Pse nuk bindën provat e Prokurorisë për Tahirin

20 Shtator 2019, 15:19Kronika TEMA

“I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të tilla të pashpjegueshme me Habilajt, si dhe mosmarrja e masave për kanabizimin dhe përfshirjen e Policisë në këtë fenomen, ka konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës”. 

Ky ka qenë konkluzioni i Gjykatës, mbi të cilin ajo dënoi me 5 cjet që u konvertua në shërbim prove për ish-ministrin e Brendshëm.

Më tej Gjykata argumenton se bisedat e anëtarëve të grupit të Habiljave, të cilët pretendojnë për dhënien e përfitimeve ish-ministrit, nuk vërtetohen me asnjë provë dhe fakt tjetër, duke mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve.

Në vendim  arsyetohet se nuk vërtetohet një marrëveshje mes Tahirit dhe qoftë një anëtari të vetëm të Habilajve për krijimin e lehtësirave.

“Vërtetohet se Moisi Habilaj ka përdorur emrin e ish-ministrit për të krijuar idenë e fuqisë, por nuk vërtetohet marrëveshja e tij me të paktën një anëtar të grupit, duke bërë që të mos vërtetohet akuza”- dekalroi gjyqtari.(respublica)

4 komente në “Pse nuk bindën provat e Prokurorisë për Tahirin”

  1. Dardan says:

    Ish-ministri Tahiri e ka marre nje denim administrativ duke u pushuar nga puna dhe hedhur ne rruge nga qeveria per “shperdorim detyre”.
    Une nuk e kuptoj se pse Gjykata e Krimeve te Renda e denuan per here te dyte me motivacionin e “shperdorimit te detyres”?! Prokuroria Politike nuk kishte prova bindese per shkelje te Kodit te Procedures Penale nga i pandehuri dhe per kete arsye sajmir Tahiri duhej shpallur i “Pafajshem”!

  2. Katundari digital says:

    Prokurore te nxitur nga vrulli politik i plakut te lajthitur Mere dhe C.O me metodat e tij si Trusti i Lulelakres ne Gjermanine naziste… Te ashtuquajtur prokurore,me sy dhe mendje te erresuar nga politika dhe pa asnje lloj kompetence profesionale, pa prova cojne dosjen ne gjykate ..
    Nuk e di nese Sajmir Tahiri eshte i korruptuar ose jo nuk mund te ve doren ne zjarr as per njeren dhe as per tjetren .E pamundur nuk eshte te jesh ne politike dhe te perdoresh postin per perfitime vetiake . sidomos ne Shqiperi. Por jam i sigurt se ne rast se prokuroria ose gjykata veprojne pa u ndikuar nga politika dhe gjejne prova ne vend te klithmave akuzuese te politikaneve palaco ndoshta do e kishim marre vesh nese Sajmir Tahiri eshte fajtor ose jo.
    Tani zhurma do jete me e madhe dhe me e felliqur por drejtesia ne emer te popullit kurre nuk do behet .

  3. Cudia says:

    Gjykata thote “Kontakte te pashpjegueshme”… Puna e gjykates eshte pikerisht te jape shpjegimin me denimin. Saimiri ka te drejte te apeloje dhe te hedhe poshte kete fleterrufe si e gjykatave komuniste dikur. Turp!!!

  4. Meri says:

    Drogennuk e mbolli Tahiri, dhe nuk besoj se do te mund ta crenjoste ai vetem. E verteta eshte qe policia kur qe ai minister ka bere shume aksione kunder droges. Me gjithe ate pune droga vazhdon, po ne cilin vend te bores nuk ka tragik drige? Ja po e heqim nga puna se do e bejne te tjere me mire, po as tjetri dhe as tjetri pas tij nuk e zhduken dukurine e droges. E te jeni te bindur qe as ata qe sulmojne Tahirin po ti vesh min te brendshem nuk di bejne me shume, mbase me pak. Le po te vesh Saliun vete qe e lejon me vendim politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje