Klinka e fertilitetit Hygeia “ёndrra juaj, misioni ynё”

Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë që nga dita që hapi dyert për herë të parë, në Korrik të vitit 2012 dhe deri më sot ka njohur arritje dhe suksese të herëpashershme.

Sot me krenari themi që kemi arritur të kemi:

–          65% sukses për rastet e trajtuara me IVF

–          80% sukses për çiftet që i nënshtrohen programit me vezë të dhuruara, sukses i cili ka bërë që edhe shumë çifte nga Anglia, Italia dhe shtete të tjera Evropiane të na besojnë trajtimin e tyre

–          30% sukses në Inseminimin Artificial (IUI)

Në këto 7 vite eksperiencë Klinika e Fertilitetit Hygeia numëron më shumë se 700 fëmijë të ardhur në jetë, kjo falë trajtimeve të suksesshme dhe përkushtimit që çiftet kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin nga stafi profesionist i Klinikës së Fertilitetit Hygeia.

Teknologjia dhe aparaturat bashkëkohore me të cilën është e pajisur kjo Klinikë dhe sidomos Laboratori i  Embriologjisë, i cili funksionon konform standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare, duke qenë një nga hallkat kyçe në realizimin me sukses të  proçedurave që aplikohen, të ndërthurura ngushtësisht edhe me një staf mjekësh grek dhe shqiptar, të mirënjohur për arritjet e tyre në  fushën e infertilitetit dhe eksperiencat në Klinikat më në zë në Europë, së bashku me stafin e kualifikuar infermier dhe administrativ, kanë bërë të mundur arritjen e sukseseve të deritanishme. Ekipi i mjekëve grek të Klinikës Fertilitetit Hygeia kanë qenë një ndër ekipet e para në botë që kanë aplikuar aspirimin e spermatozoideve nga testikuli i meshkujve, (pra mënyra alternative e marrjes së spermës tek ata meshkuj të cilët nuk kanë qeliza në spermë), si dhe janë të mirënjohur për shumë publikime të bëra mbi problemet e infertilitetit dhe alternativat e trajtmit në revistat nga më prestigjoze në botë.

Cikël i plotë IVF + Lindje FALAS vetëm 2,799 euro
Klinika e Fertilitetit Hygeia – një hap më pranë realizimit të ëndrrës së prindërimit.
Në Klinikën e Fertilitetit Hygeia, të gjithë çiftet që trajtohen me proçedurën IVF përfitojnë Lindjen FALAS.
Profesionalizmi, teknologjia bashkëkohore, përkushtimi, trajtim & proçedura të personalizuara për çdo çift, janë kryefjala e punës së stafit të mjekëve të kësaj Klinike.

Të përkushtuar për të ofruar çdo ditë e më shumë trajtim të personalizuar dhe cilësor, përmirësim në vazhdimësi të shërbimit në çdo hallkë të tij, ne vazhdojmë përpara në përmbushjen e misionit tonë …. ..” Sa më shumë çifte të arrijnë të prekin ëndrrën e shumëpritur, prindërimin…sepse Ёndrra juaj është Misioni ynë”

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Klinka e fertilitetit Hygeia “ёndrra juaj, misioni ynё””

  1. lomi says:

    Kur beni reklama shkruajeni me poshte qe eshte reklame

  2. am says:

    ahahahaha…Hajde artikull hajde. Pale sa delikat qe jane. Nje bebe me çmim. O ju dhjefsha pjellorine ne laboratore. Zagaret e mutit. Fashiste!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *