“Ju kam futur frikën, ëëëë”; Ronaldo bën me zemër tifozët e Atletico Madrid

19 Shtator 2019, 11:04Sport TEMA

Në minutën e 94-t të ndeshjes Atletico Madrid-Juventus, tifozët vendës janë drithëruar, kur kanë parë se kanë shpëtuar për pak, pa pësuar golin e tretë nga italianët.

Megjithatë, ata nuk janë pajtuar me krenarinë e madhe të Cristiano Ronaldos.

Portugezi driblon mes dy, tre apo katër kundërshtarëve, ngre kokën në një fraksion të sekondës dhe godet fort, tokazi.

Topi nuk përfundon në kuadratin e Jan Oblak për pak milimetra, me portierin slloven që e ndjek vetëm me sy trajektoren e “sferës”, të cilin nuk mund ta arrinte kurrë.

Tifozët vendës marrin frymë të lehtësuar, siç bën edhe Diego Simeone. “Unë ju tremb, ëëëë!” Kjo është domethënia e gjestit të CR7, nga ana tjetër, karshi fyerjeve gjatë gjithë lojës të mbështetësve të “Rojiblancos”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte duke kërkuar golin e parë në “Wanda Metropolano” si lojtar i Juventusit, por ka me se të mburret. Ai ka shënuar 25 gola ndaj Atletico Madrid në karrierë.

I “përmbytur” nga vërshëllimat dhe ofendimet, nga momenti i parë deri tek i fundit i lojës, CR7 shihet që kthehet nga tifozët vendës dhe bën një gjest me dorën e djathtë:

“Unë ju kam futur frikën, ëëëë?” Në zonën e përzier të stadiumit, gazetarët spanjollë i kërkuan shpjegime në lidhje me atë gjest yllit të Juventusit, i cili, sipas “Marca”, u përgjigj: “Të mësosh, duhet të mësosh”. Për të përditshmen e Madridit duhet parë nëse gjesti i portugezit iu drejtua reporterëve, tifozëve të Atletico Madridit apo të gjithë mjedisit të “Wanda Metropolitano”.

Sidoqoftë, ekziston një lloj llogari e hapur midis ish-yllit të Real Madridit dhe tifozëve “Rojiblancos”. Sezonin e kaluar, Ronaldo iu tregoi me njërën dorë pesë Champions-it e fituar në karrierën e tij, përkundër asnjë të tillë të Atletico Madridit…

Ndaj, lufta e gjesteve vazhdon nga ana e numrit 7 bardhezi, si përballje me vërshëllimat e fyerjet e mbështetësve të “Rojiblancos”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje