Sanders, Basha dhe paga minimale

19 Shtator 2019, 14:47Blog TEMA

Nga Klodian Tomorri 

Bernie Sanders, nje nga aspirantet e se majtes amerikane per President, eshte nje nga avokatet me te forte te rritjes se pages minimale. Ne parafushaten e ketij viti, ne shumicen e daljeve te tij publike, kali i betejes elektorale te Sandersit ka qene premtimi se ne SHBA nuk do te kete asnje punonjes qe paguhet me pak se 15 dollare ne ore.

Tezat e majta me rritje pagash per shumicen e qytetareve, qe financohen nga rritja e taksave per te pasurit jane joshese per elektoratin. Edhe ne Shtetet e Bashkuara, ndodh e njejta gje.

Por sapo amerikanet nisen te besonin Sandersin, ne media shpertheu nje lajm ironik. Punonjesit e stafit elektoral te Sanders hyne ne greve. Shkaku? Sanders i paguante me pak se sa 15 dollare ne ore. E majta dhe hipokrizia flirtojne shpesh me njera tjetren.

I turperuar nga publikimi i lajmit, Sanders nxorri shefin e shtabit elektoral te deklaronte se te gjitha pagat e punonjesve te stafit do te rriteshin menjehere ne 15 dollare per ore. Por ketu fillon kapitulli i dyte i hipokrizise. Ne te njejten kohe qe njoftuan rritjen e pagave, Sanders dhe shefat e tij te fushates urdheruan reduktimin e oreve te punes per stafin.

Per ta thene me qarte, te ardhurat per punonjesit e Sanders mbeten ne po te njejtat nivele, pasi rritja e rrogave u shoqerua me uljen e oreve te punes.

Bota nuk funksionon sipas premtimeve te politikaneve, por ne baze te ligjeve te fizikes, matematikes, dhe ekonomise. Dhe nje nga ligjet bazike te ekonomise, eshte: sa here qe cmimi i nje malli rritet, kerkesa per kete mall bie. Kjo vlen edhe per punen.

Ne fakt ky eshte thelbi i gjithe debatit per rritjen e pages minimale me ligj. Sapo nje qeveri urdheron rritjen e pages minimale, bizneset shkurtojne vendet e punes. Sandersi, pati fatin e keq qe ishte edhe “qeveri” edhe punedhenes ne te njejten kohe dhe i beri te dyja. Edhe rriti pagen minimale. edhe u shkurtoi oret e punes punonjesve duke i lene me te njejtin nivel te ardhurash.

Historia e Sanders mu kujtua nje dite me pare, teksa degjoba kryetarin e opozites, zoti Basha te premtoje se do te rriste pagen e detyrueshme minimale ne 300 euro. Sigurisht, sigurisht edhe kete here te ardhurat do te gjenden nga taksimi i te pasurve. Ose me mire oligarkeve. ?

13 komente në “Sanders, Basha dhe paga minimale”

  1. Basha duhet te sqaroje se paga minimale do rritet ne shet apo edhe tek privati ? Ne se rriten pagat do rritet edhe kosto e mallit me efektin e pages se rritur, do rritet edhe sigurimet shoqerore pjesa qe i ndalet direk nga paga punonjesit, do rritet tatimi mbi te ardhurat. Ne kete menyre ka efekt zinxhir qe con ne rritjen e kostos se prodhimit dhe direkt ne rritjen e cmimit te mallit qe do bleje ky punetor. Rritja e pages tek biznesi privat nuk eshte e detyrueshme, kjo rritje sherben vetem per efekt te pageses se sigurimeve shoqerore dhe jo detyrimisht te pages nga punedhenesi. Dashi i rakise si ekonimist i vjeter qe eshte duhet ta orientoje bashen edhe pak ne sferen ekonomike qe te mos ja fusi si kau peles

  2. Lul kamarieri shkon me tej,pensionet sipas premtimit te tij,do te jene me te larta se rrogat..
    Edhe beso se ai di tabelen e shumzimit

  3. xhemal says:

    o tomorr kaq shume di per ekonomine per nuk boton nje studim shkencor per te mesuar politikanet.ekonomia nuk eshte shkence ekzakte se po te ishte keshtu nuk do reformoheshin rregullat ligjet ajo eshte komlekse e influencuar nga shume faktore e nuk mund te jete vetem nje model i vetem.pagat rriten jo vetem per votat per te rritur konsumin por mbi te gjitha per nje shperndarje me te drejte te te ardhurave midis shtresave te shoqerise.per tu dhene mundesi shume njerezeve te jetojne mire.per te zbehur konfliktet sociale .per tu shkolluar mjekuar e plote arsye te tjera.ti je nje lajmetar genjeshtar tregon gjysem te verteta nuk je as mish as peshk kjo vjen nga qe punen e ben pa qef me dembelizem

    1. Lexonjes says:

      Spo genjen ai dhe spo thote gjysmen e te vertetes. Thjeshte ashtu e di ? Aq di domethene

    2. bledi says:

      oh Xhemol more xhemol. Nuk behet politike sociale me pagat more Xhemol. O xhem more xhem, nese rrit pagat pa rritje produktiviteti rezultati eshte inflacion. O xheme more xhem, pagat nuk rriten me dekret, por rriten si pasoje e tregut te lire. Ti dhe lexonjesi jeni shkencetare per nobel.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Rritet cmimi I krahut te punes, rritet cmimi I prodhimit.. Ide vetshkaterruse..

  5. Xha Brahua says:

    Qe kur paskan ndryshuar ligjet e ekonomise???
    Kur rritet çmimi do te thote qe kerkesa eshte e larte,
    Ndersa kur bie kerkesa bien edhe çmimet sepse malli nuk blihet ngelet stok!!!

  6. Life is game says:

    Edhe ne kete premtim at Lulua del hipokrite dhe …. Sepse ky kastraveci i PD e di qe po u hapen negociatat mbas nje viti Europa do kerkoj reformim te rritjes se pages minimale duke kontribuar edhe vete Europa! Qy tipi endrron qe mbas 2 vjetesh mund te vije KM ne emer te Rotacionit! Ketu qendron edhe hipokrizia e poshtersia e tij! Kerkon qe frutat e pemeve qe po mbillen me veshtersi nga te tjeret ti gezoj dhe perdor ky! Qe tani po endrron si te mashtroj popullin dhe Europen ky zagar! Keshtu ka bere gjithmon ceta e PD! Por … SPAK dhe ca gjera te tjera po vijne! Ai dhe Ai tjetri i Tropojes duhet te largohen! Kane ” biografi ” dhe bilance te dhjere ne keto vite demokracie.

  7. prizem says:

    Nuk ka rendesi sa paguhesh, e rendesisjme eshte sa e forte eshte ne treg parate qe ti mer…it’s free market baby.

    1. Olimpia says:

      Cfare artikulli PA nivel…!!A e di Tomorri pse paguhet pak stafi elektoral i Sanders ???
      Spese Sanders eshte nje socialist i vertete,nuk ka mbeshtetje nga biznesi che shtresat e paura .Burimet financiare te Sanders vijne nga punetore,studente,intelektuale,te papune.Sanders bazohet ne ide perparimtare moderne te perpunuara nga teoricieni neomarksist francez Piketty mbi ,,Kapitalin,,Por per fat te keq ,megjithese Shqiperia la nje popull te majte te palekundur dhe ne shumice,problemet e rishperndarjes se pasurise ,te rrogave ,pensioneve pothuajse nuk trajtohen nga lidershipi i PS.Eshte koha qe liberali Rama te zevendesohet nga te majte autentike. Dhe te krahasosh propozimet e Bashes me ato te Sanders eshte sa qesharake aq edhe keqdashese.Edhe truri i kapitalit FMN e la trajtuar kete ceshtje me force duke kerkuar nje ndryshim rrenjesor ne shperndarjen se pasurise..Pabarazia e tmerreshme,pasurimi i nje grushti njerezish dhe varferimi i qindramilioneve,ne kushtet e informacionit masiv con ne shperthime se mund te shkaterroje gjithe sistemi,por keto vestire ti kuptoje Tomorri.Rritja e prodhimit dhe konsumit Jane te lidhura me shtimin e kapitalit financiar,ora parate Jane ,mjafton te gjendet mekanizmi i duhur per rishperndarje me te drejte.

      1. geni says:

        Olimpia mi akademike. Ca do me thene truri i kapitalit? me qafsh moj shege kush ta ka mesuar ekonomine ty miii

  8. Qytetari says:

    Parti e djathte,qe per te ardhur ne pushtet, premton politika te majta !? Por,jam i bindur qe pas ketij premtimi,Ku nuk ka asnje fq te shkruar,me argumentet perkatese ! Thjesht mashtrim.Qytetari

  9. kris ! says:

    te krahasosh Bashen me Sanders do te toten te jesh idjot politik the halvan ne ekonomi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje