Një mënyrë për të “parashikuar” tërmetin e radhës

Nga Mero Baze

Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatërrimi i pjesës së sipërme të taracës së Fakultetit të Gjelolgji- Minierave, në katin ku studentët mësojnë shkencën e Sizmiologjisë.

Si për t’u tallur me të gjithë përpjekjet e shkencës dhe natyrisht për të na treguar idiotët politikë që bëjnë parashikime, tërmeti dëmtoi më rëndë se gjithçka tjetër, pikërisht ndërtesën që ka prodhuar sizmiologët shqiptarë.

Kjo gjë më kujtoi një episod të hershëm si student, kur na patën çuar për praktikë tek “Qendra Sizmiologjike” diku afër Linzës, dhe profesor Betim Muço, po na demonstronte në një dhomë të vogël në majë të një bregu të thatë shtufi, brenda një ndërtesë një katëshe me tulla silikate, aplitudat e tërmeteve që po ndodhnin në atë moment në botë.

Unë po dëgjoja pa interes pedagogun dhe po shikoja një çarje të tullave silikate diagonalisht.

Profesor Betimi i pabezdisur nga mungesa e vëmendjes ndërhyri.

-Eshtë nga tërmeti, tha. Atë se dimë ku bie, dhe se kemi në dorë. Godinën që e kemi në dorë, se kemi bërë ne, e ka bërë ushtria.

Tani në gjithë këtë histeri paniku, që vjen kryesisht nga bestytnia se dikush e di kur do bjerë sërish dhe ka thënë rrini jashtë, një gjë është ende në dorën tonë. Dhe ato janë ndërtimet.

Shqipëria është në një brez mesatar sizmik, që duhet marrë në konsideratë. Historiku i tërmeteve shkatërrimtare ka shkuar deri 9 ballë dhe në histori flitet për tërmete 11 ballë.

E vetmja gjë që vlen, është që disiplina shkencore e mbijetesës ndaj tërmeteve, të përkthehet në ligjësi ndërtimi.

Çdo ndërtim duhet të marrë në konsideratë intestitetin më të lartë historik të një tërmeti në vend, dhe duhet të krijojë hapësira për gjendjen e emergjencës.

Kaq i ka në dorë njeriu, shteti, ndërtuesi, investitori, dhënësi i lejeve etj. Tërmetin nuk e kemi në dorë dhe mos u lodhni ta parashikoni.

Lodhuni të ndaloni ndërtues të papërgjegjshëm, leje të papërgjegjshme, mungesë hapësire për gjendje emergjence dhe injorimin e ligjësive natyrore.

Tërmete si ky i sotmi vlejnë shumë për të reflektuar për pasoja të mundshme katastrofike, nëse do të ishte një shkallë më lart, për pallatet që do të rrëzoheshin dhe që kanë brenda rrezes së ndërtimit pallate të tjera jashtë çdo regulli, për diga të rrezikuara në lumenjtë e vegjël, e rezevuarët që ka 30 vjet që i ruan Zoti, për rrugica që mund të bllokohen nga një taracë e vogël e rrëzuar dhe mund të zërë në çark një komunitet të tërë, për shtesa kati që mund të varrosin një pallat solid, si dhe shumë probleme të tjera që shoqërojnë bumin e ndërtimeve në Shqipëri.

Ndaj nuk do të ishte vonë të niste një studim shtetëror, për të përcaktuar pikat e nxehta që mund të rrezikojnë nga tërmetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe ta nisim vetë me përgjegjshmëri tërmetin e komanduar, për të bërë me dorën tonë, atë që mund të bëjë tërmeti me papërgjegjshmëri për 30 sekonda.

Nga Durrësi në Tiranë janë së paku disa pika të nxehta që nuk dihet ç’mund të ndodhë, nëse e lë fatin e tyre në dorë të tërmetit. Eshtë e vetmja mënyrë të “parashikojmë” dëmet e tërmetit të radhës.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Një mënyrë për të “parashikuar” tërmetin e radhës”

  1. Talluni me presidentin qe ka gruan fallxhore….
    Atij i dalin parashikimet e termeteve politike me djegie parlamenti..

    1. ben says:

      Mero
      Ca u be me teatrin?
      Do kete rene patjeter.
      Po elisa do I kerkoje falje metes, kuptohet edhe atij shkencetarit grek???
      Po ti????
      Po erionka I fiqve do kthehet nga pushimet?????

  2. Daku says:

    Ça flet o Mero ? Apo te vjen inat qe Meta e parashikoi termetitn e ti jo ?
    Ta futi kete rradhe .

  3. bureto says:

    Ja nje shkrim i duhur, por jo ne kohen e duhur, sepse behet siç i thote populli, mbas pilafit, jo per faj te Meros. Problemet qe shtron ai, qendrojne dhe shume bile, por duhen vene ne dukje me force here pas here dhe sidomos nga specialiste jo vetem te termeteve, por edhe nga gjeologet qe studiojne dhe vleresojne themelet e veprave te artit, inxhinieret konstruktore qe projektojne struktura te nderlikuara sidomos te atyre te banimit, sidomos ne ato te larta dhe me e rendesishmja organet ligj zbatuese qe duhet te parandalojne shkeljet ne perfshirjen e standarteve teknike shteterore, por edhe te kerkojne zbatimin e tyre vazhdimisht, pra jo pas ndonje tragjedie. Mire e thote Mero, po sikur sot termeti qe ndodhi te ishte jo 8 po 9 balle ne Durres dhe po aq ne Tirane dhe gjetke?…

  4. Si kofini pas të vjeli says:

    Po ty, Mero, që na ke çarë gajden gjithë kohës për Berishën, Lul Bashën dhe opozitën, kush të pati ndaluar, që këto që thua në këtë editorial, ti thoshe më parë? Por, kur dikush ka gjykuar ti thotë, ti ke mprehur lapsin dhe je tallur me të? Pirdhu, palaço i lindur!

  5. Persi says:

    Termeti shkundi qytetet e Durresit e te Turanes por jo zemrat tona!Likja ka vajtur urgjetisht ne Durres per te pare vilen ku ka te fshehur “floririn”me urdher te kryetares se LSI!Nuk dime ndonje hollesi nese ka ndonje dem apo jo!

  6. Persi says:

    Termeti shkundi qytetet e Durresit e te Tiranes por jo zemrat tona!Likja ka vajtur urgjetisht ne Durres per te pare vilen ku ka te fshehur “floririn”me urdher te kryetares se LSI!Nuk dime ndonje hollesi nese ka ndonje dem apo jo!

  7. Xumja says:

    Kemi ne kushte teknike te projektimit dhe zbatimit ? APO JANE AKOMA NE FUQI ATO TE SHOKUT ENVER ? Po atbote nuk ka patur kulla deri 40 kate. KEMI ME TE VERTETE QEVERI EKSELENTE, BEJNE KULLA POR NUK DIJNE SI. PO EUROKODET PERSE NUK MIRATOHEN? PO PUNEN E ISH MINISTRISE SE NDERTIMIT APO TE INSTITUTEVE TE PROJEKTIMIT KUSH E BEN? APO MBERTHEJA DREJTUESVE TEKNIKE QE DIHET BOTERISHT SE SI PYET KUSH. RROFTE DEMO – LESHI DERI SA TE NA HYJE DERI NE FUND PRESHI

  8. Saliu says:

    Pika me e nxehte jane te gjitha ndertimet e 30 viteve te fundit. Keshtu qe na ruajt Zoti se po qe per ndertues e per shtesa, te gjithe shkojme per lesh. E kur te behet germadhe do na vije keq se nuk kemi ku te shohim telenovela, te lexojme gaze apo cfare i tha Basha Rames.

    1. Fortunato says:

      Mero Baze mbetet nje nga gazetaret te shkelqyer te medjave Eshte per tu patur zili dhe shembul per gazetare te tjere qe mbeshtesin partite e tyre me cmime te majmete kundrejte pagesave qe ata marrin Respekte ketij njeriu me virtyte demokrate perendimore

  9. Tani says:

    Edhe ti ishe një nga ata që tallej Mero . Pse paske ndryshuar mendje tani e u dashka ky studimi parandalues. Pse jo kur tha presidenti. U në si me avionët e mushkonjave në Divjakë ku shefi yt tallej e pastaj kur doli filluan të merren ‘masa’

  10. Taraboshi says:

    Tek ne ne Shqiperi po punohet shume per ti ardhur ne ndihme termeteve qe te beje sa me shume deme. Te gjitha keto pasqyrohen jo veten ne ndertimet pa leje e kriter.Ne zoba te pa kontrolluara nga gjeologet.Por behen ndertime edhe brenda pallateve.duke demtuar traret kryesor te ty
    re.Duke bere shtesa pallatesh.Duke shtuat kate e shume variante te tjera.Per te gjitha keto pergjegjesi kane bashkite dhe levat e tyre. Ku per cdo ndertim te studiohet te kontrollohet.Pervec te tjerave edhe cilesia e betonit.e hekurit.zbatimi i projektit ne te gjitha drejtimet.Policia Bashtiake qe ben qorrin ne disa nderime me leje e pa leje.

  11. Alban Dega says:

    KETA KANE SHKUAR PER LEDH ME KEQ SE KRYEYARI TYRE!

    Cila qeveri ne Bote mund te beje dicka per te parandaluar termetet, vullkanet…. larg qofte nje atij i massive ne Diell qe do shkrumbonte gjithcka nje te mijten e sekondes .
    Shpenzojme trilliona per armatim por nuk kemi qofte edhe nje arme ose mjet te vetem per te goditur nje makro komete apo asteroid qe do ta kthente Boten me vitin 0…!?
    Keta leshelistat kane shkuar per lesh njesoj si kryetari i tyre !

  12. Oketo says:

    Termeti me I forte ka qene ai i vitit 1945 në Gjermani !

  13. ideali says:

    O Mero! kane autore pallatet 20, apo 27 kateshe ndertuarneDurres apoTirane. Pse s kerkon firmen qe i ka lejuar? Duart akullorete Gjushit apo ato te stergjata te Rames dhe Bashes. Fiol mor burre. Keta jane per prokurori dhe jo per te na ushqyer me bla bla bla. P:o injorantin e Sorosit, pinokun Veliaj perse nuk e permend. Dhe je dhe specialist… Po betonizimiqe i ka marre frymemarrjen tokes, ndikon apo ne shkaktimin etermeteve? Babezia e trashegimtareve te komunizmit po i shkakton demet e fundit te pariparueshme. Ka mbetur vetem Zoti t u tregojevendin, se ju me zerin e lire, keni ngordhur.

    1. Olimpia says:

      Dy mesime nga termeti…
      1…Inxhinieret projektues te shkolles se para 90…deshmuan se ndertimet edhe te pas 90,qe Jane veper e tyre ,i rezistuan nje termeti te forte.Ndoshta ndikoi edhe thellesia e qendres se termetit,por gjithesesi termete te tilla edhe ne vende te zhvilluara kane bere deme me te medha.
      2…Mbi bazen e nje studimi te mirefillte shkencor,edhe te instituteve nderkombetare,duhet te percaktohen qarte,me norma te sakta detyrimisht te zbatueshme projektet e ndertimeve ne perputhje me cdo zone.Te kete rregulla te qarta per lartesine,cilesine e lendeve ndertuese,cilesine e punimeve,hapsirat midis ndertimeve,sasine e apartamenteve per nje shkalle,ashensoret,daljet ne rast rreziku,tubacionet e gazit,rrjeti elektrik che ujesjelles etj .Kushdo qe nderton jashte ketyre parametrave te shkoje per ndjekje penale,qe nga projektuesit,zbatuesit personat qe firmosin lejet nga kryeplaku deri tek kryeministri.Jeta e njerezve che siguria shoqerore duhet te jete absolutusht mbi cdo interes tjeter.

  14. Spartakos Thrakiotis says:

    Oketo. Te lumte e ke pikasur me persocmeri dhe shume mire ben qe u kujtove disa tipave ate termet te fuqishem, mbase u vijne trute. Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte fati i popullit dhe gjithe atyre hallexhinjve qe do mbeten pa shtepi mbas ketij termeti qe ra ne Shqiperi. Mungesa e shtetit social dhe korupsioni politik dhe neglizhenca e tyre per fatin e popullit nuk do ti lene te ngrene koken. Eshte per te ardhur keq dhe ta shohim fatkeqsine e tjetrit njesoj sikur te ndodhe tek ne.

  15. Lefteri says:

    Thone qe Toto Likja ka deklaruar se pasi te qetesohet gjendja do te kerkoje doreheqjen dhe do te shkoje Drejtor i Insititutit te kerkimeve Sizmiologjike!Ka shume agjensi e tilla simotra ne bote qe kerkojne ta marrin si parashikues termetesh!Ai dhe Ruset e dinin qe do binte termet i madh ,ndaj ai mbeti maleve se i kishin thene qe do shpetosh vetem Ti ,por nuk i kishin treguar diten!

  16. Ushkuri says:

    Nuk ka e nuk do te kete termet qe e rrezon Tiranen. Menyra e ndertimeve te bera pa plan, ngjitur me njera tjetren eshte teknologji e re urbanistike. Edhe po te anohen pallatet aty afer do jete nje pallat tjeter qe do ta mbaje, do mbeshtesin njera tjetren e nuk rrezohen. Atehere do te vijne nga bota specialistet te shohin çudite me shpikjet me te natyrshme te njerezimit (ne Shqiperi). Edhe kulla e Pizes nuk po bie, megjithese kane dhjetra vjet qe ulurasin.

  17. Alban Dega says:

    Subject: 7 BALLE QE TERMETI
    700 BALLE QE UNITETI !

    7 BALLE QE TERMETI
    700 BALLE QE UNITETI !

    – Termetet…jane te paparashikueshem por te perballueshem !

    – As hasmi nuk te sulmon kur ke fatkeqesi ne shtepi !

    – Kundershtare por vellezer- mesazhi madhor shqiptar sot e mot!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Termetet, vullkanet, cunamet e shume e shume fatkeqesi natyrore jane te paparashikueshem dhe te paparandalueshem deri sot
    Aq me pak magjistrica e magjistare kobezi e faqezi, o Shkolleperlum Vasili
    Aq e aq me pak nga nje shtangiste dhe tru- cizme.
    Nuk ka asnje profet apo shenjtor hajdut deri sot… Nuk ekzistojne !
    Mire ata qe jane bere turpi i shqiptarise me grykesine e kusarine e tyre, bythelepires doras i te cileve je edhe ti Petrit Shkollep
    A njeh ndonje qeveri ne Bote deri sot qe ka parashikuar apo parandaluar e aq me pak ndaluar nje prej ketyre dukurive, apo vale te nxehti afrikan apo shtjellje acari polar… apo … apo …. nje mega stuhi termoberthamore diellore, larg qofte , qe do ta zhdukte krejt planetin tone ne te milionten e sekondes !?
    Ndaj mos u beni klloune, subjekt e objekt barcaletash e hajgaresh edhe me keq se vetdenoncues me ze e me figure kusarie e korrupsioni me 11 banjo edhe per mace ne “Bllokun” e Lalezit e me Bllokun 700 mije euro faqja te hajnise me cizme !
    Turpi qofte me ju o marrja e shqiptarise dhe fatkeqesia e Shqiperise!
    Ndegjojeni dhe zbatoni filozofine popullore:
    – Kur je i dhjere mos e ngrij koken !
    Pse !?
    Pervec vetperlyerjes kundermoni edhe me keq ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve !
    Nuk kam degjuar as lexuar per asnje profet apo shenjtor hajdut me ose pa cizme !?
    Pse !?
    Sepse nuk ekzistojne te tille !
    E ne Kosove e Veriun e Shqiperise ka nje shprehje te arte:
    – As shkau nuk te sulmon kur ke fatkeqesi ne shtepi
    Njevlerese kjo e filozofise se Jugut te Shqiperise
    – As greku ( hasmi ) nuk te sulmon kur ke fatkeqesi ne shtepi !
    E sa per qeverisjen qendrore dhe vendore, ajo po deshmon me reagim dhe mobilizim te te gjitha mjeteve e forcave per perballimin e vales se termeteve, qe urojme e lutemi megjithe fuqine e shpirtit dhe zemres qe te ndalin pa goditje te tjera e mbi te gjitha pa viktima njerezore !
    Ishte ky kryeminister vlonjato- shkodran, lider opozite kur ndodhi tragjedia e paralajmeruar, e paraparashikuar dhe e paragatuar njerezore e Gerdecit dhe ne vend ti fuste shqelmin ish- kryeministrit Sali Berisha i futi krahun !
    Ndaj uroni e mos mallkoni as ju as Ramush Haradinaj nga Kosova pikerisht dje e sot ne keto caste fatkeqesie !
    Termetet nuk parashikohen as parandalohen, por perballohen me unitet dhe pune jo me thika e shashka percarjeje !
    Mos te harrojme himnin e Vlores se Pavaresise dhe mbare vendit ne termetin me te rende qe ka goditur Shqiperine ne shekullin e fundit ne kushtet me te keqja te motit te debores dhe acarit idhnak te nentor- dhjetorit 1967
    – Shtate balle qe termeti
    700 balle qe uniteti !
    Ja vellezer ky eshte mesazhi madhor i bashkimit te shqiptareve ne te mire e sidomos ne dite te veshtira si sot…
    Termetet e fatkeqesite natyrore nuk bejne dallime partiatike, ideologjike, racore, fetare as krahinore !
    Apo mos valle edhe kjo parulle lapidare na qenka komuniste !?
    Sic na qene fabrikat e kombinatet me teknologji italiane, suedeze, gjermane, kineze…. plantacionet e ullinjeve dhe agrumeve te Ksamilit e Lukoves… e deri te geshtenjave, kombullave, rrushit e qershive te Tropojes e Dibres …
    Zot ruajna mendte e krese nga cmenduria e Ramush Haradinajt dhe Petrit Vasilit, qe ne kete dite fatkeqesie gjeten kohen per te sulmuar Edi Ramen e qeverine shqiptare, duke ia kaluar edhe shkuar edhe hasmit !
    Kundershtare por vellezer – eshte kushtrimi i padegjuar, i pakuptuar e i pajetesuar nga politika shqiptare e Akademikut te shqiptarizmit Rexhep Qoses .
    Vellezer edhe me vellezer ne dite fatkeqesish e cdo dite !
    Ndryshe jo vetem Nena Natyre por edhe Zoti i Madh ne kokat tona do na ndeshkoje edhe me keq !
    7 balle qe termeti
    700 balle Uniteti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *