Mustafa Nano: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën, se po na e nxjerrin pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak, e madje edhe gay

21 Shtator 2019, 09:27Politika TEMA

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit.

Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

“Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë.

Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj.

Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator.

Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak.

Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë.

Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane.

Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë.

Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”.

18 komente në “Mustafa Nano: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën, se po na e nxjerrin pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak, e madje edhe gay”

  1. Ragipi says:

    Cfar sinceriteti o Nano ka bere ai qe ka hanger se bashku dhe ia kan kajte nanen keti populli te varfun , ai dhe te tjeret qe kan jetuar ne mbrojtje te regjimit nuk mujne te shkruajn realtetin sepse kan jetuar si dembela ne kurriz te atyre qe kan punuar forte dhe keta kan shfrytzuar ate regjim ne menyre tinzare.

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      e verteta eshte se turkoshakut Laver i hante verra dhe kete nuk ka Muco qe e ndryshon……………

    2. sofokli says:

      Perderisa ti o muc na e nxjerr skenderbeun me gjak serb …Pse te tjeret te mos e bajme ket gja me Enverin ?

  2. Dymi says:

    Muç mos u lodh kot! Ne kete bote te coroditur ku cdo hidraulik mendon se eshte intelektual meqe ka bere 9 klase shkolle dhe ndjen veten si etalonin e te drejtes, nuk ka vend per racionalitetin tend.

  3. Dosa says:

    Se çfar shkruajn sot ish alabaket e asaj kohe sme intereson as qe dua ti degjoj , se ate sistem e kam jetuar vet , di te them qe ENVER HOXHA krijoi shtetin e par dhe te vetem modern ku te ter para ligjit te asaj kohe ishin te barabart nga ministri deri tek roja uzines , ai shtet pa fakte dhe deshmitar nuk denonte kerken , perveç njerezve qe vinin nga maja politikes se atij shteti qe nuk kishte lidhje me popullin , kush ka vuajtur nga kta alabaket qe flasin sot dhe tregojn heroizma , para vuajtieve te tyre te nxierin ne pa aktakuzat e asaj kohe para gjyqit , per çfar jan akuzuar sa deshmitar kishin dhe aprovimin e fajsis nga ata vet , nuk fillon heroizmi nga fundi , po tregoni mutin qe keni gatuar duke shkelur ligjet e atij shteti , se llumi i shoqeris kan qen shumica njerez pa shkoll me arsim te ulet dhe problematik per shoqerin e asaj kohe , 90 perqind e ktyre qe ankohen se sistemi i ka ren me qaf kot ne at koh , e verteta del kollaj vetem kur redaksit e gazetave matrapaze dhe tvt para se ti marin shkrimet dhe kujtimet tjetrit te tregojn perse esht burgosyr , akuzuar dhe te paraqisin deshimin e qyqit te asaj kohe , ta provoj me fakte qe i kan ren me qaf kot , se i ter llumi i asaj kohe sot po na dalin njerzit me me moral te shoqeris , prandaj jemi katandisur si mos me keq dhe nuk njohim me njeri tjetrin ne kte vend kemi 30 vjet , jemi kthyer si ne kohen e dumbabes nuk bejm dot shtet se me historit e alpiçkave qe duan te bejn buj me mashtrime deri ktu arrin , shteti i ENVER HOXHES ishte shteti me i mir qe kan patur shqiptaret nga koha andertalve dhe i vetmi shtet i vertet SHQIPTAR , vet ENVER HOXHA panvarsisht politikes esht ai qe prezanton ISUF KALO , njeti korrekt dinjitoz familjar i rregullt atdhetar i shkelqyer serioz dhe nje burr i vertet shteti , nje diktator i vertet per antishqiptaret llumin e kti populli qe ne at koh sabotonin zhvillimin e vendit dhe ishin llumi dhe druri i shtrember i asaj shoqerie te dinjiteçme , shikoni politiken sot dhe mendoni çfar llumi hedh balt mbi figuren e Enver Hoxhes te atij burri shteti qe e çliroj SHQIPERIN nga nazifashizmi dhe bashkepuntoret tradhtar njerzit e alpiçkave te asaj kohe qe luftonin per te mbajtur te pushtuar vendin pra ballistozogistet dhe kuislinget , e çliroj vendin e ngriti DHQIPERIN nga Aja tek ZHja te teren se e gjeti sikur kish dal nga pushtimi turk , kjo esht e verteta ky ka qen ENVER HOXHA i vertet , nuk mund te pyesesh hasmin qe i kan vrar gjyshin si tradhtar, dhe agjent te sherbimeve te huaja si ka qen kundershtari vet , çfar prisni ju llafe te mira , pse llumin dhe pjellet e kolaboracionisteve dhe tradhtarve te asaj kohe duhet ti besojm dhe mos besojm ISUF KALON qe esht njeri me integritet dhe i vertet si drita diellit.

  4. Buda says:

    Analisti NANO ka te drejte. Une parashikoj qe Enver Hoxha te anatemohet me urrejtje dhe shpifje edhe 60 vjet te tjera, pastaj do te analizohet nga shkenca e Historise si nje figure simbolike e periudhes ku i udhehoqi shqiptaret ne zbatimin e sistemit e socializmit diktatorial stalinist,
    i cili deshtoi si praktike shteterore ne te gjithe boten dhe kurre me nuk do te zbatohet per te zevendesuar sistemin e eger kapitalist.
    Te thuash se Enver Hoxha ishte DIKTATOR, bie ndesh me te verteten historike qofte edhe per nje fakt: ai i nuk kishte frike nga populli, aepse i shperndau armet neper depot e qyteteve dhe fshatrave.

    Ne thelbin e tij ideologjik, politik, ekonomik e shoqeror, Enver Hoxha ishte TIRAN BENEVOLENT do te thoshte Ciceroni latin.
    Me 26 shkurt 1972, ai hodhi tezen e drejte: “Socializmin e ndertojne masat, Partia i ben ato te ndergjegjshme”, por nuk pati me fuqi mendore dhe fizike t’i printe masat ne rrugen e Socializmit Demokratik, mbeti nje Diktator Benevolent. Megjithate, Socializmi Demokratik eshte e ardhmja e njerezimit.

  5. pak ekuiliber says:

    Dhe jo vetem kaq, Dymi; i ka bere 9 klase apo ka marre dokumentin sikur i ka bere!

  6. JAM MALOK says:

    Aq vlere historike sa ka patur dhe do kete libri i Sulo Gradecit “30 vjet prane shokut Enver” do kete edhe ky liber….
    ISUF Kalo MUNDOHET te fsheh realitetin dhe habitem si e kuptojne kete anal-istet qe eshte i sinqerte…
    Ai nuk eshte liber me kujtime sepse vete autori ka thene qe : “nuk kam mbajtur kurre ditar sepse nuk lejohej nga Sulo GRADECI. E KAM RRESPEKTUAR VENDIM TE TIJ ” . NUK eshte liber historik por deri diku miks dhe kalon deri ne analiza politike per Ramizin, MEHMETIN duke mos qene vete deshmitar . Pse nuk analizon Enverin duke qene gjithmone prane tij, sidomos pas infarktit te te 74′ por ben vetem llustra…
    Ben analizen e tjereve sidomos Ramizit dhe qendrimi ne te njejten linje me Nexhmijen hedh poshte sinqeritetin e ketij libri…pra libri eshte propogandistik….
    po te ishte i sinqerte dhe jo selektiv nuk do tregonte vetem historite roze te femijeve dhe nuseve te Mehmetit dhe tjereve (thjesht thashetheme sepse nuk tregon asnje rast ku ai ka qene deshmitar) por do tregonte se cfare i punuan Asllan Rusit, faji i tij i vetem ishte se dashuroi vajzen e
    Enverit… me mjekimet qe i dhane me deyrim Asllanit e kaluan ne spitalin e te cmendurve…ai ishte sportist i talentuar i Dinamos …vellai Asllanit vrau veten pas kesaj historie…kush i bere keto krime … apo nuk ka degjuar ISUF Kalo per keto raste …
    te ishte mjek i Enverit do te thshte te ishe edhe pjese e sigurimit te shtetit, pranfaj nuk pres ndonje gje te sinqerte nga sigurimsat
    me te njejten metode qe cmenden ASLLAN RUSIN vetem se dashuronte PRANVEREN, te bijen e HOXHES, KANE CMDUR EDHE 1 djale tjeter te ri edhe ai vetem sepse dashuronte te bijen e Ismail KADARESE, ky i fundit mik i Kalos gjithashtu…
    po te ishte i sinqerte do shkruante edhe per 1 djal tjeter te ri qe punonte guzhinjer i Enverit dhe vrau veten, u hodh nga pallati i Kultures…apo nuk ka degjuar as per kete rast…
    turpi tjeter eshte mbrojtja qe i ben Mustafa Nano, duke kerkuar racionalitet tek 1 kriminel…ne fakt gjthe kjo tregon qe te gjthe keto kane qene sigurimsa dhe vazhdojne te jene te tille bashke me Sali Berishen qe mori pjese ne inagurimin e ketij pseudo-libri…
    marreveshja Katovices eshte realizuar pike per pike…

  7. zhaku i pamposhtur says:

    Po ju nuk po lini asnjë ditë pa shkruajtur shkrime dhe foto të qoftëlargut. ..normale edhe sorra zogjve të saj u thotë që janë pëllumba. ..ju keni edhe gurin edhe arren dhe shkruani cju do qejfi popullin as e keni pyetur dhe as nuk e pyesni. ..pushtetarët e sotëm dhe ju gazetarët bashkë ndaheni në dy grupe. ..grupimi më i madh është i nostalgjikëve mendoj të cilët akoma vazhdojnë ti thurin lavde qoftëlargut enver. ..ndërsa grupimi i dytë hyni ju që paguheni..pra merr lek dhe e pasqyron diktatorin si ‘baba te kombit’…mër lekë dhe shite interesin kombëtar shiti trojet shqiptare. ..mër lek dhe bëj gam gam që skënderbeu është me origjinë serbe greke apo kineze. .të gjithë jeni perverse dhe populli ju njeh shume mirë si të dilni nëpër ekrane e si të mos dilni për popullin njëlloj është kështu që mos u mundoni kot me libra dhe historira perverse se bojën i nxirrni vetes. .

  8. Po qe enveri me te gjitha keto epitete,atehere te gjithe shqiptaret jane beqira qe sot te duartrokasin,neser te ven te gjitha epitetet.
    Ne saj te enverit e soc beqirat si sali berisha e tufat e agronit mesuan shkrim e kendim dhe sot shkruajne kunder tij…
    Saliu sot do ishte me krrab ne dore me tufen e dhive….
    Monstra sali vetem i servilosej enverit dhe i ndizte oxhakun edhe sot per te ngritur veten e tij vetem e shane…

  9. ME EMER says:

    Diktatura eshte shume e nevojeshme per spastrimin e shoqerise nga “ferrat ” . I bej “verejtje” Enverit te Madh qe pranonte duartrokitjet e servilave qe sikurse e shihni vete , po bejne te gjitha maskaralleqet .Socializmi Demokratik , ose qe ta kuptoje me moire populli i thjeshte , socializm ne kapitalizem nuk ka ekzistuar dhe nuk do ekzistoje .Kjo eshte nje sajese e borgjezise .Kapitalizmi perhere eshte i eger , por jo kudo njelloj .Por ai emrin e ka kapitalizem , sistem i kapitaloit , mundim i njerezve te punes , qe prodhojne dhe fitim per ” bishat” e njerezimit . Socializmi i vertete eshte shkencor , me baze “ligjin e vleres ” . Ai nuk deshton kurre . Socializmi eshte i tradhetuar , i permbysur me force , me krime , me bllokada , me djalleze , dihet nga kush …por dhe i perkrahur nga njerezit qe nuk ju takon te jene pjese e shoqerise se denje njerezore . Shoqeria e denje njerezore do njerez me shpirt te pastert dhe jo kriminele , te pa bese me para pa djerse ..!

  10. juristi says:

    Nano e vertete qe ka ardhurt koha per te qene me racional ne vleresimin e figurave kombetare,por kete kerkoja vetes ne radhe te pare.Mos ki frike se do te sulmoje ca legene te mllefosur nga marrezia se ata qe kane vuajtur sinqerisht denimet e reprezaljet e atij regjimi jane shume me teper objektiv se sa ca elifmatrak qe ketej shkruajn qe ishte pederast pasiv e dhjete faqe me poshte shkruajn si ishte kurvar e te varroste per se gjalli po mos ja jepje.Jemi popull anadollak qe dhe priftin e bejme me barre

  11. Kasandra says:

    “Racionalisti” Mustafa Nano!
    Kur M. Nano thotë se “duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enver Hoxha” në fakt thotë se nuk duhen ekzagjeruar shpifjet dhe gënjeshtrat “që ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë,…si bartës të gjithë të këqijave.” M. Nano nuk merakoset aq për thashathemet banale, sa për lënien në harresë të luftës kundër “krimeve të diktaturës”, “diktatorit” dhe komunistit “më budalla”. Me një të rënë të lapsit jo të mendjes dhe jashtë kontekstit kohor M. Nano i siguron lexuesit se “racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator” dhe se “fajtori kryesor për dramat dhe tragjeditë humane ka qenë Enver Hoxha”. Me një sllogan të till ky gazetar intrigues kujton se i vuri vulën një udhëheqësi historik që u bë i madh në saj të veprave të tij të mëdha, që e vlerëson dhe e do populli deri te “komunisti I fundit më budalla” dhe që figura të mëdha të kohës e vlerësuan maksimalisht për kontributin e tij në dobi të Shqipërisë e të shqipëtarëve, dhe për ruajtjen e ekulibrit politik e të paqes në rajon e më tej. Gjenerali: “Sa cekët gjykon ti Beti”.
    Figurën e Enver Hoxhës përpiqen ta godasin dhe zhvlerësojnë kundërshtarë politikë dhe ideologjikë si dhe ndonjë intelektual i shquar ziliqar. Por ka edhe kalemxhinj si M. Nano që nuk merret vesh se çfarë i shtynë të dalin me konkluzione të pa argumentuara pa asnjë lloj analize të ngjarjeve të kohës gjat luftës së ftohtë kur sistemi i kaluar goditej nga të gjithë anët hapur the fshehur për ta asfiksuar dhe ndryshuar atë gradualisht. O do të bëhej shteti shqiptar ose do të kapitullonte. Ai u bë i fortë dhe i lavdishëm. Rrugë tjetër nuk kishte. Asfiksimi dhe më pas përmbysja fatale e regjimit nuk e ndryshojnë këtë fakt historik që i tregoi botës aftësitë dhe kapacitetin shtetbërës të shqiptarëve. Kasandra.

  12. Sandri says:

    Trajtimi i derisotem i figures komplekse te Enver Hoxhes ka qene i nje niveliinfantilo-emocional, larg analizes se kontekstit historik ne te cilin ai zhvilloi veprimtarine e tij gjysem-shekullore nga shkrues qe nuk zoteronin minimumin e pwrgatitjes historike per ta bere ate pune si Bledi Fevziu. Ai mbetet figura me e madhe ne historine e ketij kombi (hapni enciklopedi dhe burime te tjera perendimore), me gjithe te metat, gabimet politike, taktike e strategjike ne udheheqjen e ketij vendi.
    Sikur asnje merite tjeter te mos kete ky diktator, mbajtja me kembe e nje shteti shqiptar te pakonsoliduar dhe nen kercenimi e coptimit pas luftws se Dyte Boterore, rezistences ndaj provokimeve greke dhe ndaj shnderimit te Shqiperise ne nje republike te shtate te Jugosllavise, daljen nga traktati i Varshavws, etj. mbajtja nw kwmbw e kwtij shteti per GJYSEM SHEKULLI ne aspektin gjeopolitik dhe mbareballkanik i sherbeu aq shumw konsolidimit pozites se Shqiperise si nje vend i pavarur sa qe sot, megjithe politikat inferioriste te qeverive shqiptare, asnje shtet fqinj nuk guxon te kete pretendime zyrtare per kufijte e Shqiperisw.

  13. mik says:

    Shqiptaret nuk kane nevoje ti referohen M. Nanos apo I. Kalos se kush ka qene Enver Hoxha. Seicili din me ba llogarite vete .
    Ja keni lare trurin ketij populli e asht ba si pula pa kry .

  14. Mendimi jo profesionist says:

    Qe ENVER HOXHA ishte diktator nuk e ka mohuar as vete AI.Vendi ishte diktature nje partiake dhe ne krye te saj ishte AI.Sharjet e tjera me duken si ato qe perdoren rendom nga tifozet kur ndjekin nje ndeshje footbolli.Shqiperia ne mungese te studjuesve (ndoshta nuk duan) e ka lene vleresimin e Tij ,ne dore te njerzve te pa ditur,te inateve personale e te mllefeve momentale.Cdo mendim racional do te haste ne kundershtin e njerezve te”vegjel” e te pa ekujlibruar.

  15. Ad says:

    Nga 1956 deri me 1990, 75% e popullsise, po flas vetem per fshatin, fillonte punen me lopate apo kazme ne doren ne oren 06.00 deri me 18.00, per 40 leke te vjetra ne dite, sa cmimi i nje buke dykoligrameshe, ne rastin me te mire per 60 leke te vjetra, nje buke e gjysme.
    Nje udheheqes vleresohet ne varesi te reformave qe ben ne sherbim te jetes

  16. Shkodrani says:

    Ky palaco sepse vertet palaco eshte sepse i duket vetja i lexuar apo intelektual por e verteta eshte shum w qarte enver hoxha ishte njeriu me poshter qe ka lind ne kete toke edhe besoj se eshte e vertet historia qe i madhi komit cerciz topulli qe eleminoi bimbashin e gjirokastres ishte pague nga xhaxhai i enverit sepse enveri kurva eshte sperme turke ai kishte perdhunuar nenen e enverit sepse ai eshte tamam turk jo shqiptar ndersa per kte gazetarin i them lexo me shume historine jo me larg se hitleri edhe stalini lexo librin e berias e do kuptosh qe enveri i ka te gjitha te keqiat e ksaj bote edhe pak jane thene ndersa ju qe doni me nje fare lloj helmi te tregoni sikur ai ka pas edhe gjera te mira jam sh dakord me parafolsin zhaku i pamposhtur qe historia i tregon te gjitha koha eshte e verteta e madhe sot shqiptaria eshte 200 vjjet larg europes ne te gjitha drejtimet por me shume ne mentalitet do duhet shume breza qe pushtat e kuq te fshihen nga kjo toke bashke me faren e keqe qe per 500 vjet mbolli turqelia hajde tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje