; vënia në punë e prokurorisë special për luftimin e korrupsionit SPAK; rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dënimi i “peshqve të mëdhenj”, janë disa nga kushtet që pritet të vendosen për tu plotësuar pas çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Pra kemi të bëjmë me të gjitha ato çështje që detyruan “Opozitën e Bashkuar” të dilte në rrugë me shpresën se duke injektuar krizën e lidershipit të vet në sistem, do ta rrëzonin qëverinë dhe do të riktheheshin në pushtet që të bllokonin reformën në drejtësi. Si e vetmja mundësi kjo, për ta zhbërë më pas sistemin e ri që po ndërtohet, e për ti shpëtuar në këtë mënyrë, ndëshkimit për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve në politikë.

Pas kësaj bëhet plotësisht e qartë se, hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një akt I ktyre që veç pritet të formalizohet. Një vendim shumë i rëndësishëm ky për Shqipërinë, i cili ekspozon qartazi gjithashtu edhe publikisht, pamjen e të gjitha kontributeve reale që kanë dhënë për këtë, të gjitha palët politike.

Deklarata e sotme e Kancelares Merkel dhe publikimi i vendimit të pritshëm nga ana e Gjermanisë, tregon se shqiptarët kanë fituar hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ndërsa opozita e rrugës kushtet për të cilat luftoi aq shumë rrugëve, që të mos realizoheshin.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama fitoi mundësinë e madhe historike për ta çuar vendin në paradhomën e Bashkimit Europian. Ndërsa opozita e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit fitoi kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pas kësaj.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar shqiptar, ka mundësi që të shohë pas një muaji me sytë e tij se mazhoranca që ata kanë votuar për ti qeverisur deri më 2021, e mbajti premtimin për ti hapur portën e madhe që do ti bëjë pjesë të familjes së madhe europiane.

E sapo të kenë hedhur hapin e parë, do të kenë mundësi që të shohin gjithashtu, edhe 9 gurët që opozita e rrugës, ia ka hedhur përpara këmbëve, që tia vështirësojë edhe pak kohë rrugën drejt sallës së madhe të pritjes, ku qëndrojnë 28 shtetet e tjera të Europës.

Shqiptarët kanë pritur për shekuj e shekuj më radhë, që të rikthehen pranë familjes së tyre natyrore të vlerave të përbashkëta europiane, së cilës i përkasim historikisht. Ndaj tani që fituam hapjen e negociatave, do të kemi edhe pak durim, që të plotësojnë kushtet e opozitës së rrugës. Është një çmim i pamerituar për një popull që prêt prej shekujsh ti ribashkohet si i barabartë, popujve të tjerë të kontinentit.

Historia pas kësaj do të dijë që ta vlerësojë si durimin e pashembullt të shqiptarëve, ashtu edhe ata që nuk lanë gurë e Molotov pa hedhur, kundër ëndrrës së tyre europiane. Ndaj çelja e negociatave është fitorja e tyre. Ndërsa kushtet kalimtare, e vetmja dhuratë që i bëri me një zell të pashembullt, opozita e rrugës.

11 komente në “Shqipëria fiton hapjen e negociatave me BE, opozita kushtet!”

  1. Agim says:

    Shume analize e sakte.

    1. Ploku says:

      Shqiptaret nuk fitojne asgje nga kjo hapje mashtruese e negociatave.
      Nga ajo do fitoje vetem Rama dhe pushteti i tij diktatorial,ashtu sic beri Berisha kur na futen ne NATO!
      RAMA ESHTE FATKEQESIA E POPULLIT SHQIPTAR!

  2. lleshi says:

    I ke ra pikes zotni.

  3. negociatat says:

    Ishalla po hapen… me kushte e dinim gjithmone qe do hapeshin po te pakten te vi ajo dite e bardh per shqiptaret dhe sa mir per inat te berishes qe ne pushtet eshte edi rama.

  4. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    ne fakt eshte nje lufte e muslimon brothers[duke pare ketu larot turq Sali,Metin,Basha, Mehdi,Munika etj ] kunder evropit dhe nga ana tjeter ”te tredhurit”[atheoi] si gjatoshi,ngjela,apo dhe ki qe zhgarravit ket carcaf qe shikojne enderr me sy hapur…………………evropa eshte shume larg.

    1. Sado te bejne europianet greket i tradhton lekura e zeze says:

      Tu te qifshin sunitet sirianet arixhinjt e te tjer me rradhe…te shkerrdhefshin shqiptaret anemban globit ty edhe jevgjit e ashtuquajtur grek..rroft kombi i heroit europian Gjergj Kastriotit nga kruja

  5. Basha struc says:

    Po sigurisht se fakti qe jemi ktu sot me 9 a 10 kushte eshte vetem opozita. Atyre iu tek te dilnin nga kuvendi atyre iu tek te digjinin vendin dhe po atyre i teket qe dhe pse rama i fton ne dialog nuk pranojn. Me kushte edhe pak i kemi!!

  6. shkrimi says:

    Analize realiste dhe e drejte

  7. Komentuesi says:

    Shkelqyeshem.

  8. Futja kot says:

    Po mire, nuk mundet qe te kapet kjo opozite e te hidhet tej si tradhtare e kombit dhe si organizate armike e popullit tone? Provat jane me mijera, çfare presin prokuroret? Lul basha qe shkon ne Bruksel dhe i lutet qe mos te hapin negociatat me Shqiperine se nuk e meriton!
    A ka shtet dhe prokurori valle? Pse nuk e plasin brenda per tradheti?
    Ja pra qe eshte shume kollaj ti heqesh qafe nga skena se e meritojne, boll qe prokuroria te veproje ne baze te ligjit.
    Te gjithe te shqetesuar dhe duke duruar maskaralleqet e opozites me njerez te degjeneruar. Kapini e plasini brenda dhe media duhet ti degjeneroje e ti veje para pergjegjesise keta maskarenj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje