Jari i shqetësuar nga rezistenca e SHQUP ndaj tërmeteve

21 Shtator 2019, 19:22Antena TEMA

Pas tërmetit të sotëm, godina e SHQUP ka pësuar dëme serioze.

Është krijuar një çarje mes tualetit të Lulit dhe zyrës qëndrore të mbledhjeve.

Më lart çarja vazhdon tek muri ndarës i zyrës së Doktorit me Kunatin, dhe vazhdon deri në taracë.

Kjo çarje e shqetësoi shumë Jarin, pasi ju duk një ogur i keq për ndarje mes Lulit dhe Doktorit.

Ndaj vendosi t’i dalë të keqes përpara:

“Të dashur demorkatë,

Jari ju sqaron!

Çarja e krijuar mes zyrës së Lulit, banjës dhe zyrës së Doktorit nga tërmeti i sotëm, është një rastësi dhe nuk ka lidhje me ndonjë çarje të mundshme mes Lulit dhe Doktorit.

Çarja ka ardhur si pasojë e amortizimit të ndërtesës, që është e vjetër dhe e pasigurtë.

Rikonstruksioni nuk ka pas marrë parasysh tërmetet dhe tani këto janë pasojat.

Për të shmangur rreziqet në të ardhmen, duhet të forcojmë koalicionin me LSI, me qëllim që Monika të harxhojë shumë kohë në SHQUP dhe kësisoj Meta të interesohet më shumë me parashikimet e tij për tërmetet në SHQUP.

Nga kjo do të vërtetohet nëse Meta e ka seriozisht ftohjen me Monikën si lidere, apo jo.

Nëse ai e ka seriozisht, ai do tregohet indiferent dhe nuk ka për të na parashikuar tërmetet, ose do na i parashikojë gabim.

Nëse është lojë, ai do angazhohet seriozisht dhe do jetë i interesuar për fatin e saj.

Pra me këtë rast, ne duhet të përdorim rreziqet nga tërmeti për çarjen e godinës, si një mundësi për të testuar rreziqet për përçarje të brendshme.

Çarja mes Lulit dhe Doktorit dhe ajo mes Monikës dhe Ilirit, janë të verifikueshme pikërisht nga mënyra se si do sillen me tërmetin.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje