VIDEO: Flokët, lëvizjet e trupit, e majta dhe teknika; Ngjashmëria e këtij talenti me Messin është mahnitëse!

20 Shtator 2019, 22:20Sport TEMA

Shumë lojtarë të rinj dalin në skenë, apo shumë të tjerë që vijojnë ende të stërviten në akademitë e klubeve më të mëdha në botë i krahasojnë me Lionel Messin.

I tillë është edhe rasti për sulmuesin e majtë, Francisco Conceição, që është në pronësi të klubit të Porto, në Portugali.

I gjatë vetëm 170 cm dhe me 16 vite mbi supe, Francisco ka treguar se ka një ngjashmëri mahnitëse me “Pleshtin” argjentinas.

Pamja e tij e jashtme të kujton Messin kur luante në “La Masia”, e majta është këmba e preferuar për të dy, kontakti dhe mënyra sesi lëvizin dhe ecin me topin është thuajse identike, shtoi këtu lëvizjet që bën me trup që ngjasojnë së tepërmi.

FC Porto’s Manager’s kid, Francisco Conceição (16yo), moves/dribbles/shoots an awful lot like Messi. from r/soccer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje