Mourinho tek Reali? Portugezi flet shkurt: S’më pëlqen të stërvit një skuadër që ka një trajner

Jose Mourinho shikohet si kandidati kryesor për të marrë postin e Zinedine Zidane, tek Real Madrid.

Në lidhje me këto zhvillime, trajneri portugez është intervistuar nga një medie spanjolle, për të cilët ai theksoi se nuk mund të drejtojë një ekip që aktualisht e ka një trajner.

“Të flitet për emrin tim është diçka që nuk më pëlqen. Nuk do të më pëlqente të stërvitja Real Madridin sepse aktualisht e ka një trajner”, tha fillimisht “Special One”.

Kritikat mbi Zidane – “Flas me respekt për një trajner që është atje (Real Madrid) dhe nuk është një individ në historinë e Real Madrid, unë isha krejtësisht i jashtëm aty”.

Situata e Real Madrid – “Nuk jam njeri pa kuptim dhe që krijoj tymnaja, unë pëlqej që gjërat të shkojnë mirë dhe gjithçka të qetësohet”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *