FOTO: Saimir Tahiri pret vendimin në ankth i ulur në shkallët e gjykatës

19 Shtator 2019, 20:37Kronika TEMA

Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale.

Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.

Ky i fundit, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po pret me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës. Tahiri shoqërohet edhe nga një person tjetër.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.

Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje