Kanë meritën e vetme se janë miq të tij, ja sa i paguan Neymar pesë shoqëruesit

20 Shtator 2019, 11:20Sport TEMA

Neymar bën jetën e një ylli dhe ka llogari bankare për t’u pasur zili nga cilido. Falë tij fitojnë shumë edhe të tjerë, që nuk janë futbollistë.

Nga 11 mijë euro në muaj dedikohen për ta, për meritën e vetme se janë miq të Neymar.

Ylli i PSG ka vendosur t’iu paguajë një pagë me të vërtetë të majme pesë djemve, që qëndrojnë gjithmonë pranë brazilianit.

Sipas raporteve nga “Mundo Deportivo”, Neymar ka zgjedhur pesë miqtë më të ngushtë, me të cilët ndan vilën e tij në Paris dhe shoqërohet në të gjitha ngjarjet me ta, në Europë e SHBA.

Gilmar Cebola Araujo është fotografi dhe këshilltari për marketingun, ndërsa Alvaro Costa merret me adaptimin e lojtarit.

Guilherme Piatta ka për detyrë të organizojë festat dhe ta shoqërojë Neymar në disko, ndërsa dy të fundit janë Jo Amancio dhe Gustavo Almeida, që punojnë për biznesin familjar “NRCSports”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje