FOTOT: Historia e pabesueshme e super-agjentit izraelit të Mossad dhe fundi i tij i tmerrshëm

Jeta e jashtëzakonshme e një super-agjenti të fshehtë izraelit, që vepronte në Siri, është kthyer tani në një serial të suksesshëm në Netflix.

Agjenti izraelit, Eli Cohen, luhet nga Sasha Baron Cohen (aktori i Alig G), dhe paraqitet si një Xhejms Bond.

Cohen kishte 17 të dashura dhe i kishte dërguar Izraelit shumë informacione nga Siria.

Ai shtirej si një eksportues i pasur mobiliesh në Argjentinë, organizonte festa me vajza seksi për elitën siriane, në mënyrë që t’u merrte informacione.

Kontributi i tij ishte shumë i rëndësishëm për “Luftën 6-ditore” që Izraeli e fitoi kundër Sirisë.

Por ai u kap nga forcat siriane dhe u ekzekutua.

Mosadi, agjencia izraelite e Shërbimit Sekret, e zgjodhi sepse ai fliste arabisht dhe nga paraqitja mund të dukej si arab.

Cohen bënte jetë të mërzitshme zyre dhe kishte familje. Ai u mor nga Mosadi dhe dërgua në Siri për të spiunuar.

Cohen u bë spiuni më i famshëm i Izraelit pasi u rekrutua nga agjensia e inteligjencës së vendit, Mossad, ndërsa punonte në Tel Aviv si nëpunës në një kompani sigurimesh.

Ai shtirej si Kamel Amin Thaabet, një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm sirian.

Atij i bëheshin foto fshehurazi dhe kontrollohej nga Mosadi, teksa mësonte nëpër rrugët e Tel Avivit se si të integrohej pa rënë në sy.

Më pas shkoi në Buenos Aires, Argjentinë, ku u hoq si një biznesmen pasanik sirian që mezi priste të kthehej në atdhe.

Por karriera e jashtëzakonshme e Cohen u ndërpre në vitin 1965, kur u kap në Damask dhe u ekzekutua.

Fundi i tij ishte i tmerrshëm: Pasi u kap me ndihmën e KGB-së ruse, qeveritarët sirianë e varën në mes të qytetit dhe e lanë gjashtë orë ashtu, të mbuluar me parulla kundër Izraelit

Siria i ka kthyer orën e tij familjes, por ata luftojnë që të marrin dhe eshtrat, të cilat nuk janë gjetur kurrë.

Familjarët e Cohen kërkojnë prej kohësh që eshtrat e tij të prehen në Izrael, por kjo gjë nuk është bërë e mundur.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Historia e pabesueshme e super-agjentit izraelit të Mossad dhe fundi i tij i tmerrshëm”

  1. the 5 of November says:

    Eshtrat e tij i jane kthyer Izraelit me 14 Prill te 2019.Informohuni icik se jeni me demek gazete serioze mos lexoni vetem titrat e filmit.Dhe mos beni reportazhe bazuar ne nje film po lexoni historine e plote ne internet te pakten.

  2. Nik says:

    E ndoqa me shumè vèmèndje, njè film dhe histori mjaft sensibèl ndaj kètij personi i cili sakrifikoj gjithçka nga gruaja ,fèmijèt, familjen pèr shtetin e israelit.Njè popull i cili u rindèrtua nè bazè tè devotshmèris dhe patriotizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *