FOTOT: Ekspozohen në Shkodër makinat e rralla 60 vjeçare

21 Shtator 2019, 14:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Ekspozohen në Shkodër makinat e rralla 60 vjeçare

Rreth 40 makina të viteve 60, koleksione të ndryshme nga e gjithë Europa janë prezantuar përmes një ekspozite në qytetin e Shkodrës.

“Retro Koleksioni Shqiptar” mblodhi të gjithë të apasionuarit dhe nostalgjiket pas makinave. Ato janë të markave nga me te ndryshmet dhe me të veçantat.

Koleksionistët i kanë kushtuar kohë dhe shpenzime personale mirëmbajtjes dhe sjelljes në formë të këtyre mjeteve por serish pasioni, sipas tyre qëndron mbi gjithçka.

“Kjo është një makine e vitit 1965 e prodhuar në Amerike. E kam blere rreth 20 vite me parë në Hollandë dhe tani erdha në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë ekspozitë. Nuk e përdori çdo ditë, por vetëm kur kam raste të veçanta apo kur dua të qetësohem dhe të jam i lumtur. Ka edhe diçka tjetër të mirë. Kur ka probleme e riparoj vetë. Nuk ka shumë vështirësi”, ka thënë Clemens Metternich.

Ky është një projekt i Drejtorisë se Përgjithshme të Transportit Rrugor që ka si qellim promovimin, ekspozimin dhe ruajtjen në kujtesë të këtyre automjeteve të rralla.

Së shpejti pritet që në Shqipëri të ngrihet një muze dedikuar këtyre mjeteve.

2 komente në “FOTOT: Ekspozohen në Shkodër makinat e rralla 60 vjeçare”

  1. adashi says:

    Mirë mo mirë po makinat ku janë?
    Nipi im i bën fotot më të mira.

  2. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur kapet mat me .. says:

    Aaa tani po qe do i shof. Makina te rralla, foto te rralla, pamje te frikshme, tmerr ne …, gjoksi shperthyes rrëfen. Vetem keto artikuj me interesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje