OBSH: Nuk jemi të përgatitur, në rast pandemie mund të vdesin 80 milionë njerëz

Bota nuk është e përgatitur të përballet me një pandemi të mundshme, e cila brenda pak kohësh do të shkaktonte dhjetëra miliona viktima, duke vënë në rrezik ekonominë.

Kjo theksohet në raportin vjetor të Bordit Global të Monitorimit të Gatishmërisë, komiteti për pandemitë i krijuar nga Banka Botërore dhe OBSH. Midis viteve 2011 dhe 2018, OBSH-ja ka regjistruar 1483 epidemi në 172 shtete të botës, përfshirë epidemi si ajo e dhe SARS-it, shumë prej të cilave kanë shkatërruar vendet e prekura.

Nëse do të shfaqej një virus ose një bakter që përbën të njëjtin rrezik si gripi spanjoll i vitit 1918, sipas raportit, ai do të përhapej brenda tre ditëve nëpër botë, duke shkaktuar 80 milionë viktima dhe një ulje të GDP-së botërore me 5%.

Bota nuk është e përgatitur – shkruajnë ekspertët që kanë hartuar raportin – Për shumë kohë, ne kemi qenë në një situatë mes panikut dhe neglizhencës në lidhje me pandemitë: ne i rrisim përpjekjet tona kur ekziston një kërcënim serioz dhe pastaj i harrojmë ato kur rreziku kalon. Tani është koha për të vepruar“.

Vendet më të prekura, thekson raporti, janë ato në hemisferën jugore, edhe pse në segmentin më të rrezikuar ka edhe vende të Evropës Lindore. Ekspertët identifikuan shtatë veprime të domosdoshme që vendet të përgatiten më mirë: nga futja e një sistemi për të monitoruar përparimin e vendeve në këtë sektor deri te një përfshirje më e madhe e Kombeve të Bashkuara në koordinimin e veprimeve në rast pandemie.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “OBSH: Nuk jemi të përgatitur, në rast pandemie mund të vdesin 80 milionë njerëz”

  1. Rrumpalla says:

    Dmth, këto vende që thotë OBSH, nuk janë pjesë e mafias së ilaçeve. Prandaj në do ju fusim virusin që të paguani. Kaq e thjeshtë është..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *