“Dënimi” i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

Nga Andi Bushati

Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptarët për implikimin e thellë të qeverisë ku ai bënte pjesë me trafikantët e drogës, ai nuk pati aspak vlerë për të ngjallur shpresë se në këtë vend po vendoset drejtësia.

Ky konkluzion, në dukje paradoksal, buron nga mënyra se si u zhvillua gjykimi. Nga njëra anë ai i serviri publikut fakte dhe prova të panumurta për të kuptuar se sundimi i banditëve përjetoi periudhën e tij të artë në kohën e çiftit Rama – Tahiri. Këtë e dëshmoi përmes lidhjes së ish ministrit të brendëshëm me klanin e kushërinjve të tij Habilaj.

Gjatë këtij procesi ne rikujtuam edhe njëherë se që në vitin 2015, një oficer policie, Dritan Zagani, e denoncoi këtë lidhje. Por, pavarësisht nga kjo ne kuptuam se jetojmë një një vend, ku denoncuesi burgoset dhe keqbërësi respektohet. Sikur asgjë të mos kish ndodhur, “ministri më i suksesshëm i qeverisë”, jo vetëm që nuk i mbajti nën mbikqyrje të dyshuarit si trafikanë, por ai vazhdoi të udhëtonte jashtë me ta, tu besonte njerëzit e afërm të familjes, ti thërriste për ti paguar rregullimin e skafit në Korfuz.

Në këtë kuptim, gjykimi i Tahirit ishte i vlefshëm sepse ai na rishfaqi edhe njëherë, sekuencë për sekuencë, filmin tashmë të njohur të afërsisë së politikës me krimin. Ai na provoi se sa pranë e pranë ishin simbolet e kanabizimit të Shqipërisë, me njerëzit më të fuqishëm të pushtetit dhe se sa e madhe qe fuqia e propagandës që e etiketonte si makineri balte çdo media që guxonte të fliste për hashashin.

Por, pavarësisht nga kjo fitore e vonuar morale, ajo që ndodhi me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare i dha një grusht të fuqishëm optimizmit se drejtësia shqiptare mund të rilindë.

Porsa u bënë publike përgjimet italiane, i pari Edi Rama, sulmoi egërsisht prokurorët që kërkuan imunitetin e Tahirit, njësoj siç pati bërë paraardhësi i tij Berisha me Ina Ramën. Mediat shërbëtore të qeverisë iu futën atyre deri në shtrat dhe filluan një gjueti të organizuar shtrigash për t’i intimiduar. Deputetët socialistë rrefuzuan të votojnë për arrestimin e kolegut ish ministër duke i dhënë atij kohë të fshehë gjurmët e krimit që mund të gjenin në flagrancë hetuesit.

Nuk kaloi shumë dhe me bekimin euro-amerikan, rilindasit votuan një kamikaze të tyre në krye të prokurorisë, e cila transferoi menjëherë ata që kishin filluar të hetonin dosjen Tahiri.

Askush nga institucioni i akuzës nuk guxoi të pyesë dëshmitarin e parë të kësaj ngjarjeje, Dritan Zaganin, një tjetër dëshmitar, financieri i Habilajve, Neziri, u la të ekstradohej jashtë ligjit drejt Italisë, ndërsa prokuroria, as në ëndrrat e veta më të çartura, nuk e shpuri nëpërmend që këtë histori kushërijsh banditë, ta shihte si premisën për të hetuar kanabizimin e mbarë vendit.

Dhe kështu, kazusi për të cilën pati vënë bast Donald Lu, ai që mjaft deputetë të bundestagut e shpallën si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë, përfundoi në një aktakuzë paçavure, të mbrojtur prej ca prokurorëve dordolecë, që ziheshin me njëri tjetrin, për faktet, në sallën e gjyqit.

Ata i lanë në derë gjykatës një pretencë butaforike, ku pretendohej ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, pa dhënë asnjë provë bindëse për këtë.

Dhe tre gjykatësit që u ngujuan me orë të zgjatura në dhomën e këshillimit, nuk gjetën dot zgjidhje më të mirë sesa ta shpallnin fajtor Saimir Tahirin, pa i dhënë atij asnjë ditë burg. Ata firmosën fundin e një procesi farsë që ishte projektuar të degjeneronte si i tillë.

Por, sado dëshpërues të jetë ky përfundim, sado që ai të dëshmojë për paprekshmërinë e “peshqve të mëdhej”, sado të tregojë se Rilindja është e vendosur të shkatërrojë çdo përpjekje për drejtësi të pavarur, “Procesi Tahiri” nuk ka vetëm anën e tij të errët.

Falë tij ne sot dimë se si na gënjyen për vite me radhë dhe se si, po të mos kishin qenë përgjimet italiane, do të vazhdonim të jetonim me legjendën e minsitrit që luftoi më shumë se kushdo drogën.

Falë tij, ne kemi sot përgjime, dëshmi, tabulate, dhe dokumenta të TIMS-it që na tregojnë se si ka qenë krimi i ulur këmbëkryq në majat më të larta të qeverisë.

Falë tij ne e dimë të vërtetën, ndonëse drejtësia nuk na ofroi provat e ligjshme për ta vënë atë në vend.

Në këtë kuptim, ndonëse nuk ishte një fitore e ligjit, i gjithë procesi Tahiri qe një ngadhënjim i transparencës. Ai përbën revanshin e të gjithë atyre që u bënë barrikadë, kundër projektit ogurëzi të kanabizimit të Shqipërisë.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Dënimi” i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali”

  1. Lexuesi says:

    Kopili i bllokut s’la qysh dje ne mbremje nga dritarrja tashme e zene ndryshk e kazanit mediatik z.Tahiri ,ku te gjithe korbet pasi i kishin bere gjyqin politik ,kerkonin e ndertonin alibi mbi burgimin e tij (ndoshta te perjetshem)!Kjo histori mori fund qysh kur niperit e bllokut shqelmuan me shqelme ate sistem qe denoheshe se kishe thene ndonje fjale shokun Hisni ose per pjellen e pjelles!Kopili i bllokut ishte dje me i nxirre se kurr ku morri vesh ate vendim ndoese apsurd qe Vitua kishte blere “PEUGEOTIN”dhe pritej te denohej shoferi i saj!Kanabizimi i Shqiperise u be nga kryekrimi Shqipetar Sali Berisha me destinacion drej mercenareve qe luftonin neper vendet koloniale!Asnje fjale per arkitektin e kesaj menxyre por perkundrazi ne bashkepunim me ata qe perfituan prej kaq kohesh te korrurat e kesaj bime donin qe tia faturonin nje djali qe begraundi i tij sa vinte e erritej duke u bere rrezik per mafjen e instaluar ne Shqierine paskomuniste!Te mbledhur te gjithe rreth sofres se kinezit menduan se pas denimit te Saimir Tahirit do ti vinte radha Edi rames e ne kete menyre jo vetem qe do shpetonte kupola e krimit Shqipetar por pushteti i mafjes se instaluar ne kete vend nuk do te rrezikohej me kurr!Mirpo hesapet ishin gabim e llogarite nuk po u dalin!Nje shprehje e banale popullore thote :Po shkove per b…e do ta hash ne my…e!Keshtu ishte edhe kjo histori e stisur me drejtesi te stisur ku prekuroret e Ndre Prenderve nuk donin tia dinin per drejtesi por vetem per urdhera ,ndaj edhe rezultati perfundimtar ishte qesharak u z.Tahiri u denua perse i kishte kushurrinj Habilajt me urdher te Birose Politike te drejtuar nga shoku Hisni nepermjet mjekut te tij te familjes Sali Berisha!Saimiri duhet me çdo kusht te rikthehet ne jeten politike duke vazhduar tashme hapur luften e nisur kunder trafikanteve e mbjellesve te vertete te kanabisit e te gjithe fatkeqesive ne kete vend ,ndryshe ai do te perballep perseri me keto bisha qe bishtin e kane ne Shqiperi e koken pertej oqeanit!Kjo lufte eshte lufte klanore ku me çdo kusht trimave duhet tu ulet kurrizi e mos te jene kurre pengese e sistemit te shkerdhatokracise qe instaluam e e trupetuam si shpetimin e Shqiperise ku perfituan vetem Burrat e shtetit vrastare,Yjet ne ngjitje hajdute e Baftiaret matrapaze,perfituan ata qe deri dje hanin me duar e tani ushqejne macet me luge floriri,fale nivelit te ulet shoqeror Shqipetar ku qytetarizmin e perzune me grin carta e qytetet i mbushen me bageti ku hanin torte me legena ne shkallet e Pallatit te Kultures e bertisnin “Rrofte sali Berisha”!Kush qytetar apo bir qytetari guxonte e qellonte me çader keta sifilize denhej me burgim te perjetshem siç donin te denonin Tahirin!Thone qe Berisha mbreme ka kekuar denimin e tre gjyqtareve per mosbindje urdheri!Le te shikojme si do shkojne punet nga sot!kazani mediatik Berishit vlon si kurr me pare te dale haptazi ne kauzen e atij qe shkateroi kete vend,vrau,vodhi,dogji e çoi ne prag lufte civile kete vend e shperblimi ishte nga kinezet e radhes “Burre shteti” me argumentin qe tha se do vras edhe treqind po te me jipej rasti por qe u tregua i permbajtur duke vrare vetem kater te mjere qe ne kete sistem nuk ka duhen!Shqiperia eshte ne teh te thikes si asnjehere me pare,ku ose do te ndertoje shtetin e se drejtes ose do te rishkallmohet per tu varrosur njehere e pergjithmone nga ata qe tashme nga imuniteti qe mbartin fale puneve te pista qe kane bere ,duke u shuar si popull e duke u shperbere si shtet Shqipetar me ndoshta me ndonje emertim te ri si Maqedonia e Veriut!Ndaj ka ardhur koha qe te gjithe atdhetaret qe e duan kete vend,nacionalistet,intelektualet te çohen ne kembe ne nbrojtje te shtetit qe po instalohet ne te kundert Shqiperia do te flase e gjitha si Berishe siç flet sot kazani mediatik qe ai ndertoi me mjeshteri ku sot jep frutet e saj!Pengesa e sotme eshte e do te jete edhe ne te ardhmen do te jete Edi Rama,ndaj lufta e paepur e tyre do te perqendrohet perseri ay per te bere çmos qe ky popull te jete gjithnje nen thundren e nje kafshe prehistorike qe bota sot moderne e ka futur ne kafaz e per fate te keq te tonin ai jo vetem qe eshte i lire por edhe komandon tentakulat e mafies se instaluar me dhuntin e nje perbindeshi qe eshte mesuar te shohi e te pije vetem gjak nga fabrika qe e prodhoi e qe sot per fat te keq nuk mund ta kontrolloj dot sepse qenie te tilla jane te paparashikueshme per rrjedhen e tyre ku mund te tentojne te hane edhe te zot nga terbimi!,duke menduar qe pylli i perket vetem atyre per ta administruar e kerkujt tjeter!Saimir Tahiri sot duhet te rifilloje luften e nisur kur ishte nen fuksion per ti çuar keto kafshe atje ku e kane vendin ne kafaz !

  2. H says:

    Shqipëria nuk ka as ligj dhe aq më pak moral.

  3. cic mic says:

    kur flet edhe ky bushati kshu si gjykates ta heq trurin..eshte ber gjithcka dites ky. ore zoteri kur nuk gjykohet saliu ketu qe ka vrare 4 veta ne bulevard dhe ka thene qe : ka qene strategjia ime qe te le lazaratin hapur ska burg per njeri tjeter ketu. Harrojeeeeeeee

  4. Nul Noka dhe Paloka says:

    Andi Bushati – je thjesht nje qen bir qeni.
    Ftoj Gopistin e NSHRAK-ut te na nderoje me nje perle per kete spurdhjakun e Hysniut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *