Paralajmëron ish-kreu i FMN: Ekonomia botërore, në rrezik. Politikëbërësit, të ndërhyjnë!

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, paralajmëroi se ekonomia botërore ndodhet në periudhë të vështirë dhe se politikëbërësit duhet të ndërhyjnë.

Komentet e saj erdhën pas raportit të OECD, ku uli projeksionet për ekonominë botërore këtë vit edhe tjetrin në nivelin më të ulët që prej krizës financiare, duke përmendur luftën tregtare si faktor.

Christine Lagarde tha se bankat qendrore kanë bërë punën kryesore në parandalimin e krizave financiare dhe i takon qeverive tashmë që të shtojnë shpenzimet dhe nxisin ekonomitë.

“Mendoj se bankat qendrore kanë përdorur çdo mjet nën dispozicion dhe kanë qenë lojtarët e vetëm”, tha Lagarde.

Në postin e saj të ri në krye të Bankës Qendrore Europiane, ajo tha se do të përqendrohet te krijimi i vendeve të punës dhe stabiliteti.

Ajo do të nisë detyrën e re në një kohë kur Donald Trump ka kritikuar vazhdueshëm bankën qendrore për mungesën e stimujve. Trump ka akuzuar gjithashtu presidentin e Bankës Qendrore Europiane që po largohet, Mario Draghi, për  komentet e tij që kanë sjellë rënien e euros dhe fituar avantazh tregtar.

Lagarde tha se gjërat nuk shkojnë si ç’duhet kur politikanët ndërhyjnë te pavarësia e bankave qendrore.   Ajo shtoi se bankierët qendrorë duhet të jenë tejet të parashikueshëm, ndërkohë që pasiguria në të gjithë botën po rritet.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Paralajmëron ish-kreu i FMN: Ekonomia botërore, në rrezik. Politikëbërësit, të ndërhyjnë!”

  1. rexha 10 says:

    DHE KJO
    PO BERTET ME TE MADHE PER STABILIZIMIN E EKONOMISE SE GLOBIT.PERSE NUKE FLISNI PER INTERESAT E BANKAVE QE MARRIN GATI
    1 7% TE INTERESAVE TE PARAVE QE NJERZIT NE TE GJITHE GLOBIN I MARRIN KETO PARA PER TE FUTUR KOKEN MBRENDA. PASTAJ KUPTOHET QARTE QE SA ME SHUME VENDE PUNE ,AQE ME SHUME VJEDHJE DHE EVAZION FISKAL PER MILIARDERET QE NUKE PAGUAJNE TAKSAT.
    ESHTE E VERTETE QE TE GJITHE JETOJME PASHTE QIELLIT ,PORE JO TE BARABARTE.KJO ESHTE SI ME THONE ,JU PUNONI DHE UNE PO ADMINISTROJE PARATE E JUAJA SE JU NUKE JENI TE ZOTET. PO DESHET TE SHPETONI NJERZIT ZHDUKENI KETA BANKA QE PO I PIJNE GJAKUN NJERZEVE. BANKAT DHE SIGURACIONET JANE PARATE E TAKSAPAGUESEVE QE VIDHEN ME LIGJE. E KAME FILLUAR PAGESEN E SIGURACIONIT TE MAKINES ME 800 EURO NE VITE ,DHE NUKE KAME BERE ASNJE INCIDENTEPER 10 VJETE.PER CDO VITE MA ULNIN NGA 50 EURA SIGURACIONIN. DHE SOTE PAGUAJ 230 EURA QE ESHTE PAGESA ME MINIMALE. CU BENE PARATE E MIA PONE SHQIPRI QE PAGUHET PER NJE MUAJ SIGURACIONI 70 EURA,C!FARE MUNDE TE THUHET?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *