Përplasjet me "Gjokën": Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato

19 Shtator 2019, 15:07Politika TEMA

Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, ka dhënë dorëheqjen. 

Ajo ka bërë publike aktin e dorëheqjes, duke iu referuar si shkak pikërisht një përplasjeje me “Gjoka Construction”, e cila e ka hedhur në gjyq pas në përplasjeje mbi procedurat e tenderimit të aksit Kardhq-Delvinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo njofton:

“Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!”

12 komente në “Përplasjet me “Gjokën”: Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato”

  1. Kaonia says:

    Ik konsultohu me Shkrelin ta nise pas teje e ka rradhen Belinda me kete emer si kurasan.

  2. Asfaltoshtuesja says:

    Ti ishe intensive ne FB se ne te vertete asnje gje nuk bere, vec regres bere.I bllokove gjithe projektet.

  3. Agaci says:

    Kjo dhe do të vjedhi, dhe sdi të fshehë….
    Më e trashë nuk bëhet…
    Gamore ti, gamor kush të vuni…

    1. Vidhni burra si në bahçe të botës says:

      Nga konkluzionet që nxjerr, ti qënke për atë punë or vëlla. Ti jo vetëm që duhet të dish të vjedhësh, por edhe një skuadër e tërë qënësh me erë nuk ta gjejnë dotë gjënë e vjedhur. Më të “zgjuar” nuk bëhet… Pra, shqip, ti nuk je gomar, por gomar janë ata që nuk të vënë…
      Komenti i këtij Agaçit flet qartë. Një nga arsyet (natyrisht, jo e para në radhë) se përse zyrtarët vjedhin, është fakti se në Shqipëri, nëse të besohet një detyrë dhe nuk vjedh, kjo konsiderohet si kulmi i paaftësisë, një gomarllëk i përmasave të hatashme. Njerëzia në këtë rast të shikojnë me çudi, si një krijesë fatkeqe, i ardhur nga jashtë galaktikës, prej ndonjë qytetërimi tjetër.

  4. klea says:

    Ju bete nje xhest qytetarie per veten tuaj, por, ju keni emeruar apo keni nderhyre per te punesuar per shume te tjere qe jane ne nivelin tuaj, ndodhta dhe me poshte per pozicionin perkates ku ju i keni emeruar ne administrate. Nuk mundet qe administratat te behen me te njohur se i keni nje borxh qoft familjar apo partiak, e kemi thene se duhet me meritokraci, dhe jo me nostalgji. Kjo puna e nostalgjise tek ju socialistet eshte pak e theksuar, harroni se ka bij e bija te perndjekurve qe jane shume me te zote se atyre qe zotrote ke emeruar apo rekomanduar ne poste te administrates, ku nje hetim i te perndjekurve do te vinte ne pozite te veshtire per keto emerime. Un jam aty ku me komsndon nje qe s’ka te beje fare shkollimi i saj me punen qe un bej, dhe qe e bej shum e shum me mire se nje te rekomanduar nga ju dhe jashte profilit. Per te qene te sinqerte ju dhe kushdo duhet te hiqni dore nga nepotizmi i semure dhe trasheguar nga ata qe per syte e demokracise i shajme, dhe ne anen tjeter i punesojme si amanete te te trashegimise regjimit.

    1. Shpetimi Debatik says:

      Na hengssh diarren ty dhe te perndjekurit , pinjoll
      kusaresh gjaksore.

  5. JAM MALOK says:

    Ne Shqiperi, njerezit e ndershem japin doreheqjen…

  6. sandra says:

    Per nje gje te jesh e sigurt dhe e sinqert, te gjithe ata qe ke rekomandura dhe punesuar nga ju, duhet te dorehiqen per faktin se, nuk permbushin as dhe nje kriter te pozicionit ku i keni emeruar ne administraten e larte te institucione. Kjo do kuptohej se, ndergjegjia juaj nuk mbaron vetem tek ju, por tek nepotizmi i semure qe na ndjek prej vitesh, dhe ku rezultati i kesaj viroze ndihet tek taksapaguesit. Pak sa oer te ndihmuar per ta filluar,, kadastra e tj e tjer.

  7. Merita says:

    Ti duhesh gjykuarr realisht. Ne 6 vite tre poste te rendesishme ke patur . Ke hequr ke te ka dash qejfi dhe ke marre medioker, miq te motrave dje kuneterve te tu.
    Sa per mitmarrje ke qene produktive Qe te mos biesh ere me shume ik sa me pare, si bere te pronat, kubahesh mend per grykesi te rralle
    Fajin sta ka media por vetja. Spaku po te vjen verdall

  8. Shpetimi Debatik says:

    Na hengssh diarren ty dhe te perndjekurit , pinjoll
    kusaresh gjaksore.

  9. specialisti says:

    Zonja Qato
    Gabove.
    Nuk mund te atakosh, kompanine aktualisht me te madhe, qe po nderton Rrugen e Arberit.
    Nuk mund te dalesh mbi Ministrine e Transportit, e cila eshte autoritet kontraktor per rrugen e Arberit.
    Dhe ekipin qe dergove tek rruga e Arberit e dergove , pa te drejte, se nuk je ti autoritet kontraktor.
    Gjoka ka bere shume tunele, edhe para vitit 2013, e ka CV per te ndertuar tunelin e rruges Kardhiq-Delvine.
    Gjithsesi , doreheqja, per pamundesi te kryesh ate detyre, eshte akt qytetarie.

  10. A says:

    Xhë te shkruash e xhe te thuath?!
    Keshtu ndodh kur ve nje njeri qe nuk njeh procesin e pune por njeh vetem shkresat
    U dorehoq sepse akuzoi nje shoqeri????????!!!!!!!!!????????
    U dorehoq sepse shoqeria e denoncio ne gjykate????????????????????????
    Hajde drejdoreshe hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje