Saimir Tahiri përballë lukunisë së ujqërve opozitarë

Nga Altin Ketro

Ka dy momente ku përqendrohen sulmet e opozitës ndaj Saimir Tahirit. Momenti i parë ka të bëjë me akuzën që i bëhet se përveç Saimir Tahirit si i përfshirë në trafikun e drogës, pas tij qëndron “shefi i madh” dhe me këtë lënë të kuptohet se është kryeministri Rama.

Nga vjen kjo lidhje që opozita kërkon t’i bëjë kryeministrit në këtë rast? Kush e mban mend (edhe po s’e mbajti e gjen në youtube), një vit pasi ishte larguar nga detyra, ish-kryeministri Berisha i pyetur për herë të parë pas 8 viteve në pushtet në lidhje me ndërhyrjen policore që ish-ministri Tahiri urdhëroi në Lazarat, u shpreh se ai, pra Berisha, nuk kishte urdhëruar një ndërhyrje të tillë në kohën e tij dhe ky ishte një vendim i tiji politik, por kishte gjetur rrugë të tjera për ta “luftuar” mbjelljen, korrjes dhe trafikimin e hashashit, vlera e të cilit llogaritej në 4 miliardë euro, sipas Guarda di Finanza-s italiane.

Në fakt, media përgjatë 8 viteve kurrë nuk e vuri nën presion qeverinë “Berisha” mbi drogën që mbillej në Lazarat. Në ato pak shkrime që mediat i huaja bënin mbi atë fshat, jo më kot e konsideronin “Republika e Lazaratit”. Termi “republikë” vihej pasi ai fshat kishte fituar njëfarë pavarësie në këtë drejtim për sa i përket mbjelljes së hashashit dhe mos shqetësimit prej policisë.

Kjo e fundit kishte një marrëveshje të heshtur me trafikantët atje duke mos ndërhyrë kurrë, por duke gjetur një mënyrë kamuflimi sikur e luftonte. Për këtë kishte vendosur në rrugën nacionale ku fillon rruga për Lazarat një fugon policie i cili kishte për detyrë të mos lejonte autobotet me ujë të hynin në Lazarat si dhe kontrollonte çdo makinë që dilte nga Lazarati.

Ky model “goditje” ishte tepër qesharak sepse trafikantët gjenin mënyra të tjera se si të siguronin ujin, ashtu edhe daljen e ngarkesave me mall pa u ekspozuar atje ku i priste demonstrativisht fugoni i policisë.

Po përgjatë 8 viteve të Berishës, kurrë nëpër Shqipëri nuk u ftua një mision vëzhgimi nga ajri i policisë italiane. Në këto kushte, pavarësisht se edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë kultivohej ku mundej në zona të vogla hashash, natyrisht që trafikantët e mëdhenj nuk kishte pse ekspozoheshin gjithandej, kur qeveria u kishte garantuar një “republikë” më vete tek e cila kishin akses të plotë si gjatë periudhës së mbjelljes e korrjes, ashtu edhe për magazinim. Aty nuk kishte as spiunë digjitalë për foto e video, sepse ishte një fshat që votonte 99 për qind për PD-në dhe të ardhurat e larta që u siguronte hashashi ishin motiv i fortë për ta votuar atë parti.

Sërish nëse u kthehemi 6 viteve më parë, në shtator 2013, kur ende qeveria “Rama” s’ishte ulur në karriget ministrore të mandatit të parë, shpërtheu një valë e madhe hashashi e mbjellë gjatë pranverës së atij viti elektoral. Aq e madhe ishte në sasi, saqë policia e asaj kohe nuk po arrinte dot ta menaxhonte situatën edhe përgjatë vitit 2014. Kjo u bë sebep që ministri Tahiri të urdhëronte operacionin për shfarosjen e drogës nga Lazarati, operacion që zgjati një javë, ku mbeti i vrarë edhe një efektiv policie.

Momenti i dytë ka të bëjë me akuzën se Saimir Tahiri u mbrojt nga kryeministri Rama që të mos dënohej me burg nga gjykata. Sërish këtu opozita merr si bazë atë që ka pas bërë vetë dhe nën këtë shembull fut në valle edhe Edi Ramën.

Kushdo e mban mend gjyqin ndaj Ilir Metës mbi videon e famshme të Dritan Priftit. Një ditë përpara se sa Gjykata e Lartë të shprehej me vendim (Meta nuk hoqi dorë nga mandati që të gjykohej i lirë), kryeministri Berisha i shkon atij në shtëpi natën vonë për të konsumuar një darkë familjare.

Nga pikëpamja morale, nuk ishte etike që një kryeministër t’i shkojë në shtëpi dikujt për të cilin të nesërmen në mëngjes gjykata do shprehej me vendim nëse ishte apo jo fajtor. Por, edhe sikur ai të kishte shkuar pa e pasur këtë gjë si synim, prapëseprapë ka diçka që e nxjerr zbuluar. Darkën familjet Berisha e Meta mund ta kishin ngrënë aty ku e hëngrën, në intimitet të plotë. Por jo, të dyja palët ishin kujdesur që të vinin në dijeni televizionet të cilat u ndodhën poshtë shtëpisë së Metës për ta pasqyruar live daljen e Berishës nga shtëpia e Metës. Ky ishte një mesazh i qartë për pesëshen gjyqësore se si duhet të votonin të nesërmen.

Nga sa thashë më lart, tek të dyja këto momente ku opozita kërkon të godasë kryeministrin Rama, gjejmë të njëjtat veprime që ka bërë Sali Berisha. Prandaj mos u çudisni nga aludimet e tyre, sepse kur bën një veprim vetë, do imagjinosh që edhe tjetri që të pason ty, po ashtu vepron. Ish-ministrat e Brendshëm, Basha, Nishani e Noka, në këtë rast duhet të rrinë të qetë, sepse koston e mosndërhyrjes së tyre e ka marrë Sali Berisha, pavarësisht se ndaj tij nuk ngrihen akuza penale se ku e gjeti të drejtën t’i japë urdhër politik policisë për të mos ndërhyrë.

Saimir Tahirit i ranë të gjitha akuzat e rënda dhe kjo ishte gjëja më logjike. Prokuroria nuk arriti dot të gjejë asnjë prove të implikimit të tij dhe e mbështeti akuzën e saj mbi hamendësime. Saimir Tahiri i bëri ballë të gjithë procesit penal kundër tij duke u vetëzhveshur nga të gjitha funksionet e larta politike që mbante. Nuk ndoqi modelin e Lulzim Bashës për ta zvarritur hetimin dhe pushimin e çështjes për tejkalim afatesh. As nuk kërkoi mbështetje nga Partia Socialiste që të organizonte turma histerike mitingashësh përpara dyerve të gjykatës, siç bënë demokratët me ish-kryebashkiakun e Lezhës.

Ai u dënua për shpërdorim detyre sepse lejoi kanabizimin në vitin 2016. Ky vit në fakt pati një situatë ku policia nuk arriti dot ta menaxhojë si duhet. Megjithatë nuk kemi një fshehje të kësaj situate nga Saimir Tahiri, përkundrazi. Ai vetë ka shoqëruar gazetarë vendas e të huaj në plantacionet që asgjësonte policia. Me kërkesë të tij Guarda di Finanza-s iu dha akses i plotë të monitoronte nga ajri çdo pëllëmbë tokë të Shqipërisë. Epo dikush që drejton trafikun e drogës, nuk mund të jetë kaq transparent në dëm të vetes.

Por ka edhe një moment që anashkalohet. Policia e vitit 2016 u la e vetme në punën e saj. Organi i akuzës, prokuroria, as nuk merrte fare pjesë në aksionet e policisë për asgjësimin e lëndëve narkotike, ku të niste ndërkohë procedimet penale si për kultivuesit, ata që qëndronin mbi ta, por edhe për ata që i kishin lejuar. Më kujtohet fare mirë që policia ankohej që prokurorët e gatshëm përtonin të shkonin në vendngjarje. Ish-kryeprokurori, që në atë kohë kishte akses të plotë mbi çdo prokurori rrethi, nuk ndërmori asnjë hap publik për të vënë në pozita të forta pune këto prokurori në luftën ndaj kultivimit të drogës. Kjo braktisje e policisë nga organi i akuzës ishte një tradhti e madhe që u bëhej atyre, prandaj gjërat duhen parë dhe analizuar në kompleksitetin e tyre, dhe jo duke parë vetëm zi nga ana e policisë.

Së fundmi, ka edhe një diversion që opozita kërkon të bëjë duke thënë që Saimir Tahiri ka përgjime komprometuese për kryeministrin Rama. Në fakt, ishte një zëvendës i tij në ministri, përfaqësues i LSI-së, i cili tentoi që t’i fusë ministrit Tahiri ato çimkat përgjuese, por që u zbulua nga ky i fundit. Prapë për gjëra që kanë bërë vetë, kërkojnë të bëjnë lidhje të shkurtër edhe me të tjerët. Kjo opozitë po tenton me ngulm të krijojë idenë se Saimir Tahiri s’ka punuar asnjë ditë si ministër, por çdo ditë është marrë duke përgjuar se çfarë bënte kryeministri Rama. Nëse ka pasur në PS një funksionar të rangut të tij, që ishte kundër çdo kompromisi me Metën, Bashën a Berishën, ky ishte Saimir Tahiri.

Prandaj ata e kanë halë në sy, sepse ai u rrinte ballas atyre dhe nuk ua shtrinte kurrë dorën. Kjo është arsyeja se përse ai u bë target i fortë akuzash prej tyre, për ta goditur politikisht, me qëllim që t’u ikte nga territori një individ që i lufton fort politikisht. Por, nëse Ilir Meta e mbylli ashtu siç e mbylli çështjen e bllokut, Sali Berisha dhe Lulzim Basha i kanë ende të pambyllura shumë çështje që rëndojnë mbi ta. Do t’i shohim sa të gatshëm do të jenë, ashtu siç u tregua Saimir Tahiri, për t’i dalë zot vetes së tyre përballë gjykatës. Ashtu, të vetëm si Tahiri, rrethuar veç me gazetarë e kameramanë, e i ulur në shkallët e gjykatës. Do ta shohim.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Saimir Tahiri përballë lukunisë së ujqërve opozitarë”

  1. ALTIN KETRO BYTHLEPIRES says:

    Juve si DUKET MERO GELBAZA KELLIRA UA PASKA FUTUR KARIN NE BYTH DHE U KA LENDUAR NGA TRURI APO TE KA FUTUR KARIN NE GOJE MERO THE TE TE KA INFEKTUAR NGA SYRI SE JA KE FUTUR NJE SHKRIM PORDH FARE?

    1. vlonjati says:

      Botoni perversitete por Jo te vertetat djegese.

    2. I Pafajshmi Tahiri says:

      Gazeta TEMA mendon ndryshe nga Amerikanet dhe Anglezet qe e quajne Tahirin Kreun e Droges ne sherbim te Rames /PS.

  2. Albanistan pact says:

    Veliaj la Tiranen pa uje qe nje perqindje te madhe te vemendjes qytetaret e Tiranes te mos e kishin trk Shef madh e Tahiri e miisrdat e droges qe kane perfituar dhe perpjekjrt e gjykate prokurorise per ti ncjerre nga krimi e hsjdutlleku me duar te pastra e thonj te prere.Sherbimi i veliajt per ramen.

    1. Stefi says:

      Ku mund te krahasohet Tahiri me alabaket e tradhetaret Berish-Meta e tere opozita qe Jane te zhytur deri ne gryke me krime e pasuruar duke vjedhur e duke i hap dyert korrupsionit.
      Atyre nuk u duhen njerezit e zot e te punes dhe i atakojne me te gjitha menyrat .Fakti qe merren me intriga duke i goditur me te gjitha format shpifje (babalet) etj.Kuptohet qe Kane vjedhur kaq shume sa paguajne e implikojne kedo per qellimet e tyre.Pppulli tashme e ka te qarte cfar lloj opozite Jane.Per pushtet ,nuk perjashtohet as destabilizimi i vendit.
      Per sa i perket komentuesve ketu ,shihet niveii qe nga sharjet ne format me vulgare qe shprehin ate urrejtje qe Kane te perbashket me kete opozite,qe nuk mund ta quajne opozite por grup terrorist qe duan me cdo kusht destabilizimi.

  3. Lola says:

    Per llumin e komentuesve te PD bashke me keta te dy lart, qe nuk perballen dot me te verteten por vjellin vetem vrer kot , per te gjithe ata qe kurre nuk shkruajten nje koment negativ per Berishen dhe Bashen kur vrane 4 qytetare te pafajshem ne bulevard , po ju kujtoj qe sa te jene akoma te padenuar, vrasesit e tyre PD dhe keta te llumit nuk do ta shohin kurre deren e Kryeministrise shqiptare se shumica e shqiptareve nuk i falin diktatoret

  4. pak ekuiliber says:

    Nje shkrim shume i sakte dhe i pare e degjuar me prova dhe analize. Mos vini mendjen ca komentuesve idiota e injorante se koha keshtu i beri, shikoni ekuilibrin dhe vertetsine e shkrimit qe jep autori. Keshtu eshte dhe pike. Bravo Altin! Edhe sikur nje prokuror i perkushtuar dhe i pergjegjshem per detyren qe ka, te marre kete shkrim qe te mos harroje gjerat dhe te filloje proçedurat, theme se filloi te dale nje rreze dielli per drejtesine, por me mire do te ishte te fillonte nga ish kreu akuzes Llalla. Ai duhet te vendoset pas hekurave qe ka lejuar keto sii veshur bythe e breke me Saliun.

  5. !1!1! says:

    Rasti Tahiri me sjell nder mend nje batute te nje filmi shqiptar–; JA PRA KRISMA SKA PATUR . Jetojme ne vendin e cudirave atipike,(anormale) dhe nuk cuditem aspak ,por do te cuditem kur gjerat te ecin ne rrjedhen e duhur normale.

  6. Ana says:

    Shum e vërtetë dhe mëse e saktë Analiza. Kurse ju komentues që shkruani kundër këtij shkrimi duket se sa nivelë keni nga vulgariteti Juaj !

  7. bregu says:

    O z. Sajmir , i ke shkerdhata te gjithe qe i thojne vehtes socjalista dhe te shiten nje e nga nje qe nga Edi Rama e deri tek socjalisti i fundit ne radhitje . Ndersa ata te P.D . se qeni u qifte nenat e tyre por po te jene per vjedhje poshtersira dhe krime e mbajne njeri tjetrin nuk e shesin . A mendoni kriminelin Berisha qe edhe per ndonje akuza te rralla qe benin disa nga ish shoket tuaj apo me mire me thene te ndonje socjalisti ata te P.D . se u ngrinin ne bllok te gjithe dhe mbronin njeri tjetrin . Shembulli me i mire eshte Lazarati si dhe gjithe territori shqiptar qe ishte i kanabizuar ndersa ne Lazarat kishin kombinatin e perpunimit qe ate e ruanin me jeten e tyre . Ata nuk linin asnje televizor te futeshin ne parcela po le me ne Lazarat se i zhduknin nga faqa e dheut . Ndersa ju ju tregoni vete meďjave duke i thene shko ne x vend se ka kanabis sa qe shteti i Rames nuk ka nevoje ta hetoje vete se ja jepni ju te gatshem medjave duke spiunuar per njeri tjetrin . Kurse ne qeverisjen e P.D se ka ekzistu kodi i vdekjes , kush spiunon zhduket . Ata te P.D se i kan ndare te gjithe bashke por pjesen e luanit qe ka marr Berisha me disa kryesoret atyre nuk ua ka mbajtur me thene qe ju moret 100 here me shume Euro se ne , pra nuk ua mbante se i zhduknin , kishin skuadrat e pushkatimit . Duke perfunduar them qe ti Sajmir ja dole i vetem te fitosh por dashje padashje te ndihmoj edhe P.D ja me Lulin ne krye ku per rreth nje vit sidomos nuk lane seance parlamentare dalje ne televizora , ne rruge e kudo tu fol kunder teje dhe lidhjeve gjoja me Ramen , mirepo kjo u politizua aq shume sa qe edhe vete populli i thjeshte u merzit dhe kuptoj qe P.D ja po mashtronte dhe duke e politizuar aq shume edhe prokurorija beri politike ne pretence dhe jo hetim se nuk kishte çfare te hetonte .

  8. Boston says:

    Shume I sakte artikulli, urime.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Embargua e Lazaratit si embargua ndaj Milloshevicit !

  10. Mendimi jo profesionist says:

    Sajmiri goditi krimin shteteror te P.D.,ju preu te ardhurat ,qe merrnin nga droga e Lazaratit dhe e gjithe shqiperise.Komenti se droga ishte ne Shqiperi qe ne kohen e qeverise Berisha e jep fakti:Asnjeher nuk u ftua monitorim nga Guardia di Financa qe ishte e specializuar.Lazarati u be i njohur nga nderhyrja qe beri qeveria Nano dhe elikopteri i vezhgimit u qellua me arme.P.D dhe Berisha nuk ja fal Sajmirit qe i preu burimet e medha financiare.Banda e besnikeve Tropojan jane te gatshem te mashtrojne per cdo gje,mjaft te mbulojne krimin qe kane bere ne vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *