Plani sekret për djegien e Amazonës?!

Një gazetar amerikan i “The Intercept” ka zbuluar një plan sekret që fshihet me shumë mundësi pas zjarrit katastrofik të muajve të fundit që shkatërroi një sipërfaqe të madhe me pyje në Amazonë, e cila konsiderohet dhe si “Mushkëria e Botës”.

Sipas gazetarit Glenn Greenwald, i cili ka pasur mundësinë të ketë akses në disa regjistrime, prej muajsh qeveria e presidentit brazilian Bolsonaro është duke menduar një plan për zhvillimin e Amazonës, duke përfshirë aty një central elektrik, lidhje më të mirë infrastrukturore si dhe zhvendosjen e një pjese të popullsisë në këtë zonë.

“The Intercept” shkruan se projekti i pagëzuar “Baroni i Rio Branco” është përgatitur nga sekretaria për çështjet strategjike të qeverisë dhe parashikon incentiva për punë të mëdha publike që tërheqin popullatën jo indigjene të rajoneve të tjera të vendit të vendosen në Amazonë duke kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e GDP për rajonin e veriut.

Objektivi i Bolsonaros është për t’iu kundërvënë të ashtuquajturit rrezik të ndërhyrjes kineze dhe influencës së Kishës Katolike dhe të ambientalistëve

Iniciativa është prezantuar në disa mbledhje të zhvilluara me dyer të mbyllura nga koloneli në pension Raimundo Cesar Calderaro. Gjatë njërës prej mbledhjeve, për të cilën “The Intercept” ka dhe një regjistrim, një zyrtar i ushtrisë nënvizoi se Kina po promovon migracion masiv drejt rajoneve kufitare që i konsideron strategjike, duke sjellë shembullin e kufirit me Siberinë, në ditët e sotme, ku ka më shumë kinezë sesa kozakë, duke e bërë kështu dhe Rusinë të kuptojë se po përballet me një problem sigurie shumë të madh. Për këtë arsye Brazili kërkon që të evitojë që një problem i tillë të mbërrijë në vend.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë, popullsia tradicionale, përfaqësojnë një pengesë për praninë e shtetit në Amazonë dhe zhvillimin e rajonit, madje kanë krijuar dhe paradigma ideologjike si “Indigjenizmi, kuilombolizmi dhe ambientalizmi” të cilave iu është kundërvënë tani liberalizmi konservator i administratës Bolsonaro.

2 komente në “Plani sekret për djegien e Amazonës?!”

  1. e verteta says:

    Me ka bere pershtypje gjithmone pse ne kabinat e telekomit apo ato elektrike jane te pikturuara figura e bufit,ne nenkalim ne hyrje te
    te shkolla Harry Fulls lulja e diellit me nje kryq brenda fares?!
    Cdo faqe qe hapet ne internet ka tregues se dikush tjeter merr informacion,po ashtu edhe e-mailet.
    Pse ambasadori italian si skuth rrin i fshehur,pse te tjere heshtin dhe pse intelektualet me integritet sapo vihen ne shenjester te rilindjes vdekje ndryshojne qendrim duke bere materiale qe shkojne ne ujin e rilidjes vdekje.
    Pse Persida Asllani me tere servilizmin e nje mediokre pranoi shkarravinat e kryeministrit te cilat u bene pjese e bibliotekes pasi rane ne toke….? Pse Kumbaro kumbara ka cenuar vlerat e kultures,pse duan te shembin teatrin? Pse shkollat mbyllen? Pse ne qender te Tiranes rrotull pallateve shumkateshe mbushen me siriane e kolumbiane?Pse ne Shkoder me autobuzin e fundit vine siriane cdo dite; ku shkojne,kush i pret?Pse Shqiperia per pese vjet u be hambari i droges,pse laboratoret e kokaines te shumte ne zone te fshehura jane ne Shqiperi,pse po goditet Kosova ? Pse paisjet kecer u fshehen ne ambasaden italiane.Pse ambasadori amerikan nuk vjen.Pse Xhamia e Tiranes eshte aq pompoze sikur te jete xhamia blu?
    Eshte koha e pseve te medha ,reagimi te forte intelektual e qendrese me intiligjence.
    Ne cilin sekt te kapucaneve te zinj ben pjese Kryeministri dhe rilindja vdekje!
    Cfare fshihet pas fasades se Rilindjes? Pse pervjetori i Skenderbeut pati si simbol nje yll me gjashte cepa?
    A mos valle ky si sekt nuk eshte pjese vetem e nje aleance por e shume aleancave per ta shkermocur Shqiperine e Kosoven! Detyra e cdo intelektuali te vetedijshem qe do vendin ,familjen ,qe beson ne zot,qe beson ne vlerat e trashegueshme eshte sot: -Ti dale zot vendit e jo te futet ne ujrat e turbullta qe rrjedhin nga rilindja vdekje!
    Ka ardhur koha qe sy ne sy pa shkarravinat e tij ,ti behet nje pyetje serioze Kryeminitrit tone te pavlere: Per ke punon???
    Ndoshta kjo do ti dergohej dhe te tjereve por un nuk gjej adresa postash elektronike ne internet.Koha jone duhet te jete ne anen e mbrojtjes se vendit tend permes vazhdimsise per te bashkuar figurat me me integritet e profesionalizem.
    Vigjilence dhe veprim konkret.
    Le te hapet vetedija per shkallen e rrezikut kombetar qe paraqet ky njeri dhe shpura e tij nen rrogoz!
    Me besim e respekt se do te ndodhe veprimi i duhur per ta shkaterruar ne themele kete rilindje vdekje,
    ardhte shpejt dita qe te shperblehet mundi dhe sakrifica juaj e perbashket!

  2. Kapedani says:

    Pake shku per lesh ti me emrin e verteta,ose ske pire ilaçet.
    Te rrosh vete se trute tekane lene shënden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *