Dialog me PD? E pse?

19 Shtator 2019, 13:36Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Lulzim Basha ka gjetur një argument absurd për të refuzuar ftesën e OSBE-në dhe kryeministrit Rama për tu bashkuar në një tryezë për reformën zgjedhore.

Në një kohë kur reforma zgjedhore në Shqipëri është çdo ditë e më shumë në fokusin e SHBA-BE, të cilat po përsërisin vazhdimisht se politika duhet të bashkohet në një tryezë për ta ndërtuar atë, Lulzim Basha ka dalë mbrëmë dhe ka thënë se ai nuk mund të bëjë reformë zgjedhore me bashkëkryetar Damian Gjiknurin.

Basha duke akuzuar Gjiknurin për ndërhyrje në zgjedhje (edhe pse akoma nuk kemi parë një provë që provon akuzat e Bashës), përpiqet të justifikojë bojkotin e tij që në fakt është në dëm të rrugëtimit të vendit drejt BE-së.

Në fakt, Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë disa arsye pse nuk duhet as t’i shtrijnë dorën e dialogut Lulzim Bashës, e jo më të ulet në tryezë me të.

Arsyeja e parë është se Lulzim Basha zgjodhi të djegë mandatet dhe bashkë me to edhe besimin e qytetarëve. Atëherë për çfarë arsye duhet te dialogojë Partia Socialiste më Partinë Demokratike?

Arsyeja e dytë është se PD ka në krye të saj Lulzim Bashën, i cili është akoma i pagjykuar për vjedhjen e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit.

Arsyeja e tretë ëshë se në krye të PD-së është Lulzim Basha, i cili është akoma i pafajshëm për 21 janarin ku ai si ish-ministër i Brendshëm ka barrën të përgjigjet për urdhrin e dhënë për të qëlluar në turmë.

Arsyeja tjetër që PS nuk duhet të ulet për dialog me PD-në është padiskutim babai politik i Bashës, Sali Berisha. Bëmat e Berishës dihen, që nga 1992 e deri në vitin 2013 (por edhe sot me qëndrimet e tij që i inponon Bashës e PD-së).

Aleati i Bashës, Fatmir Mediu që mbart me vete misterin e Gërdecit ku humbën jetën dhjetëra qytetarë, është një tjetër arsye pse PS nuk duhet të ulet me PD-në në tryezë dialogu.

Pa u zgjidhur në gjykatë këto çështje, PS nuk duhet të ulet në tryzën e diskutimit me PD-në, për sa kohë kjo e fundit drejtohet nga Berisha e Basha, me aleat strategjik Mediun.

Rastet e mësipërme kanë patur viktima konkrete, njerëz të vrarë në emër të pushtetit. Dhe me logjikën e Bashës, PS nuk duhet ta llogarisë fare PD-në në system, madje, po sipas logjikës së Bashës, PD duhet të shpallet parti ‘vrasëse’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje