Plas te Partizani: Lerda përjashton Trashin, futbollistët nuk e duan!

Atmosfera te Partizani nuk është më ajo e një sezoni më parë. Skuadra e “Demave të kuq” nuk po gjen gjetësi me stafin e ri teknik dhe trajnerin Franco Lerda.

Italiani nuk ka fituar zemrën e lojtarëve dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar dhe ndryshimet e shumta në merkaton e verës kanë prishur balancat në skuadër.

Të kuqtë do të luajnë sot kundër Bylisit në një ndeshje mjaft delikate, ndërsa në seancën e fundit stërvitore ka ndodhur një përplasje mes teknikut italian dhe titullarit Lorenc Trashi.

“Panorama Sport” shkruan se ky i fundit nuk zbatoi detyrat e trajnerit dhe numri një i stolit e nxori jashtë fushe.

Me shumë mundësi, gramshioti nuk do të luajë si titullar dhe kjo është një mundësi e mirë për mbrojtësin Esin Hakaj për t’u rikthyer dhe për të mbetur në formacion.

Situata te të kuqtë nuk është aspak pozitive dhe nuk është më e fshehtë që futbollistët nuk e duan teknikun. Divorci mes palëve mund të vijë shumë shpejt.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *