Reforma zgjedhore, peng i komplekseve të Lulzim Bashës

19 Shtator 2019, 16:50Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Lulzim Bashës i është dhënë mundësia që të shtrëngojë duart me ambasadorin e OSBE pas asaj që i bëri në dyert e shtëpisë.

Por ai e ka refuzuar në mënyrën më të turpshme tryezën e Bernd Borchardt, duke u shprehur se nuk i ka ardhur ftesa me zarf ende. Edhe pse lajmi se OSBE fton çdo parti të interesuar për Reformën Zgjedhore kishte dy orë që ishte bërë publik.

Së dyti, Basha vijoi fyerjet ndaj misionit duke u shprehur se kush mendon që kriza zgjidhet me tryeza, po sheh thjeshtë iluzione. Kjo, sa për të ilustruar sesi lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka ndër mend të bëjë një ‘mea culpa’ për zullumet e para 30 Qershorit, qoftë edhe për shkarravinat në pallatet e ambasadorëve.

Sot, Damian Gjiknuri është vetëofruar të largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore nëse është ai shkaku pse opozita e rrugës nuk ulet në tryezë. Ofertës së tij PD i është përgjigjur me Gazment Bardhin që kërkoi jo vetëm të largohej Gjiknuri, por edhe te burgosej. Dhe kjo, sa për të ilustruar sesi kërkesat e selisë blu sa vijnë e shtohen në numër dhe përmbajtje, vetëm për t’u ikur tryezave si djalli prej temjanit.

Në fakt, të gjitha refuzimet e Lulzim Bashës për dialog nuk lidhen vetëm me vullnetin, por mbi të gjitha me komplekset që i ka krijuar vetes. I etiketuar nga të tijët, edhe publikisht, si njeri i pazareve për pushtet, atij i duhet me doemos të shmangë çdo kontakt me mazhorancën. Qofshin ato me rëndësi të jashtëzakonshme për sistemin politik e shoqëror.

Problemi që Lulzim Basha nuk ka kuptuar ende është fakti që edhe pse jashtë Kuvendit, ai po vijon të përkëdhelet nga socialistët duke mos e formuluar tryezën pa të. Pra, po i jepet mundësia të propozojë një sistem të ri zgjedhor, një korrigjim themeltar të Kodit aktual e shumë të tjera si këto, që kryeopozitari po i refuzon orët e fundit.

Emrat që i rrinë në krah dhe i kujtojnë 17 majin e dy viteve më parë, janë treguesit sesa i dobët është Basha si lider opozite. Aq sa dialogun për reformën zgjedhore e mban pezull vetëm prej komplekseve apo çoroditjeve që ka brenda koalicionit.

4 komente në “Reforma zgjedhore, peng i komplekseve të Lulzim Bashës”

  1. Xeni pa qime says:

    MOS BÉNI HUMORE LULJA NUK DO AS ZGJEDHJE E AS ZGJIDHJE AI DO DESTABILITET QE TE SHPETOJE NGA BURGU

  2. Kudreti says:

    Nuk mund te jesh edhe lider, zoti Ardit, edhe njeri qe ke bere zullume. Si person qe i perket kategorise se zullumqareve ne permasa madhore, ai lidershipin e mendon ne funksion te fshehjes se zullumeve. Ne kete kuptim ne asnjehere nuk do e kuptojme Bashen se cfare do, sepse ai nuk e thote. Reformat, revolucionet dhe llafollogjia e tij jane ne funksion te qellimit per ti shpetuar drejtesise. Meqe ai kete nuk mund ta kerkoje hapur, shpesh ai duket dhe si idjot qe flet shatra- patra. Asgje qe ne shohim apo degjojme nga Basha, nuk pasqyron Bashen. Ato pasqyrojne kompleksin e njeriut qe tamaja e tij ishte me e madhe se zotesia e tij. Ai zgjodhi ti sherbeje te gjitheve, qofshin dhe armiqte e Shqiperise per nje grusht dollaresh. Ai zgjodhi te vriste per te mbuluar Saliun. Ai vodhi si zullumqar. Tere keto e bene ate te mendonte se ishte i vecante, ishte i zgjuari i dynjase qe kish zbuluar Ameriken. Tani qe ka rrjedhur shume uje, ai nuk di ku te fus koken. Edhe PD e shkallmoi dhe Salen e turperio edhe perendimoret i zhgenjeu. Te vraret kerkojne drejtesi dhe populli gjene e vjedhur. Prandaj ai vjen si pordha neper breke, eshte i pakuptuar ne veprime. Po mundohet te genjeje Ramen per ruajtjen e statukuose ne reformen zgjedhore, por Rama ja ka bere tecin.

  3. uskania says:

    Pse nuk mblidhen pa PD, kur kuvendi i ka votat?

  4. lexusi says:

    Perse ngateroni te ziun Lul me kete pune , ai pa leje , me falni per shprehjen , nuk ben dot asnje pordhe ?!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje